Author: Hamdi Kumanova

Nga Sektori për Punë të brendshme në Kumanovë njoftojnë se është gjetur një emigrant i vdekur në fshatit Reçicë të Kumanovës. Autoritetet njoftojnë se nuk janë konstatuar shenja të dhunës tek emigranti i vdekur. “Dje në ora 16:03 në SPB Kumanovë u lajmërua se në ujerat e pellgut të fshatit Reçiqë u gjend trupi i një personi mashkull – emigrantë. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore konstatoi vdekje pa shenja të dhunës, ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi nga SPB Kumanovë”, informojnë nga SPB-Kumanovë. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik me urdhërim e të cilit trupi është dorëzuar në…

Lexo më Shumë

Të gjithë punëdhënësit pa dallim nëse janë nga sektori privat ose sektori publik janë të obliguar që ta respektojnë zbatimin e Ligjit për Pagë Minimale, ndërsa çdo mosrespektim duhet ta denoncojnë në institucionet kompetente, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, ky ligj vlen për të gjithë punëdhënësit në shtet dhe sa i përket zbatimit të tij nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për institucion shtetëror ose sektor privat. “Kjo pyetje ishte parashtruar gjithashtu edhe kur e kishim dialogun ekonomik social. Aty ishte e pranishme ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e cila theksoi se duhet të denoncohet mosrespektimi sipas…

Lexo më Shumë

Ejup Rustemi, kryetar i Komisionit Qendror për Zgjedhje partiake në Bashkimin Demokratik për Integrim ka konfirmuar njoftimin e KDP-së për riorganizimin e 11 degëve të partisës. Kjo punë, sipas tij, do duhet të përfundojë më së voni deri në muajin prill. ‘Parimi ‘një anëtar një votë’ do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e brendshme partiake në 11 degë të BDI-së’. Kështu deklaron për KDP-në, Ejup Rustemi, kryetar i Komisionit Qendror për Zgjedhje partiake. Ai saktëson se këtij procesi të riorganizimit të brendshëm do t’i nënshtrohen degët e BDI-së në Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Vrapçisht, Gostivar, Dollnen,…

Lexo më Shumë

Ata ishin fajtorë dhe kërkuan falje. Të akuzuarit në rastin “Titanik”, të nisur nga ish-PSP-ja, në seancën e sotme e kanë pranuar fajësinë për rastin. Të akuzuarit janë ish-ministrja Gordana Jankulloska, ish-ministri Mile Janakieski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Martin Protugjer. Të gjithë u akuzuan për shoqëri kriminale dhe disa vepra të lidhura me zgjedhjet, ndërsa për këtë rast janë të akuzuar gjithsej 21 persona, duke përfshirë ish-zyrtarë. Gjykimi për këtë rast është rikthyer nga fillimi dhe për këtë arsye pas katër vitesh gjykim, të akuzuarit patën një tjetër mundësi për ta pranuar fajin. Për ta është e…

Lexo më Shumë

Me 63 vota “për”, 35 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur, Kuvendi zgjodhi mbrëmë zëvendësministrat në 16 dikastere qeveritare, transmeton Portalb.mk. Për dallim nga eshaloni i parë qeveritar, kur për kabinetin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski votuan 62 deputetë, eshaloni i dytë fitoi një votë më shumë nga shumica parlamentare, e cila në fakt numëron 64 deputetë. Gjatë zgjedhjes së ministrave, në seancën parlamentare dhe në aktin e votimit nuk mori pjesë Izet Mexhiti nga BDI, i cili konsiderohet si përfaqësues i “fraksionit” në parti dhe deputetja e LSDM-së, e cila në atë kohë ishte pozitive me kovid-19. Disa nga zëvendësministrat…

Lexo më Shumë

“Askush nuk tha se ishin kundër harmonizimit të rregulluar ligjërisht të pagave dhe shpërblimeve. E thashë qartë se duhet ndryshuar formula, siç sugjeroi njëra nga palët. Dhe ajo që dikush dëshiron të manipulojë dhe shtrembërojë është puna e tij. Thënë troç, askush nuk është kundër rritjes së pagave, përkundrazi”, tha për “Top Temë” në Telma profesori dhe anëtari i Bordit të VMRO-DPMNE-së Trajko Sllaveski. Ai shtoi se vendosja e pagës minimale mund të kishte ndodhur me më pak tension dhe më pak ndarje në shoqëri. “Sepse tek ne nuk ka pothuajse asnjë sindikatë nga sektori privat. Ka të dhëna që…

Lexo më Shumë

MBP njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me çka janë shqiptuar 269 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 269 masa, nga të cilat 60 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 20 masa për moslejim të kalimit të këmbësorëve, 81 gjoba për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Janë vendosur 12 masa për drejtim automjeteve pa patentë shofer, gjashtë gjoba për përdorim celular, katër masa për automjete të paregjistruara, tre gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, 65 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB. Nga aje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me palën bullgare është hapur proces i negociatave dhe se janë formuar grupet e punës të cilat janë duke punuar në më shumë fusha si ajo e ekonomisë, infrastrukturës e kështu me radhë. “Me Republikën e Bullgarisë kemi hapur proces të negociatave, janë formuar grupet e punës të cilat janë duke punuar në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, transportit, sot u realizua edhe fluturimi i parë. Ndërkohë sa i përket komisionit të historianëve, është mirë që tu lihet historianëve që të flasin për historinë dhe politikanët për politikën”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në konferencën “Informacione kundër dezinformimit”: Ndërtimi i rezistencës drejt praktikave dezinformuese në rrethimin post-Kovid në Maqedoninë e Veriut” në organizim të Këshillit Euroatlantik, përcjell TV21. Pendarovski theksoi se pandemia ka dhënë shembull konkret për pasojat nga dezinformimi. “Pandemia konkretisht na tregoi se çfarë probleme mund të shkaktojnë dezinformatat. Në nivel global, jo vetëm tek ne, e ashtuquajtura infodemi e ashpërsoi debatin publik në lidhje me këtë çështje, objektivisht e zvogëloi efikasitetin e masave dhe politikave për ballafaqim me pandeminë, rriti hezitimin e njerëzve për vaksinimin dhe përfundimisht u vendos skena për për shfaqjen…

Lexo më Shumë

Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale. Valbona ka magjistruar në University of Iowa në SHBA në marrëdhënie me publikun dhe gazetari. 7 vjet përvojë në konsulta dhe marketing dixhital. Ka ndihmuar kompanitë të rrisin ndikimi dhe arritjen e tyre dixhitale duke ofruar strategji dhe promovim, menaxhimin e mediave sociale dhe strategjitë e dizajnimit të përvojës në uebsajt. Gjithashtu përvojë në gazetari dhe i ka ndihmuar me shumë projekte , por më e rëndësishmja fokusimi në kërkimin dhe të kuptuarit e audiencës, të kuriozitetit…

Lexo më Shumë