Ministria e Punës së Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme nga ora 22:00 deri në ora 04:00 ka zbatuar aksion përfocuar për zbulimin e shoferëve të dehur. Gjatë aksionit janë gjobitur 215 shoferë, ndërsa 65 tyre janë në territorin e SPB Manastir, 42 në territorin e SPB Shkup, 27 në SPB Ohër. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: Hamdi Kumanova
Nga Aleanca për Shqiptarët sot theksuan se mbështesin protestën e së martës të paralajmëruar nga Lëvizja Anti-bixhoz pas informatave për hapjen e kazinos në afërsi të çerdhes për fëmijë “Teteks” në Tetovë. Nga kjo parti njoftojnë se “Sot jemi këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Anti-Bixhoz drejtuar partive politike për të mbështetur protestën kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes “Teteks”. Andaj, publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Konferencës së Mynihut ka realizuar takim me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, transmeton Portalb.mk. Pendarovski informoi përmes një posti në profilin e tij në Facebook se me kryeministrin bullgar, kanë diskutuar për dinamikën e grupeve punuese si dhe mundësive për përparim në planin evropian. “Pata rastim të bisedojë me kryeministrit bullgar Petkov në margjinat e Konferencës së Mynihut, pas takimit të fundit në Shkup. Diskutuam për dinamikën e grupeve të punës, produktivitetin në atë plan dhe mundësitë për përparim në panin evropian, që do të nënkuptonte sukses të përbashkët”, ka shkruar…
Agjencia e vlerësimit të kredisë “Standard & Poor’s” e konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit me BB-, me perspektivë stabile. Perspektiva stabile reflekton pritshmëritë se perspektivat e fuqishme lidhur me rritjen ekonomike të vendit tonë do t’i përkrahin përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin buxhetor dhe do të mundësojnë stabilizimin e borxhit shtetëror në periudhë afatmesme. Vlerësimin e kredisë BB me perspektivë stabile Republika e Maqedonisë së Veriut e ka që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi, megjithatë me rëndësi është të theksohet se edhe gjatë viteve 2020 dhe 2021, kur vendi ballafaqohej me ndikimin e krizës së shendetësisë dhe ekonomike…
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga Kumanova, përcjell TV21. I njëjti në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar se ka kryer vjedhje në një shtëpi në Shkup. “Më datë 19.02.2022 në ora 02:15, zyrtarët policorë të rajonit Qendrës dhe Bit Pazarit kanë arrestuar M.Z. (29) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në rrugën “Joakim Krçoski” në Shkup, ku ka marrë disa gjësende. Me të në stacion është zhvilluar bisedë zyrtare ku ai ka pranuar veprën. Gjësendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer…
Mediumi gjerman “Bild” ka intervistuar presidentin Stevo Pendarovski pas gjestit që ky i fundit bëri ndaj vajzës me nevoja të veçanta, Ëmbla Ademi, përcjell TV21. “Bild” ka trajtuar rastin pasi presidenti Pendarovski përcolli në shkollë Ëmblën e cila ishte diskriminuar nga disa prindër në shkollë. “Kam qenë i shtangur kur kam dëgjuar për këtë rast. Kam dëgjuar për lajmin në mediumet lokale, dhe siç theksova isha me të vërtetë i shtangur. Tani flas si baba, si njeri, mbi të gjitha si njeri i thjeshtë. E dini, kjo nuk është e detyrim kushtetues, por definitivisht ishte detyrim moral si njeri”, ka…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 838 raste të reja me Kovid-19 nga 4078 testime. Janë regjistruar 1140 të shëruar dhe 20 viktima. Konform të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) janë kryer 4.078 testime, ndërsa janë regjistruar 838 raste të reja me KOVID-19 në Shkup – 430, Veles – 52, Manastir – 42, Kumanovë – 40, Tetovë – 34, Prilep. – 33, Strumicë – 23, Kavadar – 22, Kërçovë – 19, Negotinë – 17, Ohër – 16, Shtip – 15, Gostivar – 14, Gjevgjeli dhe Resnjë – 12, Koçani – 10, Radovish – 9, Strugë – 8,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:45 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga Gostivari, përcjell TV21. Personi në fjalë dyshohet se të njëjtën ditë ka plaçkitur një market në Gostivar. “Është arrestuar për shkak të dyshimit se rreth orës 11:55 ka kryer grabitje në një market në rrugën “Drage Todorovski” në Gostivar, ku duke ushtruar forcë ndaj punonjësit në market, ka marrë para nga arka dhe ka ikur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “deptuetët e OBRM-PDUKM-së gati 1 vjet e bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës”. “Bllokimet janë sjellje e turpshme bashkë me refuzimin që bëjnë për të marrë pjesë në standardin më të mirë. Pse VMRO-DPMNE është kundër rritjes të pagave për 27.000 mësimdhënës?”, thonë nga LSDM. Ata po ashtu pyesin pse janë kundër sigurisë ekonomike dhe ligjore të kuadrit mësimor. “VMRO-DPMNE sërish sillet në mënyrë të turpshme në dëm të mësimdhënësve dhe gjithë sistemit arsimor. Shumica parlamentare e udhëheqhur nga LSDM nuk do të lejojë të kalojnë bllokimet”, thonë nga LSDM.
Gjatë dy viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i maqedonasve që janë pajisur me shtetësi bullgare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë në Sofje, mbi 16.700 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi bullgare, raporton BGNES. Nga viti 2013 deri në vitin 2019, numri i maqedonasve që kanë marrë nënshtetësinë bullgare varionte nga pothuajse 1900 deri në 6200 në vit. Të dhënat e Ministrisë bullgare të Drejtësisë tregojnë se në totalin e shtetësive të miratuara bullgare, më dominuese janë ato për shtetasit e Maqedonisë. Trendi i marrjes së dokumenteve bullgare nuk ndalet, gati 3500 maqedonas kanë dosje…
VMRO-DPMNE përmes një komunikate thotë se për Kovaçevskin tregtia është në radhë të parë në vend të ruajtjes së interesave nacionale. “Për njeriun e Zaevit, Kovaçevski, tregia është në rend të parë. Tregtari Kovaçevski refuzon mundësinë për unitet në çështjen me bullgarinë”, thonë nga kjo parti. Sipas tyre, Kovaçevski me refuzimin që bën shmang mundësinë që qëndrimet nacionale të forcohen. “Me refuzimin e dorës së shtruar për unitet nacional do të thotë vetëm një gjë, se tregtari Kovaçevski në vend të koalicionit me popullin është në koalicion me Bullgarinë dhe vazhdon të jetë përfaqësues i zaevizmit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Zyrtar policor të Stacionit policor për vendkalimin Tabanoc dhe nga Reparti për krim ndërkufitar Shkup në qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, më 19.02.2022 kanë kryer kontroll të katër autobusëve dhe dy automjeteve të udhëtimit të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Gjatë kontrollit të autobusit me tabela të regjistrimit të Gostivarit, të drejtuar nga S.B (43) nga Prilrpi, autobusit me tabela të regjistrimit të Tetovës, të drejtuar nga A.L nga fshtai Çellopek, autobbusit me tabela të regjistrimit të Shkupit, të drejtuar nga S.D nga Shkupi dhe S.T(53 nga fshati Kosovarast i Epërm dhe autobus me regjistrim të Danimarkës,…

