Author: Hamdi Kumanova

Ndërmarrja e përbashkët “Rusino Pollog” që menaxhon me deponinë rajonale, rrezikon të falimentojë dhe të mbyllet. Kjo për shkak se disa komuna, në mesin e të cilave edhe ajo e Gostivarit nuk kanë kryer pagesën e duhur ndaj ndërmarrjes, shkruan Alsat. “Për mua është shumë e lehtë që të ul rampën për ndonjë komunë, por ndërmarrja nuk do ketë mjete financiare për të mbijetuar. Ulja e rampës do të thotë që pas një muaj të mbyllet ndërmarrja. Apeloj që krerët e komunave sa më shpejt të ulën bashkë dhe të diskutojnë shumë seriozisht rreth kësaj çështjeje dhe të gjejnë zgjidhje…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka propozuar rritje për 20 % të të gjitha llojet e pensioneve. Deri në Kuvend parashtruar Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me procedurë të shkurtër, me të cilin parashihet rritje që nga prilli i vitit 2022.Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski, deklaroi se duhet të sigurohet rritje e pensioneve duke e pasur parasysh rritjen e çmimeve të disa produkteve dhe energjisë elektrike, si dhe nevojën për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve më të vjetër. “Ky propozim- ligj parasheh rritje të pensioneve për 20 % nga prilli…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon deri tek shtetasit e Maqedonisë së Veriut që të kthehen nga Ukraina, ndërsa ata që kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën të anulojnë udhëtimin. “Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën në periudhën në vijim, t’i shmangen udhëtimeve në atë vend; ndërsa, të gjithë qytetarët tanë që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur” Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se në përputhje me apelet e mëparshme, qytetarët të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, deklaroi të enjten se nuk është optimist për zgjidhjen e kontestit me Sofjen derisa pala bullgare, sipas tij, mohon identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, apo deri sa të insistojë se “kemi histori të përbashkët që nga Mesjeta e deri në vitin 1945, apo se ne kemi qenë bullgarë”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila, sipas Mickoskit, nuk do të ishte e njëanshme apo që do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase. “Dua të jem optimist. Ne jemi gjithmonë optimistë se do të ketë një marrëveshje të…

Lexo më Shumë

Pushteti vendor dëshiron ta kalojë pa shumë zhurmë legalizimin e tridhjetë objekteve të ndërtuara pa leje, disa prej të cilave në afërsi të liqenit të Ohrit dhe në Parkun Kombëtar Galiçica, në një kohë kur statusi i Ohrit, nën UNESCO, është ende pezull, alarmojnë aktivistët civilë, shkruan Alsat. Sipas “SOS Ohër”, në brezin e bregut të liqenit prej 50 metrash, për momentin nuk lejohet ndërtimi, e as legalizimi. Ata thonë se është duke u përgatitur një plan urbanistik për bregun e liqenit, i cili do të përcaktojë kufijtë e zonës së brezit të bregut të liqenit, dhe në përputhje me…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lile Stefanova në seancën e sotme për rastin “Titanik” pas pranimit të fajësisë nga disa prej të akuzuarve, para gjykatës i ka paraqitur rrethanat lehtësuese dhe rënduese dhe ka theksuar zbutjen dhe kushtëzimin e dënimeve. Duke theksuar se e respekton pranimin e fajësisë së të pandehurit Martin Protugjer, Stefanova kërkoi uljen dhe pezullimin e dënimit për shkak të disa rrethanave lehtësuese, përfshirë edhe faktin se është baba i tre fëmijëve, i papunë, me gjendje të rënduar shëndetësore. Për të akuzuarin Mile Janakieski, i cili po ashtu e ka pranuar fajësinë, ka kërkuar nga gjykata që të vlerësohen rrethanat lehtësuese…

Lexo më Shumë

Gjatë mëngjesit një grup gazetarësh, fotoreporterësh dhe kameramanësh janë penguar sërish të raportojnë për një ngjarje në aeroportin e Shkupit nga shërbimet e sigurisë. Gjatë promovimit të linjës ajrore Shkup – Sofje, përfaqësuesit e mediave vendase u distancuan qindra metra nga vendi i ngjarjes pa pasur mundësi të marrin deklarata apo të dokumentojnë pamje nga ngjarja e sotme. Në të njëjtën kohë, kameramanët që janë të punësuar në kuadër të institucioneve qeveritare si dhe gazetarët nga Bullgaria kanë pasur qasje në vetë aeroplanin pas aterrimit, si dhe kanë mundur të kontaktojnë me përfaqësues të delegacionit. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Pas seancës së mbrëmshe të Qeverisë ku u votuan zëvendësministrat, znj. Fatmire Isaku u rizgjodh zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kjo bëher e ditur përmes një komunikate të kësaj partie. “PDSH qëndron e përkushtuar në proceset euro-atlantike e në veçanti integrimin e RMV në Unionin Evropian, mbështetjen e reformave të nevojshme që vendi të zhvillohet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore, bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin ekonomik”, thekson PDSH.(INA)

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se vetëm për dy muaj janë konfiskuar mbi 2 tonë marijuhanë në vlerë prej rreth 4.5 milionë euro dhe se prioritet kryesor i MPB-së mbetet lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës. “Pozicioni i mirë strategjik i MPB-së dha një përgjigje efikase dhe të koordinuar, me rezultatin përfundimtar të një suksesi serioz në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës”, shkruan mes tjerash Oliver Spasovski, ministër për Punë të Brendshme.

Lexo më Shumë

Synimi i qeverisë dhe i prokurorisë publike është që përmes një gjyqi të gjatë dhe të mundimshëm gjyqesh të montuara politikisht, disa nga të pandehurit e shënjestruar politikisht të dënohen padrejtësisht e disa të burgosen për ndërtime, për të cilat në vend të provave ofrohen supozime. të siguruara në mënyrë të paligjshme.. dëshmi apo dëshmitarë të shantazhuar, thotë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili prej disa vitesh është refugjat në Budapest. Reagimi i tij vjen pasi ish-bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska dhe Martin Proroger, i cili ishte shefi i shtabit të tij, u deklaruan fajtorë për disa…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë kërkuar falje në lidhje me pengesat që kishin sot gazetarët gjatë raportimit pas aterimit të aeroplani të parë nga linja ajrore Sofje-Shkup, përcjell TV21. Sinqerisht ju kërkojmë ndjesë për lëshimin e paqëllimshëm që kufizoi qarkullimin e punonjësve të mediave për mbarëvajtjen normale të punës mediatike. Si edhe më parë, edhe në të ardhmen, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’u mundësojë qasje të barabartë të gjithë punëtorëve të medias në kryerjen e detyrave të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lexo më Shumë

Pala bullgare mbetet në qëndrimin se në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nga viti 2017, si dhe respektim të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska për BNR, në vigjilje të mbledhjes së rregullt në nivel të ekspertëve, mes ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që do të mbahet sot në Sofje, sipas dinamikës së marrëveshjeve dypalëshe për të ashtuquajturën paketë e çështjeve politike. Sipas Gençovskës, Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë, siç pohon, “kërkesën legjitime që…

Lexo më Shumë