Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e vendit, implikimet ekonomike nga thellimi i krizës si dhe masat që i ndërmerr qeveria për t’i amortizuar pasojat nga kriza. “Jemi dëshmitarë të ngjarjeve jo të mira që janë larg nesh dhe që besojmë se asnjëherë nuk do të përsëriten në tokën evropiane. Agresioni rus kundër Ukrainës tashmë mori jetë dhe ne dënojmë. Kjo shkelje e të drejtës ndërkombëtare ëstë rrezik edhe për sigurinë euroatlantike. Edhe një herë theksoj se bashkërisht me aleatët kërkojmë të ndalen veprimet ushtarake. Shekulli 21 duhet të jetë shekull i dialogut dhe jo…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (24.02.2022),në periudhën nga ora 11:00 deri më 16:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 293 këmbësorë, prej të cilëve 253 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit për kalim të këmbësorëve, 33 për kalim në semafor të mbyllur… Poashtu është konstatuar se 77 këmbësorë i kanë shkelur rregullat e trafikut në territorin e SPB Shkup, 47 në territorin e SPB Manastir… Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 146…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në një hotel në Strugë, njoftojnë nga MPB. “Më datë 25.02.2022, rreth orës 14, në Drejtorinë e Policisë së Strugës, është raportuar se në hyrje të objektit të hotelit në rrugën “Partizanska” në Strugë është qëlluar me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga MPB shtojnë se nuk ka persona të plagosur ndërkaq theksojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më datën 24.02.2022, nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë e kanë privuar nga liria A.S. (27) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe terezi dixhitale. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

“Regjimi rus njihet si kërcënimi më i madh i sigurisë”, ka thënë ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk, duke shtuar se ushtria ukrainase nuk do të dorëzohet. Në një vido-fjalim ajo ka kërkuar ndihmë, pasi siç thotë, e kanë të vështirë të mbijetojnë vetë. “Kemi nevojë për ndihmë, ndihmë reale, me armë, ndihmë ekonomike, financiare…kjo çmenduri duhet të ndalet. Ata po bombardojnë qytete dhe fshatra të Ukrainës. Kievi po bombardohet tash dy ditë”, deklaroi Natalia Zadorozhnjuk.

Lexo më Shumë

Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës. Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave. Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e katërt vitin e kaluar në vend janë evidentuar 5015 fëmijë që janë lindur gjallë, që është rritje prej 12,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2021 është 7.186, prej të cilëve 34 janë foshnja të vdekura dhe shënon ulje prej 23,9% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2020. Shtimi natyral është -2.171, gjegjësisht për aq më i vogël është numri i fëmijëve të lindur gjallë nga numri i fëmijëve që kanë lindur të vdekur.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (24.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjazë këtij kontroli janë sanksionuar 211 shoferë, nëntë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 110 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 101 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e…

Lexo më Shumë

Departamenti për Kontrollit të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi kallëzim penal kundër H.A. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit penal dhe kundër D.A. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v të Kodit Penal. I denoncuari i parë H.A., i punësuar në Sekisonin e për Çështje Administrative Kumanovë, në dhjetor 2021 ka pranuar dhe ka miratuar dhënien e patentë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institut të Shëndetit Publik informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2699 testime dhe janë rregjistruar 517 raste të reja me Covid-19. Nga numri i përgjitshëm që janë pozitiv 72 raste janë riinfektime / Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit 9 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 18 shkurt deri 21 shkurt 2022. Ndërkaq ISHP ka regjistruar 1.022 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Ukrainasit që jetojnë dhe punojnë në Maqedoni protestuan sot për të shprehur mbështetjen për të afërmit, miqtë e tyre, të cilët janë të ekspozuar ndaj një sulmi brutal. Le të themi STOP luftërave në shekullin e 21-të. “Le t’i themi STOP Luftës së Tretë Botërore dhe JO vuajtjes që mund të sjellë agresioni që po i ndodh tani popullsisë së pafajshme në Ukrainë në të gjithë Evropën”, njoftuan ata sot para nisjes së protestës.

Lexo më Shumë

?Mënyra: Online ? Kohëzgjatja: 9 – 14 Mars 2022 ? Regjistrimi: 24 Shkurt – 06 Mars 2022 ?Çertifikatë: ✔️ Globalizmi, kriza ekonomike, pandemia Covid19, emigracioni dhe dukuri të tjera bashkëkohore, përveç që paraqesin sfidë për mbarë vendet në botë, për vendet e rajonit të Ballkanit sfida bëhet edhe më e theksuar, duke pasur parasysh diversitetet etnike, fetare, kulturore, sociale e të tjera. Cikli i webinareve ka për qëllim shqyrtimin e konceptit të të drejtave të njeriut në aspektin juridik, politik, social dhe mediatik, si dhe reflektimet në vendet e Ballkanit në përgjithësi, dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kosovës…

Lexo më Shumë