E kishte shkelur orën policore dhe ishte dënuar me 2000 euro, por me që nuk ka të holla për ta paguar gjobën, do të duhet të shkojë në burg për 100 ditë.
Ky qytetar është nga Tetova. Ai edhe pse ka kërkuar që gjobën ta paguaj me këste nuk iu është pranuar. Tani për të ka vendim të plotfuqishëm nga gjykata e Tetovës dhe policia po e kërkon për ta burgosur.
“Mua më ka ardhur një fletarrestim për orën policore pse kamë dalë kur ka qenë në atë kohë. Si të gjithë të tjerët që kanë dalë për një arsye, të shkojnë në market, edhe unë kam dalë për një arsye. Më kanë zënë, edhe as nuk paguhet më këste, as nuk mund ta ul çmimin ta bësh më poshtë. E gjitha është se duhet ta paguaj 2 mijë euro, a si ta paguaj, pa punë pa asgjë, është a pa logjikshme”.
Qytetari thotë se nuk ka shkuar në gjykatë pasi kur janë zhvilluar seancat nuk ka qenë në Maqedoni.



