Banorët e vendbanimit Bukoviq kanë paralajmëruar të premten protesta kundër EVN-së. “Te nderuar banore te fshatit Bukoviq dhe te gjithe ju ndjekes te faqes tone, me siguri jeni te informuar se me 25 shkurt do te protestohet kunder EVN, pas shum kerkesave nga ana e banoreve qe te merret ma me seriozitet protesta edhe ne po e shkruajme kete apel qe sa me masovikisht ti bashkangjitemi Protestes, mos rim ne shtepi edhe tpresim qe te ndryshohet gjendja jone, ju lutemi ta shperndani kete postim qe te informohen sa me shum njerz dhe ti therasim te gjithe ata qe i njohim…
Author: Hamdi Kumanova
MINISTRI RAMA: QËLLIMI ËSHTË TË PËRMIRËSOJMË JETËN E QYTETARËVE TË DY SHTETEVE Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski paralajmëroi sot se, kah mesi i muajit mars do të shpallet thirrje e tretë në vlerë prej 3 milionë euro, për projekte për bashkëpunim ndërkufitare me Kosovën. Milevski, para mbledhjes me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Rama, u bëri thirrje të gjitha komunave, organizatave joqeveritare, gjitha institucioneve që kanë mundësi të aplikojnë t’i përgatisin projektet e tyre në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit përmes rajonit ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe…
Pasi nuk mundën të gjenë qetësi në Kumanovë dhe në Shkup, anëtarët e grupit Lev Tahor janë vendosur në Ohër. Marjan Ivanovski, pronar i objektit ku janë vendosur anëtarët e grupit thotë se është i befasuar nga reagimet e qytetarëve. “Nuk shoh asnjë problem apo dhunë. Njerëzit kanë frikë nga ne. Kanë dy ditë që janë këtu dhe nuk kanë dalë. Ata nuk dalin nga dhoma, kanë frikë se popullata do t’i dëmtojë”, tha Ivanovski. Më tepër në lajmet e orës 15:00 dhe 18:30 në TV21.
“Të gjitha çështjet rreth pozitës së bashkësive etnike, grupeve dhe të ngjashme janë çështje të secilit shtet. Ndonjë shtet mund të sugjerojë çfarëdo qoftë, por çështja varet nga vetë ne, nga vendimi ynë. Domethënë ne kemi mekanizma për këtë, nëse fillohet iniciativë për ndryshim të Kushtetutës, ai duhet të jetë vendimi im”. Këtë e deklaroi sot akademik Vllado Kambovski para Kuvendit Vjetor të ASHAM, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesës së Sofjes për futje të bullgarëve në Kushtetutë. Kambovski këtë nuk e vlerëson si përzierje në punët e brendshme të vendit, sepse, siç tha, këtu askush nuk…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, pas çka do të vlerësohet se çfarë ndihme mund t’i ofrojë Maqedonia e Veriut Ukrainës, përcjell TV21. Këtë sot e paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. “RMV ka ndihmuar në disa raste në situata të ngjashme dhe sigurisht që ne do të ofrojmë ndihmë. Kryeministri Kovaçevski sot do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal dhe një nga temat do të jetë pikërisht kjo, për llojin e ndihmës që mund të ofrojmë”, tha mes tjerash Arsovski.
Për të tretin vit radhazi Maqedonia e Veriut është pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”, që financohet nga Qeveria e Mbretërisë së bashkuar dhe ka për qëllim të zhvillojë mendimin kritik, aftësitë digjitale të kodimit te nxënësit nga mosha 10-15 vjeçare. Në kuadër të programit organizohen trajnime për mësuesit mbi zbatimin e tij, por edhe gara për nxënësit në nivel shtetëror dhe më pas rajonal, ku ata prezantojnë njohuritë e marra duke krijuar një projekt për të kapërcyer një sfidë të caktuar të jetës së përditshme, duke aplikuar pajisjen koduese: microbit. Në garën e nxënësve në këtë vit shkollor,…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 184 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e dy masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, njëzet e dy sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve. Poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për shoferë fillestarë, tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe dyzet e gjashtë gjoba për parkim jo të rregullt…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në TV 24 u shpreh se gjendja në Ukrainë nga dita në ditë është më e pasigurt dhe për këtë duhet të jenë të shqetësuar edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. “Duhet të jemi të shqetësuar për gjendjen në Ukrainë. Ka shumë skenarë të ndryshëm dhe sanksionet do të kenë ndikim”, tha Dimitrov. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme presidenti Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për integritetin territorial të Ukrainës. “Një rend i bazuar në të drejtën ndërkombëtare është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare, parimet e të cilave duhet të respektohen. Shkelja e…
Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka konfirmuar sulmet kibernetike në disa banka në vendin tonë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira në këtë rast. “Sektori për krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë Ministrisë së Brendshme është në komunikim me institucionet kompetente për të dhënë më shumë informacion dhe të dhëna për sulmet DDoS në faqet e internetit të bankave në vendin tonë”, thonë nga MPB për TV21.
Kryeministri bullgar, Kirill Petkov pas takimit me shtetasit bullgare nga Maqedonia u shpreh se të drejtat e bullgarëve në Maqedoni janë prioritet i madh për qeverinë bullgare. Ai tha se për ata, por edhe për palën bullgare dhe nga Maqedonia, është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së3 Përafqësuesit e bullgarëve nga Maqedonia kanë deklaruar se besojnë se me qasjen e re nga qeveria bullgare, janë të bindur se do të tejkalohen çështjet me dialog. Kujtojmë se Bullgaria kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RVM-së në mënyrë që të lirohet procesi eurointegrues i vendit.
Dje në ora 11:40, 73-vjeçarja S.A. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09.00 në objektin ku banon në rrugën “Beliçica” në Gostivar, ka qenë e sulmuar fizikisht nga fqinji i saj H.A. (57), po ashtu nga Gostivari, dhe rasti është sqaruar plotësisht, kurse ndaj sulmuesit H.A. është përgatitur një parashtresë përkatëse.
Mbrëmjën e djeshme për një kohë të shkurtër është rënduar ose bllokuar qasja derit tek web faqja e Bankës Popullore dhe web faqet e disa bankave tjera vendase, konfirmuan nga Banka Popullore, përcjell TV21. Kjo sipas Bankës Populore ka ndodhur pas sulmit të hakerëve, të ashtuquajturit sulm DDoS, ndërkaq nga BP theksojnë se problemet janë evituar për kohë të shkurtër dhe sigurojnë se mbrojtja e të dhënave nuk është dëmtuar. “DDoS është një sulm në faqet e internetit, në të cilin një numër i madh klientësh fiktive nga lokacione të ndryshme pretendojnë se duan informacion nga faqja, për shkak të…

