Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se në rrjdhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë, për studentët të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin e Subvencionuar për Studentë, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri më tani. Kjo mundësi është në dispozicion çdo muaj edhe atë nga data 20 deri më 30, gjegjësisht në datën 31 të muajit . Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe në…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e nënshkruar në Shkup, më 16 shtator 2021, njoftoi Ministria e Ekonomisë, transmeton Portalb.mk. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në Fejsbuk njoftoi se kjo Marrëveshja do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve. “Dy vendet tona do të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.328 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 180, Kavadar – 19, Kumanova, Prilepi dhe Negotina – nga 6, Velesi – 4, Gostivari dhe Kriva Pallanka – nga 2, Manastiri, Strumica, Struga, Sveti Nikole, Dibra, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Makedonski Brod – nga 1. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur. Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.491 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri…

Lexo më Shumë

Opozita del në rrugë për të shprehur paknënaqësinë ndaj Qeverisë aktuale LSDM-BDI, përcjell in7 Kështu paralajmëruan nga Gostivari lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se pas rrëzimit nga pushteti për zyrtarët aktual do të vijë përgjegjësia. “Unë nuk pres që kjo qeveri kriminele do të dojë të lëshojë tepihat e trashë e të kuq dhe kolltuqet prej lëkur ku është ulur dhe privilegjet që i gëzojnë në kurriz të popullit. Nuk pres që atë ta pranojnë dhe thjeshtë do të ikin pasi janë të vetëdijshëm se pastaj vjen përgjegjësia. Prandj…

Lexo më Shumë

Edhe pse shumica e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës janë shqiptarë, emrat e shkollave vazhdojnë të mbajnë emra në gjuhën maqedonase nga personalitete nga komunizmi. Çështja e emërtimit të shkollave me siguri që nuk është më e rëndësishme sesa kushtet në to, megjithatë ka të bëjë me ndjenjën e përkatësisë kulturore dhe historike të këtyre nxënësve. Në të kaluarën ka pasur tentativa për ndryshimin e tyre, por të pasuksesshme. Së fundmi, nisma qytetare “Muzeu Virtual i Tetovës” ka dorëzuar kërkesë në Komunë me propozime konkrete për ndryshimin emrave, por që kjo të kalojë në këshill duhet…

Lexo më Shumë

Në relacionin Miladinovci – Shtip do të ketë edhe dy pikë-pagesa të cilat priten deri në muajin mars të jenë gati, theksoi drejtori Ejup Rrustemi nga Ndërmarrja Publike “Rrugë Shtetërore”. Rrustemi shtoi se në këtopikë pagesa është e parapara që pagesat të kryhet në mënyrë elektronike ndërsa çmimi do të rregullohet në bazë të Ligjit për rrugë shtetërore e cila siç potencoi Rrustemi duhet të jetë 2.57 denarë për kilometër.

Lexo më Shumë

Anëtarët e grupit hebre Lev Tahor aktualisht gjinden në Ohër në fshatin Gorno Lakocerej. Ky është qyteti i tretë në të cilin janë vendosur që kur kanë arritur në vend, sepse nuk u mirëpritën. Nga SPB Ohër për TV21 theksojnë se deri më tani nuk ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve të lagjeve në të cilën ato janë vendosur. Ndryshe ky grup përcillet nga MPB Shkup dhe jo nga Sektorët e brendshme të qyteteve.

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në aksidentin në komunikacion që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ohër-Kërçovë në afërsi të Podmolje. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture “Audi” me targa të Ohrit drejtuar nga M.L (24) nga fshati Belçishta dhe një veture “Polo” drejtuar nga H.K. (30) nga Ohri. Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën H.K., ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë M.L. Me urdhër të prokuroritë publik është kryer autopsi të trupit të të ndjerit.

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski të avancojnë në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. Sipas Petkovit, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet në mënyrë aktive të promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të cilat së bashku do të krijojnë vlerë të madhe të shtuar, të kenë ekonomi në rritje, kampe të përbashkëta për fëmijë, koncerte të përbashkëta, të kenë të përbashkët programe arsimore pa kufi mes dy vendeve, pa diskriminim, pa gjuhë urrejtjeje, të ndërtohen…

Lexo më Shumë

Radislava Trifunoviq nga Tetova është fituesja e BMW x1 të parë nga bonus loja “Rrotullo rrotën Eko skuter”. Çelësat e makinës së saj të re I mori vajza e sajë Angjelina në sallonin e M-KAR nga Marjana Stojanovska dhe ekipit të Lotarisë shtetërore. Fituesi me fat është prej shumë vitesh lojtar besnik i Lotarisë shtetërore. Dëshmi për këmbëngulësin e saj janë fitimet e realizuara deri më tani prej 50.000 denarë, 15.000 denarë si dhe Eko skuter nga tiketa e njëjtë. Edhe pse Radislava nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së fitimit për shkak të qëndrimit të saj në…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës të ndërmarrjes NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, njoftoi sot SPB Kumanovë. Dhuna është denoncuar në polici nga një koleg i punëtorit. “Punonjësi ka lajmëruar se në Deponinë e qytetit “Krasta” kolegu i tij D.M. (46) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga M.XH. (22), S.J. (51) dhe N.J. (50) me një send të fortë dhe metalik”, thonë nga policia. SPB Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Askush nuk do ta kishte paramenduar se një biznesmen do të blejë ” Shik Jellakun” e malazezit Daka Davicovic informon TetovaSot. Dhe lajmi kryesorë ka të bëjë edhe me blerjen por me me faktin që këtë e ka bërë një biznesmen nga Tetova që nuk ka lejuar që në zemër të këtij qyteti shqiptarësh të qëndrojë si një hije e zezë një projekt i financuar nga një malazez apo sic në fakt njihet në Tetovë, si një serb. Por blerja e “Shik Jellakut” nuk përfundon këtu për shkak se ndërtimi i saj do të jetë edhe projekti më i bukur…

Lexo më Shumë