Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 34 vjeçarin Xh.F. Sipas njoftimit të policisë ndaj presonit në fjalë ishte lëshua urdhër arrest përmes të cilit kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit të mbetur.

Lexo më Shumë

Qytetarët ankohen për rritje të çmimit në transportin ndërqytetës. Ata në redaksinë e TV21 kanë dërguar letër fiskale nga transporti publik në relacionin Kumanovë-Shkup. Çmimi i biletës në këtë relacion është rritur për 30 denarë, respektivisht nga 120 në 150 denarë. Ndryshe, transportuesit ankohen se rritja e çmimit të biletave vjen si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve të naftës, me vendimitn e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, një litër Eurosuper BS-95 dushton 82,00 denarë. Eurosuper BS-98 84,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurodizelit ka arritur 74,00 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes temperatura më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit dhe Berovë me -4 gradë celsius. Pasojnë Kriva Pallanka me -3, Pretor, Manastir, Prilep me -2 gradë, Tetovë, Ohër, Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Shtip, Dibër, Krushevë me -1. Më trashësia të borës ka pasur në Mavrovë me 28 centimetra, ndërsa në Kodrën e Diellit ka 23 centimetra borë.

Lexo më Shumë

Uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjdhënëse, ndërsa jo me deklarata të njëanshme, theksoi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si e komenton thirrjen e liderit të opozitës Hristijan Mickoski për bashkim nacional, kur në pyetje janë interesat e shtetit, i cili sërish theksoi, se mbetet me dorë të shtrirë ndaj pushtetit për sigurimin e unitetit kombëtar dhe konsensus në lidhje me çështjet nga interesi shtetëror dhe nacional. Lideri i opozitës Mickoski paraprakisht, në një ngjarje partiake, theksoi se thelbësore dhe e rëndësishme, kur është në pyetje shteti, të ketë unitetit, duke iu…

Lexo më Shumë

Siç mëson Televizioni Festa nga burime jozyrtare grupi i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, mbrëmjen e së hënës janë larguar nga qyteti i Kumanovës të cilët po qëndronin në qytetin e Kumanovës nga data 5 shkurt, informon tvfesta.live Gjithsej 37 persona (18 fëmijë, 9 gra dhe 10 djem të rinjë) po qendronin në një shtëpi në lagjen “Zelen Rid” në Kumanovë por pas presionit të madh nga banoret lokal dhe rrezikimit të jetës së tyre u detyruan të largohen nga Kumanova, transmeton tvfesta.live Ata ishin të padëshiruar edhe ne hotele apo shtëpi tjera private, edhe pse ky grup…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca tre komisione. Do të mblidhet Komisioni për Politikë të Jashtme, Komisioni për Financim dhe Buxhet si dhe Komisioni për Çështje ekonomike. Propozim/Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është pika e vetme e rendit të ditës rreth së cilës do të debatojnë anëtarët e Komisionit për Politikë të jashtme.

Lexo më Shumë

Një person i pajetë është gjetur në Qendrën Transportuese në Shkup, njoftojnë nga MPB. “Në SPB Shkup në ora 17:50 është raportuar se në Qendrën e Transportit është gjetur i vdekur një burrë rreth 50-60 vjeç i pastrehë. Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në Sport Life ka nisur aksioni për numrin më të madh të ndeshjeve të qëlluara në tiketë: “ Deri në 50 shanse për 100.000 denar”. E njëjta do të zgjas nga 31 janari deri me 27 shkurt të këtij viti dhe do të realizohet në katër etapa javore nga e hëna deri të dielën. Në atë periudhë, në secilën etapë ndarëse, Sport Life do të ndaj dhurata të vlefshme për tre lojtarët e parë me numrin më të madh të ndeshjeve të qëlluara në një tiketë pa marr parasysh nëse tiketa është fituese ose jo fituese. Për lojëtarët më të…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se mëngjesin e sotëm është plaçkitur një pompë benzine në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Është marrë në rrugën Katllanovë – Petrovec. “Me datë 14.02.2022 në ora 05.05 në SPB Shkup është raportuar se në një pompë të benzinës në rrugën Katllanovë – Petrovec një person duke kërcënuar punonjësin ka marrë qarkullimin ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Harmonizimi i pagave me pagën minimale në arsim varet nga disa faktorë, thotë ministri i arsimit Jeton Shaqiri. Ai ka konfirmuar se është takuar me Sindikatat e arsimit, por nëse do të ketë para për kërkesën e anëtarëve të sindikatës do të njoftojnë nga Ministria e Financave, me të cilët Shaqiri paralajmëron takime javën e ardhshme. Ai u bëri thirrje deputetëve që të votojnë ligjin e bllokuar në Kuvend, i cili parashikon rritje të pagave të arsimtarëve. “Ky proces pas rritjes së pagës minimale…janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe ka disa njoftime nga kryeministri, i cili ka kërkuar kalimin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.707 teste të kryera janë regjistruar 465 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 341 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (465) janë regjistruar 92 persona të riinfektuar. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.880 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se në raportin e sotëm për Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë, sipas Rregullores për persona të vdekur me diagnozë të Covid-19…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në emisionin “Studio 10” në TV 24, sot ka folur për mungesën e transportit publik në Komunën e Kumanovës, pasi që siç tha, kompanitë transportuese nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, raporton Portalb.mk. “Problemi është nga pikëpamja e biznesit, ne kemi një numër të madh transportuesish që operojnë në qytet prej vitesh, të cilat nga kompani shumë të vogla për shkak të shërbimit, transportit, transportit publik dhe transportit të nxënësve janë ndërtuar në kompani me kapitale serioze. Komuna për një kohë të gjatë u ka njoftuar të gjithë atyre transportuesve që të…

Lexo më Shumë