Në Komisionin kuvendar për Sistem Politik janë rritur tensionet për shkak se deptuetët e partisë opozitare maqedonase nuk lejuan të fillojë debati për Propozim-ligjin për akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik OBRM-PDUKM kërkoi heqjen e këtij Propozim-ligji i cili sipas tyre, shkelen procedurat dhe keqpërdoret flamuri evropian. Ata akuzuan për partizim të gjyqësisë dhe sjelljen e ligjeve me forcë, ndërsa seanca u ndërpre. Kujtojmë se sot përveç Komisionit për Sistem Politik, seanca kishte edhe tre komisione të tjera./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot pati takim me ambasadorin francez në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner. Konkludimi nga takimi është se të dy shtetet kanë bashkëpunim të afërt dhe të frytshëm, ndërsa këtij bashkëpunimi i paraprijnë edhe perspektiva të reja dhe interesante në të ardhmen sepse dy vendet janë shumë të përkushtuara në këtë, informojnë nga pres-shërbimi i MM-së. Nga Ministria thonë se Petrovska ka folur për politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes së Unionit, me ç’rast theksoi se Maqedonia e Veriut kontribuon në këtë fushë. Duke e pasur parasysh se Franca është kryesuese me Bashkimin Evropian…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot foli në hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkan i Hapur”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Kovaçevski prezantoi rezultatet e anketës “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, të realizuar organizata tink-tenk analitika dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni, ku tha se analiza ofron një pamje të përgjithshme mbi gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon përsa i përket katër lirive – lëvizjes së lirë të…
Qeveria njoftoi sot se 16 refugjatë afganë që ikën nga regjimi i talebanëve u larguan sot nga Maqedonia e Veriut dhe shkuan për në Kanada. Më herët, në dy raste të tjera në Kanada, 10 afganë të tjerë u larguan përmes Maqedonisë. Aktualisht në vend jetojnë 542 afganë të tjerë. “Deri më tani janë larguar 178 civilë, ndërsa vendbanimin e tyre të përhershëm e kanë siguruar në disa shtete të botës”, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot me ndihmën e ekipit special “Tigrat” dhe Ekipit të Helikopterëve pranë MPB-së, në fshatin Galiçnik në Komunën e Mavrovë- Rostushës është shpëtuar një person i sëmurë dhe i pafuqishëm, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se pas evakuimit, me ndihmën e helikopterit personi në fjalë është transferuar në spitalin “8 shtatori” në Shkup. “Ekipi “Tigrat” së bashku me kolegët e Njësisë së Helikopterëve sot (09.02.2022) në periudhën nga ora 07:00 deri në ora 10:00 kanë evakuuar një banor të fshatit Galiçnik, për shkak të borës në rrugët për në fshat, ekipi i…
Ziadin Nuredini, nuk do të jetë më u.d drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”në Gostivar, shkruan gazeta LAJM. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili tha se ky vendim është marrë pas rastit me nxënësen Ëmbla, që shkaktoi reagime të shumta në opinion. “Sot kisha një bisedë me drejtorin e shkollës, i cili ishte ushtrues detyre në shkollën “Bashkimi” në Gostivar dhe afati i mandatit të tij si ushtrues detyre skadoi më 6 shkurt. Sot biseduam dhe sollëm vendim të përbashkët që ai të mos vazhdon më tutje. Brenda ditës së sotme ose nesër do…
Kopshtet në vend janë hapur prej një viti e gjysmë me protokolle të posaçme për shkak pandemisë, për t’u kujdesur për fëmijët. Drejtorët e disa kopshteve me të cilat folëm thanë se në disa kopshte nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të pranuar të gjithë fëmijët, ndaj listat e pritjes janë të mbushura, dhe nga ana tjetër prindërit që kanë regjistruar fëmijët e tyre kanë frikë t’i dërgojnë për shkak të virusit korona, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Elena Ustamitova, drejtoresha e “Buba Mara” në Aerodrom, tha se kopshtet punojnë duke respektuar të gjitha protokollet. Në këtë kopsht ka mjek që…
Doganat e Maqedonisë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Bllacë, në një automjet i cili ishte paraqitur për të dal nga shteti, ekipet mobile të Sektorit për Punë Operative pranë Drejtorisë së Doganave kanë parandaluar kontrabandën e 5 kg stoli ari, përcjell TV21. “Përkatësisht më 8 shkurt 2022, në dalje të shtetit, në pikën kufitare Bllacë, në orët e pasditës për kontroll doganor është paraqitur një automjet me targa serbe ndërsa i drejtuar nga shtetas maqedonas. Gjatë kontrollit të detajuar nga ekipet mobile kanë vëerjetur parregullsi në zonën ndërmjet dy sediljeve të përparme, gjegjësisht hapësira mbi…
Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje në ora 16:30 kanë privuar nga liria personin P.M. (48)-nga Gostivari, i cili rreth orës 06:00 në banesën ku jetonin së bashku në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht mbesën e tij 34-vjeçe. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 35 vjeçarin S.B. nga Haraçina e Shkupit. Personi në fjalë kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 viteve. Ai është dërguar menjëherë në burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit.
MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Martës, në dy aksione për shkatërimin e trafikimit me drogë, në dy lokacione të ndryshme të vendit, në Strumicë dhe Manastir, ka konfiskuar 1.6 ton drogë narkotike në vlerë prej 3.2 milionë euro. Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për media tha se aksioni I parë është kryer në hapësirat e një subjekti juridik në Strumicë I regjistruar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM “Për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës së subjektit juridik, është konfiskuar marijuanë e padeklaruar në vlerë prej rreth 3…
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsovski, u bënë thirrje kompanive që këtë vit t’i mbështesin subjektet sportive përmes realizimit të vauçerëve sportiv. Në këmbim ata do të marrin ulje të tatimit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Investimi në sport me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e secilit sportist është përkushtimi dhe angazhimi ynë i përbashkët. DAP në bashkëpunim me ARS në tre vitet e fundit ofron mbështetje për klube, federata dhe sportistë individualë për të arritur sukses dhe rezultate të mira. Interesi është i madh,…

