Një prind shqiptar nga Maqedonia e Veriut punon në Gjermani dhe dëshiron të marrë familjen aty ku jeton – dëshira më normale, kthehet në një odise që zgjat me vite, edhe për shkak të disa grackave, ku bien familjarët. Fillimi ishte premtues për 40 vjeçarin G.I nga Maqedonia e Veriut, i cili erdhi të punojë si shofer në Gjermani. Para dy vitesh ai la vendlindjen, ku kishte një jetesë pak a shumë të mirë, për një arsye që ta thonë shumë prindër shqiptarë sot: Të ardhmen e fëmijëve. Zhgënjimi ishte i madh, kur vajzës së madhe, që donte të regjistrohej…
Author: Hamdi Kumanova
Partia maqedonase në pushtet LSDM përmes një njoftimi shrpehet se politikat ekonomike që i ndërmerr Qeveria e udhëheqhur nga LSDM japin rezultate reale. “Edhe në kohë krize shëndetësore dhe ekonomike, nuk ndalet rritja e pagave në shtet. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto për një i punësuar është 29.943 denarë”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë me këtë është premtuar edhe një premtim i dhënë ku paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë. “Qeveria e re e LSDM-së bëri rritjen historike të pagës minimale, ndërsa më pas vijon rritja e pensioneve. Këto të…
Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në intervistë për Kanal 5 theksoi se prioriteti është që në kuvend të miratohen sa më shumë ligje që do të thotë standard më të madh jetësor. “Këtë e dëshmuam me pagën minimale që ndodhet në procexurë kuvendare dhe po ashtu edhe me Ligjin për pensione për shkak se po bëhen negociata me palët”, theksoi Llukarevska. Sa i përket kërkesës për zgjedhje parlamentare, Llukarevska tha se nuk është koha për zgjedhje, por zgjidhjen e krizave dhe avancimin e standardit. “Obligimi ynë është që të zgjedhim çështjet në kuvend, të miratojmë ligje që rrisin standardin jetësor.…
Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se kanë pasur aksion të përforcuar për të gjobitur shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë. Gjatë aksionit janë shqiptuar 149 gjoba prej të cilave 8 kanë qenë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe vetëm 1 automjet është regjistuar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas vendit se ku janë hasur këto tejkalime të shpejtësisë nga policia, 66 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 83 të tjerët në autostradë. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do…
Komuniteti hebre kërkon nga Maqedonia të ndërmerr masa kundër atyre që kanë përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj grupit religjioz Lev Tahor që ndodhet në Maqedoni. “Një grup i vogël i nxitësve me deklaratat se hoteli duhet të gjithë me hebrenjtë shkakton frikë dhe shqetësim te hebrenjtë në Maqedoninë e Veriut. Hebrenjtë në Maqedoni asnjëherë nuk janë ballafaquar me një antisemitizëm, ksenofobi dhe gjuhë të urrejtjes që mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme”, reagojnë nga Komuniteti hebre në Maqedoni. Kujtojmë se anëtarët e Lev Tahor në Maqedoni ndodhen 17 ditë, dhe kanë qëndruar në Kumanovë, Shkup dhe më pas në Ohër.…
Sot (22.02.2022) delegacion i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme i udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski, së bashku me sekretaren shtetërore Magdalena Nestorovska mori pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të iniciativës ”Platforma për koordinim të përbashkët” e cila po mbahet në Vjenë, Republika e Austrisë, në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë në temën ”Mekanizmi rajonal për kthim, partneritete për kthim”, në të cilin marrin pjesë ministrat e punëve të brendshme të vendeve të UE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. ”Kur bëhet fjalë për migrimin ilegal, rajoni, përkatësisht vendet përgjatë rutës ballafaqohen me të njëjtat…
Më datën 22.02.2022 në ora 11:50 minuta në blv “Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Hetime pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.I. (52) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vjetëve e tre muajve për kryerjen e edy vbeprave penale sipas nenit 297 të Kodit Penal. Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në dhjetor të vitit të kaluar ishte 29.943 denarë, që është një rritje prej 5.8 për qind në krahasim me dhjetor 2020. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritja ka ardhur kryesisht nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Transport dhe magazinim me 13.1 përqind, ndërtimtari me 12.6 përqind dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 12.1 përqind. Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët e mëposhtëm: Aktivitetet e…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që pensionet të jepen nga 24 shkurti – e enjte. Ndarja e pensioneve tashmë siç është bërë praktikë, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e Kovid-19, do të ndahen në katër grupe, transmeton TV21. grupi i parë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 24 shkurt – e enjte. grupi i dytë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë – 14.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 25 shkurt – e premte. grupi i tretë – pensionet në lartësi prej 14.001…
Presidenti Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për integritetin territorial të Ukrainës. “Një rend i bazuar në të drejtën ndërkombëtare është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare, parimet e të cilave duhet të respektohen. Shkelja e rëndë e ligjit ndërkombëtar është një kërcënim për qytetërimin. Shpreh mbështetje të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar në “Twitter” Pendarovski.
Në Tetovë u mbajt protestë kundër hapjes së një kazinoje të re. Nga Lëvizja Antibixhoz kërkojnë nga Qeveria ndalimin e hapjes së kazinosë por edhe mbylljen e gjitha të tjerave. “Kërkojmë mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. I bëjmë thirrje kryetarit të shtetit, z.Stevo Pendarovski që urgjentisht të thirr takim me të gjithë liderët e partive politike dhe lëvizjen Antibixhoz për zgjedhjen e kësaj problematike”, tha Jushi Emrullai, Lëvizja Anti-bixhoz.
Në periudhën në vijim duhet të presim se do të stabilizohet situata epidemiologjike në shtet. tashmë ndodhemi në atë kurbën në rënie të gjendjes epidemiologjike, theksoi zëdhënësi i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zllate Mehmedoviq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Ai paraprakisht në konferencë për shtyp i kumtoi dy masat e reja të cilat i propozoi Komisioni pas takimit të mbajtur, ndërkaq kanë të bëjnë me heqjen e testit të detyrueshëm PCR apo vërtetimit për sëmundje të kaluar apo vaksinim gjatë daljes nga vendi dhe të lirimit nga puna të grave shtatzëna. Lidhur me atë nëse duhet të ketë…

