Një i burgosur ka vdekur sot rreth orës 07:30 në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave. Sipas SHKK’së, në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë. Komunikata e plotë: Njoftim nga SHKK & DSHB…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në 15 muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e aktiviteteve të cilat i zbaton Konfederata ndërkombëtare e sindikatave – ETUC në temë “Sindikatat për rimëkëmbje të drejtë: Përforcimi i rolit të sindikatave në lehtësimin e ndikimit të krizës me Kovid-19”. “LSM angazhohet në procesin e digjitalizimit të mos ulen dhe shkelen të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat sociale të punëtorëve, ndërsa do të punojmë për të siguruar efikasitet më të madh dhe do të sigurojmë. LSM do të punojë së bashku me ekipin profesional për zhvillimin dhe përmirësimin e mjetit softuerik LSM –…
NATO ka thënë se përmes procesit të zgjerimit të kësaj aleance ushtarake nuk u bëhet presion shteteve të caktuara që të bëhen anëtare, porse zgjerimi më shumë është një proces i bazuar në parimin e “dyerve të hapura” për të gjithë ata që duan të anëtarësohen dhe janë të gatshëm t’i përmbushin kriteret. Rusia ka thënë se fundmi se procesi i zgjerimit të NATO-s është shembull i agresivitetit dhe rritjes së sferës së interesave në dëm të Rusisë. Këto akuza Moska po i bën në kohën kur ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe po kërkon që…
Deputeti nga Struga, Jovan Jauleski denoncon në profilin e tij në facebook sulmin e tmerrshëm që u ka ndodhur sonte familjarëve të tij, vëllait të tij i’a djegin makinën. Sipas deputetit ky nuk ishte sulmi i parë pasi edhe më parë, pra para disa muajsh me urdhër nga politik mafiozët iu futën në shtëpi, shkruan Struga Ekspres. Deputeti tregon pamjet e diegjes së makinës së vëllait tu tij gjatë natës së sotme, mu në shtëpinë e tij. “Para disa muajsh me urdhër politik, mafiozët hynë në shtëpinë time dhe sonte rreth orës 21:15 / 20, vëllait tim i dogjën veturën…
Mbrëmë, në ora 22:20 në rajonin e Qendrës në Shkup policët kanë arrestuar E.A.(18) nga Shtipi, për të cilin ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg dhe një 17-vjeçae nga Shkupit, të cilët u kapën teksa kryenin veprën penale – plaçkitje. “Në parkingun e RTM-së, ata duke kërcënuar me mjet të fort, morën para nga Gj.S.(49) nga Strumica. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, transmeton TV21.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria 40 vjeçarin S.Xh. Ndaj tij ishte shpallur fletarrestim përmes të cilit kërkohej për vuajtje të dënimit. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë pas çka do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit.
Nga 1 janari deri më 10 shkurt të këtij viti, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka arrestuar 37 persona të cilët janë kërkuar me fletarrestime, në baza të ndryshme, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Arrestimet erdhën pas urdhrave nga ana e Gjykatës Themelore Penale, Prokuroria Publike Themelore Shkup, Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Burgu i Idrizovës, Burgu Shkup dhe të tjera. Lëndë e hetimit ishin persona për çfarë u shpallën fletarreste qendrore dhe ndërkombëtare: persona të dënuar me burg, persona nën hetim apo më shumë masa të shqiptuara për paraburgim,…
VMRO-DPMNE nëpërmjet procedurës kuvendore kërkon rritje të pensioneve për 20% dhe harmonizim të pagave në përputhje me koeficientin e rëndësisë së vendeve të punës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. “VMRO-DPMNE gjatë ditës së djeshme ka parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20%. Me këtë vlerësojmë se pranuesve të pensioneve do t’u ndihmohet gjatë krizës, kurse të hyrat e tyre do të jetë në përputhje me shpenzimet për jetë. Në mënyrë shtesë propozojmë edhe harmonizim të pagave me pagën minimale, zgjidhje të cilën e mundësojmë me amendamente për Ligjin për pagë minimale. Me këtë mësimdhënësit në…
Ministria e Punëve të Brendshme dje (11.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut. Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 gjoba, nga të cilat 57 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 44 për mos dhënie përparësi ndaj këmbësorëve, 10 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. “Janë shqiptuar 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për shofer fillestar, gjashtë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 57 për…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) premton se është duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave. Kjo siç thonë nga partia, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski. “Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës”. “Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për gjashtë qytetarë, si të dyshuar për mashtrim, duke përvetësuar afër 2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk. “Të akuzuarit kanë paraqitur dëme për aksidente në komunikacion për vetura të njëjta me pronat të ndryshëm, duke shkaktuar dëm materiale për kompanitë e sigurimeve në vlerë të përgjithshme prej 1 875 068 denarë”, sqarojnë nga Policia. Raportohet që mashtrimin me sigurimin e automjeteve ata e kanë kryer nga viti 2017 deri në vitin 2020 përmes kompanive të ndryshme të sigurimit. Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj P.J. (34), L.M. (27), A.T. (33), P.C. (24),…
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kevski në konferencën e sotme për shtyp tha se pranimi i fajit në rastin “Titanik” vërtetoi mashtrimet zgjedhore të OBRM-PDUKM-së. “Sot u vërtetua e vërteta për krimin e OBRM-PDUKM-së me pranimin e fajit të disa ish-funksionarëve të kësaj partie. Mile Janakieski, Gordana Janukollvska dhe Martin Protugjer pranuan fajin në akuzat për lëndën “Titanik””, tha Kaevski. Sipas tij, pranimi i fajit dëshmon krimin e OBRM-PDUKM-së dhe të gjitha mashtrimet zgjedhore të regjimit të Gruevskit. “Kjo është dëshmi se OBRM-PDUKM me vite ka falsifikuar vullnetin zgjedhor dhe ka keqpërdorur paratë e qytetarëve. OBRM-PDUKM është ndërmarrje kriminale”,…

