Author: Hamdi Kumanova

Ngjarja e VMRO-DPMNE-së kushtoi shumë më pak se paratë e vjedhura nga Zoran dhe Vice Zaev dhe njerëzit rreth tyre që tani janë në qeveri, kështu thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se ngjarja e tyre kanë kushtuar një milion herë më pak se të gjithë tenderët e turbullt në REK Manastir dhe reketat, për të cilat ka pasur kallëzim penal kundër Vice Zaev ose më pak se sa paratë që Dan Donçev i ka futur në një thes dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. VMRO –DPMNE në kumtes tha se ngjarja ka kushtuar edhe më pak se paratë…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e dy vjeçari B.A. nga fshati Rogle e Tetovës, dje (13-shkurt) në ora 12 e 50 minuta në SPB Tetovë ka raportuar se dy orë më parë në një lokal në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij 63-vjeçar M.R. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të raportuarit do të vijojë parashtresa përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Më shumë se dy herë është më i ulët niveli i Vardarit në vendin matës Jegunovcë, ndërsa në tre stacionet tjera matëse niveli i ujit të lumit është afër mesatares, tregojnë rezultatet e matjes së fundit të bërë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Megjithatë, nivelet e disa lumenjve në vend janë më të larta se dje edhe pse te pjesa më e madhe janë më të ulëta nga mesatarja shumëvjeçare për muajin shkurt. Përjashtim është lumi Strumica në vendin matës në Sushevë ku niveli i ujit është pak më i lartë nga mesatarja. Nivel më të lartë nga mesatarja…

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë tani për tani vazhdon të punojë dhe diplomatët mbeten në Kiev, por familjet e tyre këtë javë do të kthehen në Shkup. Në Ukrainë mbeten edhe rreth 30 vëzhgues nga Maqedonia e Veriut në kuadër të Misionit të posaçëm monitorues të OSBE-së. Në Ukrainë për momentin qëndrojnë rreth njëqind shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa MPJ përpunoi plan me aktivitete për skenarë të ndryshëm të cilët mund të zhvillohen në periudhën në vijim në atë vend. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dje në brifing informoi se ka katër kategori të shtetasve të vendit…

Lexo më Shumë

“Defekti i largpërçuesit, trafostacioni Shkupi 4 në drejtim të trafostacionit Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të trafostacionit kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dje në Shkup”. Kështu thotë drejtori i përgjithshëm i “AD MEPSO”, Orhan Murtezani. Ai në intervistë për “Slobodna TV”, theksoi se këta faktorë shkaktuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400 kV, por, siç tha ai, dispeçerët menjëherë kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe për më pak se një orë janë furnizuar me rrymë pjesa më e madhe e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, përjashtohet mundësia që shkaku i defektit që la…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ka firmosur marrëveshje në fund të muajit janar me Telekomin e Maqedonisë që do të vlejë 2 vite. Sigurohen 270 linja celulare me biseda të pakufizuara dhe me internet, me çmim 497 denarë në muaj, shkruan ММС. Deputetët do të pajisen me telefona të ri, kurse parapagimi për telefonat qytetarëve do t’iu kushtojë 192.000 euro për dy vite.

Lexo më Shumë

Ndaj gjithsej 10 personave, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë për vazhdimin e veprave penale – “Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim”. Në periudhën e viteve 2017 dhe 2018, në disa raste, të pandehurit në cilësinë e bashkëpunëtorëve kanë prerë një sasi të madhe druri nga pylli i dikujt tjetër në zonën e fshatit Padalishtë. Në këtë mënyrë kanë shkatërruar pyllin, duke prerë ilegalisht 254 pemë ahu. Në oborret e tyre ruheshin drutë e ahut, nga ku transportoheshin te blerësit në Komunën e Gostivarit dhe shiteshin. Me këtë të pandehurit kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë. Njëri nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka theksuar se duhet promovuar arsimi dual profesionale në mënyrë që të rritet numri i nxënësve në këto drejtime. Sipas tij ka mungesë të theksuar të kuadrove profesionale në tregun e punës. Shaqiri theksoi se sëbashku me pushtetin lokal dhe komunitetin e bizneseve do të kontriubojnë në këtë drejtim. “Bizneset,menaxherët e kompanive dhe drejtorët e shkollave më së miri e dinë ku duhet të intervenohet për të siguruar drejtime të cilat janë të kërkuara në treg dhe cila është mënyra më e mirë të realizohet”, tha Shaqiri. Ndryshe, Shaqiri shtoi se kjo do…

Lexo më Shumë

Prindërit e fëmijëve të shkollës fillore Goce Dellçev, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre gjatë shkuarjes në shkollë. Kaosi në komunikacion, qentë endacak, kontejnerë para hyrjes së shkollës, sipas prindërve janë probleme që duhet të zgjidhen nga më shumë institucione, siç janë komuna e Tetovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Policia. Prindërit thonë se ka patur edhe aksidente ku kanë pësuar fëmijët e tyre, ndërsa pasigurinë e rrit edhe prania e qenve endacak. Ata kërkesat e tyre ua kanë adresuar edhe drejtorisë së shkollës dhe policisë. Ndër kërkesat kryesore është që kjo rrugë të shpallet…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme nëpunësit policorë të Njësisë për çështje kriminalistike Kisella Vodë pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria R.R. (24) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest me të cilin është kërkuar për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”, e denoncuar më datën 7 shkurt të vitit 2022. Ai së bashku me një të mitur dhe me D.K. (19) nga Shkup nga një ndërmarrje kanë marrë më shumë sende, të cilat janë gjetur tek të dyshuarit dhe do ti kthehen pronarit. Kundër të tre personave do të parashtrohet kallëzim penal…

Lexo më Shumë

Në uljen e cilësisë së debatit në Kuvend kanë ndikuar disa faktorë, në mesin e të cilave mungesa e vullnetit politik, situata me kovid, zgjedhjet lokale dhe të tjera. Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq nga Instituti për Demorkaci Socielas Civilis sqaron se raporti i këtij instituti i publikuar dy ditë më parë i cili tregoi nivel të ulët me notën 5.4 për cilësinë e debatit në Kuvend, është për gjashtë muajt e fundit të vitit 2021 por gjendja është relativisht e njëjtë prej vitesh. “Ky nivel i ulët i debatit cilësor në Kuvend është i pranishëm gjatë dy viteve të fundit. D.m.th.…

Lexo më Shumë

Rexhail Ramadani nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është një nga mantelbardhët që e ka braktisur vendlindjen, për të ushtruar profesionin e mjekut në Gjermani. Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se nepotizmi, ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e atyre që do të shkojnë në specializim, ishin arsyet kryesore që e detyruan ta br*aktiste vendin. “Nuk m’u ofrua një vend pune si mjek, nuk m’u dha mundësia për të specializuar, në shumë konkurse për punësim u eliminova. Kjo përpjekje e imja zgjati pesë-gjashtë vjet, pastaj kam filluar të specializoj për mjekësinë interne privatisht, edhe pse në Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë