Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarë për TV21 ka theksuar se Ligji për nënshtetësi po keqinterpretohet nga institucionet me ose pa dëshirë dhe për këtë duhet mbajtur llogari institucionet dhe partitë të cilat janë në pushtet.
Dauti sqaroi se me ndryshimin e Ligjit, Agjencia për Siguri Nacionale nuk duhet të ndërhyjë sepse nuk ka kompetenca, sipas saj, ata janë përgjegjës vetëm për ata qytetarë që kërkojnë të marrin nënshtetësi në rrugë tjetër, e që është natyralizimi apo në bazë të Neni 7 të Ligjit.
“Numri prej 20 mijë qytetarëve që presin në sirtarëve në Agjenci për Siguri Nacionale siç deklaroi sot Kryeministri tregon se kush në të vërtet është BDI, mashtruese dhe manipuluese me opinionin aq më tepër edhe në tema kaq të rëndësishme”, tha Dauti.
Ndryshe, Ademi shtoi se Ligji thotë se të gjithë personat të cilët kanë jetuar ne territorin e RMV para 8 shtatorit të vitit 1991 duhet ta marrin shtetësinë na bazë të kërkesës duke bashkangjitur njërin nga dokumentet të cilat janë në lisën e dokumenteve të paraqitura në dispozitën kalimtare.



