Author: Hamdi Kumanova

SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 23 vjeçarin K.N nga Gostivari, i cili ka qenë i raportuar nga ish e dashura, se ajo dhe motra e saj kanë qenë të kërcënuara, si dhe ka sulmuar fizikisht personin M.S (19) nga Gostivari, i cili ishte me ta në një restorant në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar. Lidhur me këtë rast, për shkak të përfshirjes së tij, është arestuar edhe 32-vjeçari C.J., po ashtu nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Çdo 21 shkurt bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, pavarësisht se në Kosovë e Shqipëri kjo ditë kalohet me aktivitete të pakta apo fare. Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyç të manifestimeve që organizohen në këtë ditë. Të vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës për një komb, te shqiptarët përpjekjet për kultivimin e shqipes hasen që te shkrimtarët filobiblikë, ndërsa kulminacioni u arrit në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Sejdi Gashi, bashkëpunëtor shkencor në degën e gjuhësisë në Institutin Albanologjik, në vigjilje të kësaj dite tha…

Lexo më Shumë

Lëvizja për drejtësi sociale “Punëtorët e bashkuar” ka reaguar ndaj rritjes së pagës minimale. Nga kjo shoqatë sqarojnë se rritja e pagës minimale pa rritjen e pagave tjera do të sjellë barazimin e profesioneve që nuk duhet të jenë në të njëjtën shkallë dhe do të kontribuojë në zhgënjimin dhe revoltën e punëtoreve. Gjithashtu siç potencuan ne kumtesën e tyre duhet pasur parasysh edhe rritja e pensioneve sepse të gjithë pensionistët i kanë kushtuar jetën punës. Sipas tyre asnjë rast nuk duhet të neglizhohet përfshirë përfshirë edhe shpenzimet sociale që u ndahen personave me rrezik. “Punëtorët e bashkuar” bëjnë thirrje…

Lexo më Shumë

KRRE-ja vendos sot për çmimet e reja eventuale të derivateve të naftës Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme duhet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës me pakicë, shkruan Alsat. Çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Kujtojmë se javën e kaluar KRRE-ja vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, ndërkohë që sot në mesditë do të mësojmë nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimeve. Ndërkohë që kohë më parë Alsat raportoi se çmimet e derivateve për…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës nesër do të ketë takim me përfaqësuesit e Sindikatës për Kulturë. “Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Sindikatës së Kulturës duhet të jetë në nivel të lartë, sepse duhet të funksionojmë pa probleme dhe duhet të dëgjojmë të gjithë”, tha sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila shpreson që në takimin e nesërm me Sindikatën do të gjendet zgjidhja më e përshtatshme ku ka pasur një lëshim në interpretimin se çfarë do të thotë ligji për të dielën ditë jopune. Ajo po ashtu shpreson se do të ndërmerren veprimet më të duhura që të mos ketë…

Lexo më Shumë

Sllavica Kutirov është ri-zgjedhur drejtoreshë në Drejtorinë Doganore. Sipas saj kjo është vërtetim për menaxhim kualitativ të Drejtorisë gjatë periudhës së shkuar. Ajo thekson se Drejtori Doganore është institucion i rëndësishëm në të cilin ka nivel të lartë të pajtueshmërisë me standardet dhe rregullativat e BE-së dhe në vazhdimësi jep mbështetje të fortë sektorit të biznesit dhe ekonomisë ligjore në përgjithësi. Karrierën e saj profesionale Kutirov e zhvillon për më shumë se dhjetë vite në Drejtorinë Doganore dhe është drejtoresha e parë që vjen nga po ky institucion, ndërsa mori mandat për të kryer këtë funksion në periudhën e ardhshme.

Lexo më Shumë

Ka shijuar driten e botimit libri i deputetit të UÇK-së dhe legjendës së politikës shqiptare në Maqedoni, Hisni Shaqiri. Libri titullohet “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë – në vorbullën e ngjarjëve 1981-2021”. Kjo është një vepër e madhe e sapo botuar e historisë me lidhshmërinë e ngjarjëve që ndërlidhë epokën e një brezi që vet Baci Hisni është protagonist i ngjarjëve! Sidomos lufta kombëtare e 2001 dhe ngjarjët që rrodhën pas!

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.595. Dje u regjistruan 668 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 81 riinfeksione. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë kryer 1.870.093 analiza. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 293.328, numri i të shëruarve është 276.835, ndërsa numri i të vdekurve është 8.898. Numri i rasteve aktive në vend është 7.595. Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-4.205, Manastir-373, Kumanovë-333, Veles-297 dhe Tetovë-290 raste aktive. Zyrtarët shëndetësorë vlerësojnë se piku…

Lexo më Shumë

Dje policia ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me çka janë gjobitur 953 shoferë. “Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.02.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjobitur shoferët e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se që është lejuar, me çka janë gjobitur 953 prej tyre. Prej tyre 77 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 17 automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, njoftojnë nga…

Lexo më Shumë

Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve. Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende…

Lexo më Shumë

Sot (20.02.2022) në periudhën kohore nga ora 01:30minuta deri më 04:30 minuta nëpunsë policorë të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë realizuar kontrollim aksional në katër klube nate dhe kabare në Manastir. Gjatë kontrollit, në dy klube nate është gjetur drogë (materie në gjendje pluhuri dhe marihuanë) dhe do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, një person ka përdorur Covid certifikatë të rrejshme dhe për këtë do të parashtrohet kallëzim penal adekuat deri te Prokuroria kompetente dhe kundër…

Lexo më Shumë

Një person nga Shkupi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga korrenti. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në ora 12.30 në SPB Shkup është raportuar se në pjesën e hekurudhës ndërmjet stacioneve hekurudhore të Draçevës dhe Lisicës, një person është plagosur nga rryma elektrike. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe kanë konstatuar se bëhej fjalë për S.C. (72) nga Shkupi, i cili me kallam ka prekur telat. Ekipi i Ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thuhet…

Lexo më Shumë