Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se në rrjdhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë, për studentët të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin e Subvencionuar për Studentë, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri më tani. Kjo mundësi është në dispozicion çdo muaj edhe atë nga data 20 deri më 30, gjegjësisht në datën 31 të muajit .
Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe në mënyrë të thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.
Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilin të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.
Të drejtën e racionit të subvencionuar për student deri më tani e kanë realizuar mbi 27 mijë studentë të cilëve rregullisht iu transferohen mjetet në llogaritë personale të transaksioneve.
Data 03.09.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gjerorgjivski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve
- Shasivari–Solstrom: Suedia mbështet reformat në drejtësi
- Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Plagoset një person në unazën e qytetit, transportohet me urgjencë në spital
- (VIDEO) Mickoski: Nuk kam frikë për hetimet që po bëhen në Hungari
- Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni
- Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro
- ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet
- Durmishi: Me mbështetje financiare nxisim investimet dhe konkurrueshmërinë e kompanive vendore



