Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Utrinski Brifing” tha se nuk janë të mundshme sanksione të mëdha financiare kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. “Informacionet e mia thonë se një pjesë e mirë e operacioneve financohen me bitcoin, sanksione më të mëdha nuk janë të mundshme”, tha kreu i shtetit. Pendarovski shtoi se Rusia ka në dispozicion 500 miliardë dollarë për operacionin në Ukrainë. “Putini e ka planifikuar këtë ndërhyrje shumë kohë më parë. Vlerësimet se Putin synon të pushtojë në mënyrë specifike Ukrainën datojnë 5 muaj më parë”, tha ai. Pendarovski beson se nuk do të ketë destabilizim në Malin…

Lexo më Shumë

Sot, më datë 25 shkurt 2022 do të mbahet aksion i qetë në shenjë mbështetje për popullin ukrainas dhe shtetit në luftën kundër sulmit rus në Ukrainë. Aksioni do të fillojë në ora 14:30 në qendrën e Shkupit – Sheshi “Maqedonia” në drejtim të Ambasadës së Rusisë në Shkup, transmeton TV21. Aktiviteti organizohet nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, 4.922 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, që është katërfishuar në krahasim me vitin e kaluar 2020 kur numri i tyre ishte 1.230. Të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azil (EUAA) tregojnë një trend të përgjithshëm të rritjes së numrit të azilkërkuesve, si para pandemisë, por Maqedonia është vënë në dukje si një nga vendet ku ka rritje drastike të numrit. Nëse në vitin 2020 në vendet evropiane kishte 1.230 azilkërkues, tani numri ka arritur në 4.922 kërkesa të dorëzuara nga qytetarët e Maqedonisë. Nga…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2021 me sukses e ka zbatuar programin e saj të pasur shkencor dhe artistik me çka janë rrumbullakuar 68 projekte shkencore dhe artistike kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme, tha në Kuvendin e rregullt vjetor të ASHAM-it, kryetari i saj, akademiku Lupço Kocarev. Nga aktivitetet e shumta që ka organizuar ASHAM-i ai ka përmendur dy me rëndësi të veçantë për shtetin- shënimi i 30 vjetorit të pavarësisë me konferencën “Shteti bashkëkohor maqedonas- dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të saj 1941 – 1991/1991 – 2021” dhe tubimi…

Lexo më Shumë

Arrestohet personi i cili dyshohet se dje rreth orës 21:15 në bulevardin “Boris Trajkovski” ka plaçkitur një barnatore, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë i njëjti është arretuar rreth orës 21:40 në rrugën “Hristo Tatarqev” në Shkup. “Ai dyshohet se rreth orës 21:15 në një barnatore në Blv. Boris Trajkovski, ka përdorur forcë ndaj punonjësit dhe ka tentuar t’i marrë para nga qarkullimi ditore. F.M. është ndaluar në stacionin policor dhe i janë konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me krimin”, thuhet mes tjerash në njoftimin MPB-së.

Lexo më Shumë

TV21 mëson se rreth 60 automjete të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik mëngjesin e sotëm janë dërguar nga policia për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa si rrjedhojë disa linja janë ndërprerë. Në linjën me numër 67, me relacion Qendra e Transportit-Zelenikovë tashmë dy orë nuk ka qarkulluar asnjë autobus. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Qendra për Thirrje pranë NQP-së, nga ku thonë se kjo linjë qarkullon me vetëm një automjet.

Lexo më Shumë

Pasi nuk siguruan strehim në Kumanovë dhe në Shkup, anëtarët e grupit Lev Tahor janë vendosur në Ohër. Tërë kjo lëvizje nga një vend në tjetrin vjen pasi banorët përreth ku vendosen ata, shprehin pakënaqësi. Ngjashëm po ndodh edhe në Ohër kur sot priten protesta. Njëra nga pjesëtarët e grupi Lev Tehor thotë se arsyeja për të cilën janë të padëshiruar, është sepse banorët frikësohen se ky grup kidnapon fëmijë, gjë të cilën e mohojnë nga grupi “Ata janë të frikësuar se do të kidnapojmë fëmijët. Është vështirë të kujdesesh për fëmijët tanë gjatë udhëtimit dhe pse duhet ne të…

Lexo më Shumë

NJPB Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër Z.K. (36) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”. Ai, më datën 29.04.2021, në cilësinë e udhëheqësit në Ekonominë e Pyjeve ”Llopushnik” nga Kërçova, në mënyrë kundërligjore ka lidhur marrëveshje me person juridik, i cili pa kompçensim financiar është dashur të largojë dru të trase të shënuara te vendi i quajtur ”Prostranje Belica” . Nga kontrollimet nga Njësia për Revizion të Brendshëm të Ndërmarrjes Publike ” Pyjet Nacionale” është konstatuar se për marrëveshjen e lidhur nuk është dhënë autorizim nga…

Lexo më Shumë

Dy universitete publike dhe një universitet privat-publik nxjerrin koadro të diplomuar të gjuhës shqipe, përkthimit dhe interpretimit. Alsat vizitoi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Shkup, e para në vend, shkruan Alsat. Përgjegjësi i katedrës Ismet Osmani, vlerëson se kuadrot që nxjerr kjo degë janë të mjaftueshme për nevojat e tregut të punës në vend. “Ne regjistrojmë numër të mjaftueshëm të studentëve, sidomos për nevojat e tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për nevojat e institucioneve këtu. Shembull, në grupin arsimor regjistrojmë 50 studentë, 25 me kuotë shtetërore dhe 25 me vetëfinancim.…

Lexo më Shumë

Vazhdon në “Expo 2020 Dubai” prezantimi i kushteve që Maqedonia e Veriut ofron në hapjen e bizneseve dhe masat si ndihmë shtetërore për investitorët e huaj. Sipas përfaqësuesve të qeverisë, tanimë ekziston një sistem transparent për sa i përket aplikimit të projekteve që kanë të bëjë me investimet e huaja. Edhe vendndodhja gjeografike është më se e volitshme për të depërtuar në tregun europian. “Bazuar në Ligjin tonë për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, ne mbështesim kompanitë në sektorin e prodhimit dhe atë të IT-së me masa të ndryshme që së bashku mund të…

Lexo më Shumë

Sindikatat e Pavarura të Policisë dhe Armatës paralajmëruan protestë paralajmëruese në të cilën do të kërkojnë harmonizimin e pagave sipas ligjit të ri për pagën minimale. Siç informon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev, ndaj kërkesave të dorëzuara adresuar kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, akoma nuk kanë marrë përgjigje. “Do të jetë protestë paralajmëruese pasi akoma presim impuls apo sinjal prej institucioneve të dhëna për të cilat tashmë kemi potencuar se presim të pritemi. Presim se këtë vit, pas rritjes së pagës minimale prej 15.174 denarë në 18.000…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në konferencën për promovimin e Planit të Pestë Nacional të Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur 2021-2023. Në Konferencën, në të cilën morën pjesë drejtori ekzekutiv i Iniciativës Ndërkombëtare, Partneriteti për Qeverisje të Hapur, Sanxhej Praden, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Fani Karanfillova-Panovska dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe organizatave të tjera qytetare, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut, si njëra nga 78-të vendet që ka nënshkruar Deklaratën për Qeverisje të Hapur në…

Lexo më Shumë