Në kuadër të skriningut të popullatës, sot janë kryer testime serologjike për antitrupa falas në Manastir. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot nga Manastiri tha se është parashikuar të bëhen rreth 3.000 analiza prej të cilave 1.000 në Shkup, a 2.000 në qytetet e tjera, njofton Portalb.mk. Ministri tha se prej rezultateve të këtyre testimeve do të varet edhe lehtësimi i mëtutjeshëm i masave, ndërkaq për t’u kthyer në normalitet, nevojitet që mbi 70% e popullatës të jenë të imunizuar. “Numri i të sëmurave në nivel të shtetit është ulur pak nga piku i valës së katërt. Niveli i vaksinimit…
Author: Hamdi Kumanova
Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në vend nuk e ndryshuan qëndrimin e Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e mjeteve që i mbledh nga shitja me pakicë e benzinës dhe dizelit. Nga Qeveria thonë për Alsat se në korrik të vitit të kaluar kanë marrë vendim për heqjen e akcizës shtesë për naftën, që qytetarët tash paguajnë dy denarë çmim më të ulët. “Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarë për benzinë është paraparë nëse çmimi në bursë botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390…
Në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih të Gjermanisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Siç bëjnë të ditur nga shërbimi qeveritar, krahas bisedës për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe dialogun Kosovë – Serbi. Në kontekst rajonal, kryeministri Kovaçevski potencoi se Maqedonia e Veriut i mbështet të gjitha format e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse shprehu mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial për stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë, në…
Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor. Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend. Sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale. Ne mbështetëm rritjen e pagës…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje, më datë 18.02.2022, në bazë të urdhrit gjyqësor, policët kanë kryer bastisje në Demir Hisar. “Bastisja është kryer në shtëpinë e I.T.(35) nga fshati Vardinë, komuna e Demir Hisarit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe marrë pushkë, për të cilën nuk ka pasur leje. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.
Lorik Berisha, në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor për fajde ka përmendur emrin e këngëtarit Afrim Muqiqi. Ai ka thënë se tre herë të paktën këngëtari ka lënë para tek një lokal në kryeqytet për, siç ka thënë ai, “darka për tifozët”. Muqiqi po konsiderohet palë e dëmtuar në rastin ku Alban Geci akuzohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa Lulzim Berisha për fajde. “Ndoshta 3 herë ka qenë krejt, hera e parë ka qenë që kemi marrë të hollat për pjesë organizative, për organizimin e brendshëm për ndeshje”, thuhet në dëshminë e Lorik Berishës.…
Zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqyr Abedini nga radhët e Alternativës, ditën e sotme ka realizuar një takim një takim pune në Kombinatin e duhanit në komunën e Prilepit, shkruan InfoShqip. Gjatë takimit janë diskutuar problemet me të cilat hasen prodhuesit e duhanit dhe kërkesat e tyre. Kërkesat e prodhuesve të duhanit janë rritja e çmimit dhe sasisë që kërkohet nga ana e blerësit. Gjithashtu, në fund të takimit zëvendës ministri ka vizituar edhe Policinë Pyjore të Prilepit, ku hasi me mungesë të mjeteve për realizimin e punës, për të cilat premtoi se duhet të sigurohen për të pasur një polici…
Më datën 18.02.2022 në ora 22:00 dhe në ora 23:30 minuta në Kumanovë, në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria E.K. (28) dhe Z.A. (63), të dy nga Kumanova, për vuajtjen e dënimit me burg. Ata janë dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Këshanje për vuajtjen e dënimeve me burg.
Gjatë ditës së kaluar (18.02.2022) në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 51 shoferë, prej të cilëve 45 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 6 shoferë jashtë vendeve të banimit. Për të gjithë shoferët të cilët i kanë shkelur rregullat e trafikut do të shqiptohen kallëzime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me deklaratat e fundit të Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme rreth emërimit dhe dërgimit të diplomatëve në pozicionet mē të larta në Ambasadat dhe Konzullatat e vendit, konfirmon se vitin e kaluar janë dërguar 20 prijës të Përfaqësive, 16 prej të cilëve diplomatë karriere nga Ministria që është 80% e të dërguarve, përcjell TV21. Profesionalizimi i diplomacisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në periudhën e ardhshme, për çka janë ngritur disa iniciativa për të cilat opinioni tashmë është…
Ish-ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka kërkuar mbrojtje nga policia, pas kërcënimeve që ka marrë. Lajmi bëhet i ditur nga portal Lider, por se çfarë janë kërcënimet dhe nga vijnë, nuk jepen detaje, përcjell INA. Portali maqedonas ka njoftuar se Filipçe ka bërë kërkesë në MPB që të vazhdojë mbrojtja e tij nga ana e pjesëtarëve të policisë dhe një shofer, për shkak se ka pasur kërcënime me jetë.
Mundësitë për tejkalimin e sfidave për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me homologun e tij slloven Borut Pahor. Në një takim të mbajtur si pjesë e pjesëmarrjes së Pendarovskit në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Munih, të dy presidentët theksuan se suksesi i politikës së zgjerimit do të varet nga rasti i Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me zë të lartë gjatë presidencës së fundit sllovene të Këshillit të Unionit. Ai informoi…

