Author: Hamdi Kumanova

Ka ndërruar jetë 11 vjeçari Lorik Zendeli, futbollist i gjeneratës 2010 në shkollës Uskana. “Ndahet nga jeta futbollisti i shkolles së Kf Uskana-Kërçovë Lorik Zendeli, lajm qe nuk donim ta degjonim kurre! Me pikellim te thell morem lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te futbollistit 11 vjeçar te gjenerates 2010 Lorik Zendeli ku nuk arriti ti rezistoj nje semundje te rralle dhe te rëndë!” thuhet në njoftimin e familjes. /TS/

Lexo më Shumë

Me anë të dy postimeve të shkurtra në Facebook, presidenti Meta është rikthyer të komentoi sërish procesin për shkarkimin ose jo të tij në Gjykatës Kushtetuese, aty ku po pritet vendimi. Meta shkruan se atë nuk e duan president, siç i quan ai, “dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro Ballkanit të Hapur”. Ndërkohë, në postimin tjetër, presidenti shkruan se, “nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!” Pak ditë më parë, kur Gjykata…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) në një deklaratë për Portalb.mk, njofton se rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive do të shpallen deri në fund të muajit mars, atëherë edhe kur është afati përfundimtar ligjor. “Rezultatet e Regjistrimit 2021, do të publikohen më së voni deri në fund të marsit 2022. Për datën e saktë, opinioni do të informohet me kohë”, thonë për Portalb.mk nga ESSH. Paraprakisht ESSH, paralajmëroi se rezultatet do të publikohen në fund të vitit 2021, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Zëvendësdrejtori i ESSH-së, Ilmi Selami, më 3 janar 2022 janar tha se arsyeja pseu…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut tha se është e sigurt dhe nuk është e rrezikuar nga sulmet kibernetike. Ky reagim vjen pasi më 6 shkurt, në Twitter u shpërnda një postim i një grupi hakerësh nga Rusia, të quajtur “Ushtria e Fuqishme Greke”, që pretendoi se kishte hyrë në sistemin kompjuterik të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ky grup pretendoi se e kishte nën mbikëqyrje të plotë sistemin kompjuterik të Ministrisë së Arsimit. Por, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut (MASH) tha se nuk ka konstatuar…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov mëngjesin e sotëm e ka vizituar Sektorin 112 në kuadër të QMK-së dhe nga kontabilistët kujdestarë dhe pranuesit e thirrjeve është njoftuar për punën aktuale dhe problemet fillestare me të cilat përballet Sektori i ri 112. QMK-ja informon se të premten, kur numri për thirrje emergjente 112 u lëshua në përdorim , kishte rreth 600 thirrje, dje rreth 403, ndërsa gjatë natës deri në ora 8:00 janë marrë 76 thirrje.

Lexo më Shumë

Shtëpia në rrugën “1737” në Shkup u dogj nga zjarri që shpërtheu mbrëmë. Te zjarrfikësit rasti u paraqit në orën 03:20 dhe kanë ndërhyrë 13 zjarrfikës me gjashtë automjete, transmeton 360 Shkallë. Komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, tha për MIA-n se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 350 metra katrorë. “Ka filluar nga bodrumi, u zgjerua në përdhes dhe në katin e parë”, tha Tomevski. Pronarët e shtëpisë së djegur e kishin dhënë me qira dhe kishte një shtypshkronjë dhe zyra avokatie.

Lexo më Shumë

Marsh i qetë i organizuar sot në Shkup për ngritjen e vetëdijes publike për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen familjet me prind beqarë dhe familjet me një prind. “Shkas për organizimin e këtij marshi janë pyetjet dhe kërkesat serioze të anëtarëve tanë. Ne dëshirojmë të shprehim dhe prezantojmë imazhin e familjeve me një prind dhe një prind për të gjithë publikun maqedonas dhe të gjithë palët e interesuara në shoqërinë maqedonase. Tema e prindërve beqarë nuk duhet të jetë tabu. Jo më shumë”, kumtoi ekipi i “Një mundet”. Kjo organizatë qëndron për mbrojtjen dhe harmonizimin e interesave dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.342 teste të kryera janë regjistruar 1.222 raste të reja me COVID-19. Prej rasteve të reja 649 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.222) janë regjistruar 157 persona të riinfektuar. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.502 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 10 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.2021 – 10.02.2022 janë regjistruar në raportin e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 janë gjetur dy fëmijët të cilët kanë qenë të raportuar si të zhdukur nga 9 shkurti, përcjell TV21. “Dje në orën 15.50 në një stacion autobusi në fshatin Sushicë është gjetur 15-vjeçari B.S. nga fshati Marinë dhe 15-vjeçari D.T. nga fshati Mralinë, të cilët janë raportuar se janë larguar nga shtëpia para shtatë dite, respektivisht nga 9 shkurti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Pothuajse të gjithë shtetasit e Kosovës, të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë duan të transferohen në Kosovë për të vuajtur atje dënimin me burg, për veç Shefqet Hallaçit dhe Hajrush Avdiut. Kështu bëri të ditur për TV21 avokati Naser Raufi. “Prej klientëve të mi dy refuzojnë të bëjnë transferin Shefket Hallaçi dhe Hajrush Avdia. Shtetas të Republikës së Kosovës unë kam 8 klient, pra 8 të dënuar prej tyre 6 kërkesa unë i kam dorëzuar te ministria e Drejtësisë për transferë, kurse 2 prej tyre refuzojnë të bëjnë procedurën e transferit”, tha Raufi. Kërkesat për transferim po…

Lexo më Shumë

Më datën 11.02.2022 në ora 22:30 minuta në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme-Njësia për Çështje Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë i kanë privuar nga liria E.A. (18) nga Shtipi, për të cilin ka qenë i shpallur urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg dhe një 17-të vjeçare person i gjinisë femërore nga Shkupi, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale “plaçkitje”. Në të vërtetë në parkingun e RTVM-së, ata me kërcënim me mjet të fortë kanë marrë të holla nga GJ.S. (49) nga f. Zubovë-Strumicë. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

Në aksion të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike mbrëmë (11.02.2022) janë realizuar mbikqyrje në dhjetëra objekte gastronomike dhe kazino në territorin e Tetovës dhe në vendbanime të afërta. Gjatë këtij aksioni janë mbyllur katër objekte në bazë të nenit 64 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe nga ana e ISHT-së janë mbyllur. Në dy objekte janë konstatuar kundërvajtje në bazë të Ligjit për mbrojtje nga konsumimi i duhanit, kurse për tre objekte është kërkuar dokumentacion shtesë në pajtim me Ligjin për veprimtari hotelerike, kështë…

Lexo më Shumë