Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 294 sanksione, prej të cilave 141 kundërvajtje për këmbësorët, nëntëdhjetë e gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe). Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe tridhjetë e shatë gjoba për parkim të automjetit…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme (21.02.2022),në periudhën nga ora 09:00 deri më 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 31o këmbësorë, prej të cilëve 217 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit për kalim të këmbësorëve, 77 për kalim në semafor të mbyllur… Poashtu është konstatuar se 141 këmbësorë i kanë shkelur rregullat e trafikut në territorin e SPB Shkup, 36 në territorin e SPB Ohër, nga 34 në territorin e SPB…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se faturat e energjisë elektrike janë të larta jo pse nuk ka qymyr, por se shumë vidhet. “Në pranverën e vitit 2021, unë personalisht i paralajmërova dhe u ofrova një paketë se çfarë duhet të bëjë qeveria. Dhe nuk duhet të keni një plan shumë të madh, thjesht duhet të dini të punoni dhe të punoni me ndershmëri. Këtu do t’ju jap disa shifra, nëse ne prodhojmë siç kemi prodhuar 7-8 apo 9 vite më parë dhe kemi mundësi për këtë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Pse? Për shkak se kemi prodhuar 6.5…
E kishte shkelur orën policore dhe ishte dënuar me 2000 euro, por me që nuk ka të holla për ta paguar gjobën, do të duhet të shkojë në burg për 100 ditë. Ky qytetar është nga Tetova. Ai edhe pse ka kërkuar që gjobën ta paguaj me këste nuk iu është pranuar. Tani për të ka vendim të plotfuqishëm nga gjykata e Tetovës dhe policia po e kërkon për ta burgosur. “Mua më ka ardhur një fletarrestim për orën policore pse kamë dalë kur ka qenë në atë kohë. Si të gjithë të tjerët që kanë dalë për një arsye,…
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt debat publik për projekt – tekstin e Projektligjit për ekspertizë, në të cilin fjalime përshëndetëse patën ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dhe zëvendësministri, Agim Nuhiu. Ministri Tupançeski në fjalim ka theksuar se ndryshimet e reja të Ligjit për ekspertizë është bërë rishikimi i sistemit të ekspertizës gjyqësore përmes saktësimit të dispozitave me të cilat rregullohet hyrja në profesionin e ekspertit ligjor, zbatimi i ekspertizës dhe vazhdimi i licencave duke e pasur parasysh atë se Oda e ekspertëve ligjorë nuk ka qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore. “Besoj se me sjelljen…
Perspektiva evropiane e vendit dhe pritjet nga presidenca franceze e BE-së për progres në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm në Bruksel të ministrit të Financave Fatmir Besimi me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei. Sipas Ministrisë së Financave, në takim u evidentuan prioritetet e Ministrisë që synojnë forcimin e procesit reformues në fushën e menaxhimit të financave publike, përshpejtimin e rritjes nëpërmjet investimeve dhe konsolidimit të njëkohshëm fiskal, si dhe reformat e parashikuara në Programin e Reformës Ekonomike për periudhën 2022-2024, për të cilën tashmë kanë…
Tetova me park. Kjo është iniciativa më e re e rreth 60 profesorëve universitarë, ekspertëve, inxhinierëve, arkitektëve dhe profileve të ndryshme të cilët kërkojnë që në Tetovë të ketë një park. Kërkesa është e adresuar deri te Komuna e Tetovës dhe këshilli komunal që të mbajë edhe seancë publike lidhur me këtë propozim konkret. Sipas Darijan Sotirosvkit, fillimisht do të duhet që kalojë në këshill ky propozim me qëllim që në të ardhmen edhe të realizohet si brez i gjelbër për qytetin e Tetovës. “Propozojmë, brezi i parë i gjelbër i vërtetë për qytetin e Tetovës, të jetë një investim…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i përgjigjet kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pari i Qeverisë thotë se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024, shkruan Alsat. Kovaçevski thotë se derisa opozita këmbëngul për takim në të cilin do të kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, një takim të tillë nuk do të ketë. “Për momentin nuk kemi nevojë për zgjedhje. Do të ketë por në vitin 2024. Konsideroj se duhet të jemi të gjithë të unifikuar ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet shteti. Ky është vit i krizave. Kur Mickoski dhe opozita flasin për unitet, aty ka një…
Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestën që organizohet nga Lëvizja “Anti-bixhoz” për mbylljen e Kazinos pranë çerdhes Rinia, në rrugën industriale tek rrethrrotullimi për tek ish-fabrika Teteks. “Pas publikimit të megaskandalit Credit Suisse, u pa që mafia e kazinove është pjesë e krimit të organizuar bashkë me politikën, duke kontaminuar shoqërinë tonë në çdo cep të qytetit dhe vendit tonë. Kërkojmë urgjentisht mbylljen e Kazinos pranë çerdhes për fëmijë me të cilën janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe. Shprehim zhgënjimin e madh që disa parti politike në parlament, fushatat parazgjedhore të…
Rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik lidhur me testimin e qytetarëve përmes përzgjedhjes së rastësishme do të mësohen nga mesi i muajit të ardhshëm, shkruan Alsat. Deri tani janë testuar 800 persona, vetëm në kryeqytet, ndërsa janë paraparë të testohen 1 mijë. Ndërkohë testimi i nxënësve ka vazhduar sot në disa Shkolla të Butelit, Cairit dhe Kisella Vodës. Sot janë testuar 500 nxënës, ndërsa nesër është paraparë testimi i nxënësve edhe nëpër shkolla të tjera të komunave të ndryshme. “Sa i përket testimeve që ekipet tona i kanë bërë, për ekipin që ishte me mua mund të them se rreth…
Përderisa mbi 27 mijë mësimdhënës presin rritje të pagave, VMRO-DPMNE dhe LSDM edhe sot vazhduan me akuza të ndërsjella. Që të dy partitë thonë se “pala tjetër” nuk dëshiron të bisedojë. Është e dukshme se problem nuk është rritja e pagave, por punësimi, përkatësisht zgjidhja e statusit të të punësuarve. Opozita vlerëson se LSDM dëshiron të shfrytëzojë Ligjin për punësim të kuadrove të tyre partiake. Nëse LSDM me të vërtetë ka për qëllim që t’i rrit pagat e të punësuarve në arsim do të mbështeste amendamentin tonë – thonë nga VMRO-DPMNE. “Është shumë e qartë se me këtë Ligj nuk…
Në tërë zinxhirin tregtarë, marzhat do të kufizohen deri në 15%. Siç mëson Alsat, këtë vendim qeveria do ta njoftojë nesër. Sipas informacioneve, marzha do të vlejë njësoj edhe për shitjen me shumicë edhe me pakicë. “Dokumenti të cilin e siguruam tregon se nga shpenzimi i përgjithshëm për prodhimin e një produkti të caktuar, fitimi i tregtarit që ua shet produktin qytetarëve, nuk mund të ketë fitim më të lartë se 15%”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski. Bëhet fjalë për produktet e njëjta për të cilat vlente masa për ngrirjen e çmimeve me pakicë. Këtë herë, listës do t’i…

