Author: Hamdi Kumanova

Mendimi i kompanive dhe nevojat e tyre, janë të rëndësishme për dizajnimin e politikave të regjistrimit për shkollat e mesme profesionale dhe besojmë fuqimisht se përmes këtij dialogu social do të identifikojmë së bashku nevojat dhe do të mund t’i përgjigjemi atyre. Sigurimi i fuqisë punëtore të kualifikuar është njëkohësisht interesi më i lartë shtetëror, sepse vetëm me investimin në kapitalin njerëzor mund të arrijmë rritje dhe zhvillim shoqëroro-ekonomik. Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në takimin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që u mbajt në Shtip, në prani të përfaqësuesve të odave dhe biznesit,…

Lexo më Shumë

Një i punësuar në një kafene në Tetovë dje rreth orës 19:00 është therë me thikë nga një bashkëqytetar, ndërsa policia për një orë e gjysmë ka arritur ta gjejë dhe arrestojë sulmuesin e dyshuar. Incidenti ka ndodhur në një kafene në rrugën “JNA”. “Në orën 20 e 30 minuta, nëpunësit e policisë së SPB Tetovë kanë privuar nga liria 24-vjeçarin, i cili rreth orës 19 në një objekt hotelerie në rrugën ‘JNA’ në Tetovë me një objekt të mprehtë i ka shkaktuar lëndime 28 vjeçarit përndryshe i punësuar në një kafene. I lënduari është transferuar në Spitalin Klinik të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkov informoi se ditëve në vijim do të ketë takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shakiri, përcjell TV21. Nedellkov tha se do të ketë grevë në rast se nuk arrihet marrëveshje për rritjen e pagave për mësimdhënësit. “Duke pasur parasysh se paga minimale do të jetë 18.000 denarë, atëherë baza do të jetë 18.000 denarë, e cila do të shumëzohet me koeficientin përkatës të kompleksitetit në vendin e punës”, tha Nedellkov.

Lexo më Shumë

Në xhiron e 11-të të Loto 7 festuam për 7-shen me vlerë prej 27 385 728 denarë që “shkoi” në Koçan. Raundi tjetër, i xhiros së12-të, solli një surprizë të re. Kësaj  here, fjalën kryesore e kishte loja Xhoker. Shpërblimi është 851 772 denarë, dhe ka shkuar në duart e familjes Jankuloski nga Krusheva e cila sot vizitoi lokalet e Lotarisë shtetërore. Në disponim të mirë, fituesi me fat, Kole Jankuloski, na tregoi për veten se me vite luan rregullisht Loto 7. Gjithmonë paguan nga dy kombinime Loto dhe një kombinim lojë shtesë Xhoker. Tërheqjen e 12-të…

Lexo më Shumë

Sigurisht që të gjithë e dimë se të ngrënit mëngjes është e rëndësishme, por ajo që shumë njerëz s’dinë është se si ndihen gjatë ditës kur konsumojnë ushqimet e gabuara për mëngjes. Jo vetëm kaq, por të ngrënit shëndetshëm mëngjes redukton mundësinë e zhvillimit të kancerit dhe diabetit. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni për mëngjes për të pasur shëndet sa më të mirë. Proshutë, sallam dhe salçiçe Mishi i përpunuar ka nitrate që lidhen me kancerin kolorektal. Në fakt, Instituti për Kërkime ndaj Kancerit në SHBA, ka publikuar së fundi 10 gjëra që duhet të bëni për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka komentuar dhe qëndrimin e Shqipërisë përsa i përket krizës mes Ukrainës dhe Rusisë. Rama në fjalën e tij është shprehur se ato do të jenë përkrahë SHBA-së përsa i përket kësaj rruge pasi pozicioni që ato kanë në Këshillin e Sigurimit u dikton një gjë të tillë. Ndër të tjera ai ka theksuar se në fokus kanë çështjet rajonale, ndërsa krizën në Ukrainë dhe Rusi e ndjekin patjetër por pa pasur rol të rëndësishëm. “Ministria e jashtme i ka marrë të gjithë masat…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë iniciativën e Nikollçe Musharevski nga Shkupi, e cila ka të bëjë me kovid certifikatat që përdoren për të hyrë në objekte të mbyllura, transmeton Portalb.mk. “Sipas pretendimeve të parashtruesit të iniciativës vendim i kontestuar, me të cilën është përcaktuar se ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të përcaktuara në vendim, pa poseduar dhe bashkëngjitur: certifikatë/vërtetim për imunizimin (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Menduh Ajdini, veterani i gazetarisë shqipe në Maqedoni. Gjatë kohë, në vitet 1970-’80, Menduh Ajdini ka ushtruar detyrën e kryeredaktorit të redaksisë shqipe në Televizionin e Shkupit (Radio Televizionin e Maqedonisë), ndërsa mbahet mend si redaktori i vetëm që refuzoi imponimin e toponimeve maqedonase të qyteteve të Maqedonisë. Pas refuzimit, u shkarkua nga detyra e kryeredaktorit, ndërsa më pas u mor me shkrime dhe raporte televizive që kultivonin kulturën dhe arsimin shqip në Maqedoni. Menduh Ajdini, ndër kolegët e asaj kohe, mbahet mend si një redaktor shumë të matur dhe të kujdesshëm, megjithëse u gjend në një…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Brukse, deklaroi se qëllimi i takimit të sotëm është të riafirmohet uniteti i NATO-s, t’i jepet mundësi dialogut në krizën në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të potencohet mbështetja për integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës. Sipas saj, mundësia për zgjidhje diplomatike të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës duhet dhënë deri në fund, dhe deklaratat politike janë vetëm një hap larg deeskalimit, por duhet të shihen edhe lëvizje në terren për këtë qëllim. “Ky takim mbahet në një moment të rëndësishëm si për…

Lexo më Shumë

Më datën 15.02.20220 rreth orës 13:30 minuta në rajonin e Njësitit të Punëve të Brendshme Aerodrom në koordinim me Njësitin e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup nga liria është privuar B.A. (42) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur Urdhërarrest nacional me të cilin është kërkuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sipas nenit 239 të Kodit Penal. Ai është arrestuar në stacion policor dhe nga ai është sekuestruar automjeti transportues “fiat doblo”, për të cilin është kërkuar, dhe sende tjera në lidhje me veprën penale dhe të njëjta i janë kthyer pronarit. Pas…

Lexo më Shumë

Më datën 15.02.20220 nga ana e Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Njësia e Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastit nga liria është privuar D.R. (42) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në automjetin “audi” të cilin D.R. e ka drejtuar është gjetur dhe është sekuestruar amfetaminë, kurse pas bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer në bazë të urdhërit gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe marihuanë. Personi është arrestuar në stacion policor, kurse për rastin është informuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 210 sanksione, prej të cilave dyzet e nëntë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e pesë gjoba për këmbësorët, 21 masa ndaj shoferëve fillestarë. Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, tri sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe dyzet e pesë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt. Kontrollimet e përforcuara…

Lexo më Shumë