Author: Hamdi Kumanova

Deputeti dhe nënlryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka demaskuar një manipulim të rëndë të Qeverisë me sunvencionimin e pagës minimale, me të cilin sektorit privat ia shkurton 4 miljon euro, përcjell in7 Ai sqaroi se në subvencionimin e rritjes së pagës minimale, Qeveria nuk ka paraparë tatimin personal për çka duhet të paguajë edhe 308 denarë për një pagë. Ai tha se rritja e pagës minimale do të përfshijë 78.000 të punësuar dhe me këtë rast, vetëm për një muaj sektorit privat i shkurtohen 24 miljon denarë në muaj nga mospagesa e plotë subvencionimit të pagës minimale. Kështu ai…

Lexo më Shumë

Hajrulla Misini nga Kumanova është propozimi i Alternativës dega në Kumanovë për drejtor në Agjencinë e Sipërmarrësisë në Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me pak fjalë kjo është biografia e tij: Profesor i diplomuar i Historisë në Univerzitetin e Tetovës, Zëvendës drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë nga viti 2002 deri në vitin 2005. Këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëvendës prefekt i Komunës së Kumanovës nga viti 2005 deri në vitin 2006. Zëvendës drejtor i Agjencisë së Informacioneve nga muaji mars i vitit 2006 deri në muajin shtator të vitit 2006. Zëvendës kryetar i Komisionit për qasje…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzon partinë në pushtet LSDM se po refuzon rritjen e pagave në sektorin publik, dhe rritjen e pagave në arsim. “VMRO-DPMNE përmes amendamente të Ligjit për pagën minimale në Kuvend ka kërkuar që pagat në sektorin publik të harmonizohen dhe të vijnë me koeficient të kompleksitetit të vendeve të punës. Kjo do të respektojë Marrëveshjen Kolektive në arsim. Me atë propozim, mësimdhënësit do të marrin paga deri në 45 mijë denarë, ndërsa do të ketë paga më të larta për personelin administrativ dhe teknik. LSDM po ikën nga ngritja e pagave në sektorin publik dhe është hipokrite me edukatorët.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (17.02.2022) në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 20:00, në rajonin e SPB Manastir, është realizuar kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për kundërvajtjet e këmbësorëve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 24 këmbëaorë, prej të cilëve 20 për kalimin e rrugës në vende jo të sigurta jashtë vendeve të parapara për kalimin e këmbësorëve. Gjatë kontrollimit aksional janë sanksionuar edhe 30 kundërvajtje tjera të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me kontrollime të këtilla aksionale. Apelojmë te shoferët gjithnjë t’u japin përparësi kalimi këmbësorëve, poashtu,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 195 sanksione, prej të cilave gjashtëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e pesë gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 masa ndaj shoferëve fillestarë. Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për shoferë fillestarë, katër sanksione për rreshtim në mënyrë të parregullt dhe dyzet e pesë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt. Kontrollimet e përforcuara në trafik…

Lexo më Shumë

Takimi i parë për rritjen e pensioneve pritet të mbahet sot. Ndërkohë sipas paralajmërimeve, në takim duhet të marrin pjesë të gjitha palët e prekura të cilat përmes dialogut do ta sjellin zgjidhjen më të pranueshme. – Advertisements – Siç njoftojnë nga Qeveria, aty do të bisedohet për mundësinë e ndryshimit të metodologjisë e cila do të miratohej përmes dialogut me të gjitha palët. Nga atje shtojnë se procesi do të zhvillohet përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellët të të gjitha palëve të prekura, njëjtë siç u zhvillua edhe procesi lidhur me rritjen e rrogës minimale. Kryeministri Kovaçevski,…

Lexo më Shumë

Mjeku Nikolla Panovski bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të certifikatave, pasi saktësoi se në epokën e llojit të virusit omicron nuk ka dallim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve, përcjell Telegrafi maqedoni. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Vo Centar”, ai dha një tjetër fakt që shkon në favor të imunitetit natyror, i cili sipas tij është shumë më i lartë se imuniteti i fituar nga vaksinat. “Si rregull, ata që janë vaksinuar duhet të jenë më të mbrojtur (se ata që janë vaksinuar). Në vendin tonë së të dhënat e fundit tregojnë se kanë vdekur 13 persona…

Lexo më Shumë

Kryetari i Likovës ka falënderuar shoqatën Rumeli TurkleriVakfi nga Turqiapër dhuratën që i kanë bërë komunës, dhuratë kjo e cila përbëhet nga 20.000 maska, dezinfektues dhe doreza. “Një kontigjent prej mbi 20.000 maskash, dezinfektues dhe doreza u dhurua për Komunën tonë nga shoqata Rumeli TürkleriVakfı e cila është nga Turqia. Vlen të theksohet se ky donacion u sigurua nga firma VIZIONI – Orizare, dhe pastaj në bashkëpunim me Komunën e Likovës, u përkujdesën edhe për shpërndarjen e tyre në te gjithë shkollat fillore, në shkollën e mesme dhe në shtëpinë e shëndetit në Komunën e Likovës. Faleminderit shumë donatorëve”, shkruan…

Lexo më Shumë

Secili në ordinancën e vete, por me çelësa në derë, mjekët amë në vend sot do të protestojnë për, siç thonë ata, “qëndrimit injorant të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore” dhe shtojnë se do të punojnë vetëm me raste urgjente, transmeton Portalb.mk. Revolta e mjekëve amë, e cila sot do të kthehet në protestë, siç thonë nga Shoqata e mjekëve privatë, është për shkak të disa kërkesave të paplotësuara që kanë. “Për një kohë të gjatë askush nuk reagon ndaj thirrjeve tona se shëndetësia primare nuk mund t’i përballojë këto goditje financiare. Rritje e pagës minimale, rritje e faturave të energjisë…

Lexo më Shumë

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të marrin vizë nga Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime pasi ai mbetet i bllokuar qe më shumë se katër muaj. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut funksionon vetëm me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë që duhet t’i ketë. Bllokada e komisionit në fjalë pason zgjedhjen e Kostadin Kostadinovit për kryetar të komunës së Stranicës, i cili e kishte drejtuar këtë komision, si dhe kalimin në opozitë të Lëvizjes Besa me zgjedhjen e Qeverisë së re. Rrjedhimisht, shumica e votave të përbërjes së komisionit kalon në duart…

Lexo më Shumë

Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale kaluan në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Me propozim zgjidhjen ligjore, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska po realizohet premtimi i dhënë dhe po përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve. “Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të secilës familje dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit. Sigurojmë model të përshtatshëm të harmonizimit të lartësisë së pagës minimale si dhe rritjen e të njëjtës, nga marsi i këtij viti. Rritja e pagës minimale e imponoj nevojën edhe për sigurim e nivelit të caktuar të mbështetjes…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska për “ClickPlus” në “TV21” tha se korrupsioni është një gjendje shpirtërore dhe kështu pranohet në shoqëri si diçka normale, gjë që është vërtet e keqe. Duke folur për korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se ai vjen si rezultat se nuk respektohen jo vetëm ligjet, por edhe njerëzit në mes vete, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Njerëzit largohen sepse ende nuk mund t’i pastrojmë disa dukuri në shoqëri – nepotizmi, klientelizmi, atë çfarë e potencuat më herët, politika përzihet shumë”, tha Ivanovska. Ivanovska thekson se të gjithë duhet të kontribuojnë në…

Lexo më Shumë