Author: Hamdi Kumanova

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe gjashtë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Maqedoninë e Veriut. Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre. Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur. Nga aksidenti kanë humbur jetën 46 persona.

Lexo më Shumë

46 është numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës. Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri. Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë. Katër anëtarë të një familje shqiptare mbetën të vdekur. Avni Ahmeti 1985 , Shkup Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup Alban Ahmeti 2017 , Shkup Luan Ahmeti 2017 , Shkup

Lexo më Shumë

“Kemi një tragjedi të madhe dhe përfitoj nga rasti për të shprehur ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimave”. Kështu ka thënë kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev, nga vendi i aksidentit tragjik ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, kur një autobus ka marrë flakë gjatë kthimit nga Stambolli i Turqisë. Përveç Janev, në vendngjarje ishin ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov dhe zv. kryeprokurori Borislav Sarafov, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësime nga ky incident dhe nuk do të lejojmë më incidente të tilla. Për momentin është e qartë vetëm…

Lexo më Shumë

Memedi Kadri-1967 Shiroki Muhsin-1989 Ljupço Zafirov – Luan Ahmeti – 2017 Xhihan Ahmeti-1985 Alban Ahmeti-2017 Avni Ahmeti -1985 Ibraim Rustemi – 1967 Fevzije Rustemi -1971 Alejna Amedi – 2000 Halime Fejzullahu – 1971 Hamije Haliti – 1970 Nermije Haliti – 1968 Sumeja Brava – 1994 Naxhije Abdulloska – 1950 Albina Beluli – 1998 Gazmend Ukali – 1994 Hatixhe Islami – 1960 Mexhide Iseni-1958 Hamdi Iseni – 1962 Almira Ramanovska – 1984 Enis Ramanovski – 1980 Rabija Sali – 1960 Zilija Mustafovska – 1973

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përmes një mesazhi ka ngushëlluar kryeparlamentarin Talat Xhaferi për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Në reagimin e saj Nikolla ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. “Ju shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik. Në këto çaste të rënda jam pranë jush, pranë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllime familjeve të qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut. Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës. Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”. “Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev, ka vizituar shtatë të lënduarit nga aksidenti i rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Drejtori i institucionit mjekësor Ivan Poromanski, shefi i Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike Maya Argirova dhe shefi i Klinikës së Traumatologjisë Diyan Ençev e njoftuan kryeministrin se gjendja e pacientëve është stabile, shkruan Novitine. Kryeministri foli me viktimat, duke shprehur ngushëllimin e thellë për ngjarjen e tmerrshme dhe duke u uruar shërim të shpejtë. Gjashtë të lënduarit kanë djegie të rënda dhe një tjetër ka lëndime në këmbë, pas ekzaminimit dhe vlerësimit…

Lexo më Shumë

Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, e në të cilin humbën jetën të paktën 45 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistë për shëtitje në ekskursion në Stamboll të Turqisë. Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç. Ata janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi. Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja.

Lexo më Shumë

Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona. Basha shkruan, “I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur”. Postimi i Bashës: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e…

Lexo më Shumë

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev pati bisedë telefonike me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është rrugës për në Bullgari, lidhur me fatkeqësinë e rëndë të autobusit në autostradën Struma. MPJ e Bullgarisë njofton se Stoev u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, si dhe shpresë për rikuperim të shpejtë të të mbijetuarve. Ministri bullgar i Punëve të Jashtme e bindi kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë do të sigurojë ndihmë të plotë në hetimin e fatkeqësisë së komunikacionit, si dhe në ofrimin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në profilin e saj në Facebook ka shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.[ “Tragjedi e tmerrshme! Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve. Në këto momente të pikëllimit kolektiv, mendimet dhe forcat tona i drejtojmë tek ata që humbën më të dashurit e tyre – qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, shkruan Shekerinska.

Lexo më Shumë