Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi tha se rritja e pensioneve nuk do të bëhet me intervenim nga buxheti, përcjell TV21. Bytyqi tha se të gjitha raportet nga Fondi për Sigurim Pensional tregojnë se rritja është e mundshme. “Nëse shikohen mirë raportet e financave të Fondit për Sigurim Pensional do të shihet se në thelb vitin e kaluar, edhe pse vit i pandemisë, i krizës ekonomike, ka rritje të dukshme të të ardhurave për shkak të lëvizjes së ekonomisë dhe lëvizjes së pagave”, tha mes tjerash Bytyqi. Bytyqi njoftoi se do të ketë takime mes Qeverisë dhe palëve të përfshira.…

Lexo më Shumë

Më datën 13.02.2022 nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë kryer kontrollë në më shumë lokacione në rajonin e Strumicës, Radovishit, Gjevgjelisë dhe Vallandovës, ku kryhet grumbullimi i lëndëve sekundare. Gjatë kësaj në katër lokacione janë konstatuar pika të paregjistruara për blerje të cilat kryejnë këtë veprimtari. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarëve do të parashtrohen kallëzime penale për veprën e kryer penale ”rrezikim të mjedisit jetësor dhe të natyrës me mbeturina” sipas nenit 230 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Sot (15.02.2022), ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi takim pune me zëvendës përfaqësuesin e UNICEF-it në vend, Artur Ajvazov. Në takim nga të dyja palët u konfirmua bashkëpunimi shumëvjeçar i ndërsjellë, i cili deri më tani rezultoi me një numër të madh të aktiviteteve dhe projekteve të zbatuara, me sukses të realizuara në koordinim me MPB-në dhe UNICEF-in, kurse nga ana zëvendës përfaqësuesit të UNICEF-it, Ajvazov u shpreh falenderimi deri të ministri Spasovski për përkrahjen e vazhdueshme. Fokusi kryesor në takim ishin programi dhe aktivitetet të cilat janë pjesë e Planit të…

Lexo më Shumë

Ne kemi një problem vërtet të madh në shoqëri. Kemi shumë vajza nga mosha 33 deri në 38 vjeç që nuk janë në një lidhje serioze dhe kjo më tremb pse nuk shfaqet në to ai instinkt i nënës dhe mendoj se 20 deri në 30 mijë gra nuk do të lindin në Maqedonia, dhe ky për mua është një gjenocid i madh. Këto norma që i imponohen moralit vërtet pengojnë – tha në emisionin Backstage infektologu dr. Velo Markovski, transmeton Pa Censurë. Ai para kamerave ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij Evgenija, e njohur për…

Lexo më Shumë

Jo të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhor të angazhuar në zgjedhjet lokale të katër muajve më parë janë paguar për angazhimin e tyre, shkruan Alsat. Për 12 komuna të cilat në momentin e shpalljes së zgjedhjeve lokale kanë pasur xhirollogari të bllokuar, mjetet do t’i sigurojë Ministria e Financave. Bëhet fjalë për komunat; të Zërnovcit, Resnjës, Dellçevës, Ohrit, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogashtanit, Karposhit, Demir Kapisë, Vasilevës dhe Çeshinovës- Obleshevës. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmojnë se procedura për to është nga fundi. “Atje ku janë të bllokuara llogaritë para fillimit të zgjedhjeve dërguam kërkesë dhe listë deri te Ministria e…

Lexo më Shumë

Është e vështirë të imagjinohet jeta dhe jeta e përditshme pa gamën e gjerë të produkteve të bankës. Përveç mundësive për kredi në para, depozitime në para dhe shërbime të tjera bankare, një sërë produktesh dhe shërbimesh bankare inovative lehtësojnë funksionimin e përditshëm të komunitetit. Ndër shërbimet bankare novatore dhe të dobishme që praktikohen rregullisht nga ana e përdoruesve, është edhe shërbimi “Marrës/pranues i pagës”, i cili përveç aksesit në para në llogarinë e transaksionit, i cili rritet me çdo hyrje të rrogës, sjell edhe një sërë përfitimesh të tjera. Kushdo që hap një llogari transaksioni në Halkbank dhe përmes…

Lexo më Shumë

Inflacioni vazhdon të rritet në Maqedoninë e Veriut. Në janar të këtij viti, inflacioni ishte 6.7 për qind dhe çmimet me pakicë u rritën me 7.3 për qind në vit, shkruan “Faktor”. Çmimet e ushqimeve janë rritur për 9.2 përqind krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Nga kjo, buka me 10 përqind, perimet me 14 përqind, frutat me 11 përqind, vajrat me 26 përqind, sheqeri, çokollata, ëmbëlsirat me 10 përqind. Rritja më e madhe është te çmimet e derivateve për veturat e veta me 24 përqind. Në Maqedoninë e Veriut është rritur edhe shporta minimale që është për 770…

Lexo më Shumë

Pasi i dënuari në rastin Alfa Rexhail Qerimi ndërroi jetë, Gjykata penale ka pyetur familjarët nëse duan që të ketë rigjykim të rastit, gjegjësisht lënda të procedohet më tutje. “Është dërguar letër deri tek familjarët e të ndjerit që vdiq në burgun e Idrizovës që të mund të procedohet lënda më tutje, sepse si i vdekur procedura ndalet, ndërsa familjarët e tij sipas ligjit kanë të drejtë ta vazhdojnë procedurën. Për këtë duhet të pyeten nga ana e gjykatës se a qëndrojnë në kërkesën për rigjykim të lëndës dhe të pritet për qëndrimin e tyre, pra a do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Komisioni Anti korrupsion do të iniciojë procedurë penale për ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski dhe për kryetarin aktual të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, shkruan Alsat. Nuri Bajrami tha se dyshohet se Georgievski, me vetëdije ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen Maxhari të Shkupit. Bajrami tha se pas shqyrtimit të dokumenteve përveç se konstatohet se kreu i Gazi Babës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ai ka ushtruar presion tek inspektorët e ndërtimit. “Sipas meje inspektori ka qenë i ekspozuar ndaj mobingut. Në takimin e fundit që kemi pasur, nga…

Lexo më Shumë

Rritja e pagës minimale të enjten do të prezantohet para deputetëve në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, shkruan Alsat. Ndryshimet, përveç rritjes së pagës minimale, parashikojnë edhe subvencione shtetërore për kompanitë – si pagesa e kontributeve. Nga ky zë përjashtohen kompanitë që tashmë përdorin ndihmën shtetërore. Subvencione nuk do të jepen për kompanitë që marrin subvencione për kontribute, përkatësisht që përdorin subvencione për punësime të reja. Këtu përjashtohen kompanitë që kanë marrë: Subvencionim të kontributeve të detyrueshme shoqërore për punëtorët në përputhje me Ligjin për subvencionimin e kontributeve nga 600 deri në 6000 denarë dhe punëdhënësi i cili ka…

Lexo më Shumë

Ekipi i TV21 pyeti në Qeveri se a ekziston mundësia për uljen e akcizave për derivatet e naftës, ndërsa me këtë të ulet edhe çmimi final i tyre? Nga atje me përgjigje: “Në përputhje me këtë metodologji Maqedonia e Veriut ka derivate më të lira. Të gjithë derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut importohen dhe të njëjtat varen nga lëvizja e çmimit në bursat botërore. Qeveria që në korrik të vitit të kaluar ka sjellë vendim për shfuqizimin e akcizës shtesë për derivatin dizel me çka qytetarët paguajnë dy denarë çmim më të ulët“, thonë nga Qeveria. Ndryshe, me…

Lexo më Shumë

Në seancën e 45 të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar propozim vendimin për përcaktimin e nevojës për themelimin e organeve ndihmëse të KSHZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunave, Mavrovë-Rostushë si dhe Qendrës Zhupë. Ky vendim rrjedh nga nevoja për veprime dhe ndihmë të caktuara, që mbulojnë punën e sektorëve dhe segmenteve të caktuara të procesit zgjedhor të KSHZ-së për shkak se nuk kemi punëtorë të mjaftueshëm apo jo mjaft ekspertë. Kjo do të zbatohet kryesisht për trajtimin e materialit zgjedhor si dhe për sektorët e tjerë në KSHZ për të ndihmuar punonjësit në pjesë të procesit…

Lexo më Shumë