Në aksion të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike mbrëmë (11.02.2022) janë realizuar mbikqyrje në dhjetëra objekte gastronomike dhe kazino në territorin e Tetovës dhe në vendbanime të afërta.
Gjatë këtij aksioni janë mbyllur katër objekte në bazë të nenit 64 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe nga ana e ISHT-së janë mbyllur. Në dy objekte janë konstatuar kundërvajtje në bazë të Ligjit për mbrojtje nga konsumimi i duhanit, kurse për tre objekte është kërkuar dokumentacion shtesë në pajtim me Ligjin për veprimtari hotelerike, kështë që procedura për këto objekte vazhdon deri në shqyrtimin e dokumentacionit.
Në të gjitha objektet e kontrolluara janë shqiptuar gjoba nga ana e DAP-it për arsye të mosdhënies së faturave fiskale.
Ndryshe, në katër objektet e mbyllura prezent kanë qenë edhe 27 persona pa covid-certifikatën e obligueshme (vërtetime), kurse në dy objekte prezent kanë qenë persona pa licenca adekuate, të cilët kanë kryer punët si sigurim i objekteve.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”



