Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 905 raste të reja nga COVID-19, shkruan Alsat. Po ashtu janë regjistruar edhe 18 viktima, derisa numri i të shëruarve është 1565./ Alsat.mk
Author: Hamdi Kumanova
Ky kuvend është i vështirë për të funksionuar pas zgjedhjeve lokale sepse ka ndryshime në komisionet parlamentare ku duhet të ndërrohen kryetarët e tre komisioneve dhe në 15 nga 21 duhet të ketë ndryshime në aspektin e anëtarëve dhe deputetëve, sepse ka një situatë të re me deputetë, akuzon Stojanoska nga OBRM-PDUKM. “Prandaj është më urgjente që të thirret një komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa shumica qeveritare nuk e thërret komisionin sepse nuk ka shumicë në të dhe kështu çdo gjë është e bllokuar”, tha deputetja e OBRM-PDUKM-së në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për punë…
Testimi i nxënësve për Kovid19 në shumicën e shkollave fillore të vendit nuk filloi edhe pse ishte e paralajmëruar për sot. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë siguruar pesë mijë pëlqime nga prindërit për testimin e nxënësve, ndërsa në bazë të marrjes së pëlqimeve të prindërve është bërë plan për realizimin e skriningut në terren, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka filluar në disa shkolla ndërsa do të vazhdojë të hënën. Në kuadër të fazës së parë do përfshihen shkollat fillore të Shkupit ndërsa do kyçen ekipe mjekësore nga Qendra për Shëndet Publik dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup. /…
Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që më 20 janar goditi për vdekje 24-vjeçaren Viktorija Nikolova në afërsi të “City Mall”, shkruan Alsat. Prokuroria e Shkupit e ndjek shoferin e ri për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion. Sipas aktakuzës, ai nuk u ka kushtuar vëmendje këmbësorëve edhe pse semaforët nuk kanë funksionuar. Ai ka lëvizur me shpejtësi 67 kilometra në orë dhe nuk mundi të frenonte në kohë. Prokuroria kërkoi gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit.
Propozimi që Besmira Ejupi të jetë konsull i përgjithshëm në Nju Jork është tërhequr. Vetëm 48 orë ka zgjatur ky skandal, pasi që në një seancë të mbyllur të Qeverisë, emri i saj u gjend si propozim për konsull, dhe pastaj pas reagimeve të bujshme në opinion, përsëri në një seancë të mbyllur është tërhequr. Komentet dhe kritikat kanë qenë para së gjithash për shkak të kompetencës dhe profesionalizmit të Besmira Ejupi, e cila, përvec që është një prezentuese lajmesh, përvojë tjetër nuk ka, gjegjësisht asnjëherë nuk ka punuar si diplomat, e as që ka një arsimim të këtillë, transmeton…
Vendosen dy shkolla modulare me nga një klasë në Kërçovë, një në fshatin Bërzhdan ku ka 6 nxënës dhe një në fshatin Kaleshe e cila ka dy nxënës, donacion nga SHBA-të. “Edukimi është pjesë shumë e rëndësishëm për jetën e të gjithë neve, për të gjithë komunitetet dhe të gjithë e kuptojmë vlerën dhe e vlerësojmë se të mësuarit më mirë bëhet kur është në mjedise të sigurta dhe të rehatshme për fëmijët”, pohoi Kejt m. Bërns, ambasadore e SHBA-ve në RMV. TV21 pyeti kryetarin e Komunës Fatmir Deharin se sa është vlera e këtyre dy klasave modulare, por nuk…
Gjithëpërfshirja në procesin arsimor të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe mundësitë për përmirësimin e këtij procesi ishte temë e diskutimit në takimin e sotëm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqirit me drejtorin e qendrës për autizëm . ,, Fluturo për jetë “- Tetovë,Fatjona Geci . Ministri Shaqiri theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me implementimin e Konceptit të ri për arsimin fillor mbi bazën e së cilës integrohet gjithëpërfshirja,dhe kjo nënkupton më shumë përpjekje për përmirësimin e kushteve për edukumin e nxënësve me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e mundshme dhe atë…
Lëvizja Anti-bixhoz për të martën ka paralajmëruar protesta masive, kundër hapjes së kazinos pranë çerdhes “Rinia” në Tetovë. Sot në konferencë për shtyp nga kjo iniciativë, thanë se do të përdorin çdo mënyrë demokratike për të penguar hapjen e kazinos, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndjehemi të tradhtuar dhe totalisht të zhgënjyer nga ju politikanë, dhe nga pafuqia juaj që mos ndoshta dëshironi t’iu quajmë vendimmarrës se jeni të zgjedhur nga ana e popullit por nga ana tjetër sillni propozime e vendosni kundër këtij populli. Andaj, njoftojmë opinionin se më datë 22 shkurt, në ora 14:00, do jemi në përkrahje të protestës…
Nga Prof.dr. Skender ASANI Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet sa më parë ta rikthejnë agjendën e mirëkuptimit reciprok në një proces politik i cili do të hapte perspektiva për shumë çështje të përbashkëta nga fusha e ekonomisë, turizmit, energjetikës, shkëmbimit kulturor etj. Korridori 8 mund të jetë një nga ato çështje të përbashkëta, kurse e kaluara historike duhet të kalojë nëpër një process të ngadalshëm mirëbesimi recipropk, por gjithmonë duke aplikuar metoda që tash më janë të mirënjohura si zgjidhje afatgjate të problemeve të grumbulluara. Nëse tejkalimi i ngërçit në mes të Bullagarisë dhe Maqedonisë së Veriut shikohet ekskulzivisht…
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Tatavari vlerëson se do të pasojë periudhë e vështirë për vendin gjatë muajve të pranverës. Ai vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme dhe paralajmëron se ato do të mbahen në vjeshtë të këtij viti. “Periudha e ardhshme do të jetë periudhë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Kemi krizë ekonomike, shëndetësore, krizë energjetike. Të gjitha këto përbëjnë problem për funksionimin e kësaj qeverie dhe ka gjithnjë pakënaqësi që rriten. Mendoj se marsi, prilli, maji do të jenë muaj të vështirë në Maqedoni dhe sipas asaj që…
Debati për dy pikat e rendit të ditës në seancën e nëntë të Komisionit Parlamentar të Arsimit, Shkencës dhe Sportit, që pati sot vazhdimin e pestë, nuk ka nisur më. Për shkak të mosmarrëveshjeve mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së komisionit Zaklina Lazarevska nga LSDM për rendin e ditës së seancës, ajo dha një orë pushim. Sipas Lazarevskës, në seancën e 17 qershorit 2021 me tetë vota “për” u votua rendi i ditës dhe prandaj Komisioni duhet të vazhdojë të punojë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të mbledhur para presidentit, reaguan dhunshëm, mohuan të miratohej rendi i ditës dhe kërkuan regjistrimin…
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KPMD) në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”. Lënda zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në të mirat dhe shërbimet. Duke qenë se bëhet fjalë për shumë baza, ky rast zhvillohet sipas nenit 13 të LKPMD-së, si formë më e rëndë e diskriminimit. KPMD tashmë ka këqyrur dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor” dhe ka evidentuar disa shkelje të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga…

