Të gjithë bartësit e funksioneve publike janë nën vëzhgimin e Antikorrupsionit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bën raport nëse dhe cilët bartës të funksioneve publike kanë kryer veprimtari partiake gjatë orarit të punës në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale. Aktivitetet politike në orarin e punës bien ndesh me kodin e etikës së qeverisë. Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se deri më tani kanë konstatuar shkelje, por do të dihen pas publikimit të raportit, shkruan Alsat. “Kemi qenë dëshmitarë të disa situatave kur gjatë punës janë kryer aktivitete partiake, janë përdorur vetura zyrtare e kështu me radhë……
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i PSDH-së, Menduh Thaçi pas mbajtjes së mbledhjes së Kuvendi Qendror të partisë tha se do të zgjidhet Këshill për organizimin e kongresit të partisë për vitin 2022, përcjell TV21. Thaçi tha se partia tash e sa vite përballet me vështirësi, por që kanë vendosur që të qëndrojnë në skenën politike. “Partia Demokratike Shqiptare tashmë disa vite po ballafaqohet me vështirësi të mëdha që sjellin buzë situatës së ekzistencës të kësaj partie. Ne vendosëm sot që të vazhdojmë të qëndrojmë, jemi të dobët, të paaftë si të tjerët të rrejmë, të mashtrojmë, të gënjejmë. Por besoj që me këto…
Nuk do të ketë restrikcione të energjisë elektrike, ndërsa shtrenjtimi nuk do të jetë siç po ndjellin frikë disa tek qytetarët, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në një intervistë për MIA. Bytyqi thotë se nuk dëshiron të futet në parashikimet se sa do të shtrenjtohet energjia elektrike pas 1 janarit, por potencon se si Qeveri kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të sigurohet shtrenjtimi eventual të mos të jetë siç paralajmërojnë disa. “E di sigurt një punë që do të ndodhë, ndërsa kjo është se për qytetarët do të sigurojmë energji elektrike mjaftueshëm, jo…
Pas shumë paralajmërimeve se do të rikonstruohet autostrada Tetovë-Gostivar, e cila është në gjendje të mjerueshme, pasi që vite me radhë nuk është bërë asnjë intervenim, qeveria ende nuk ka afat të saktë se kur mundet të fillohet me punë. Deri më tash paralajmërimet kanë qenë se krahas rikonstruimit do të ketë edhe zgjerim të korsive por ende nuk në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete. Kjo autostradë kohëve të fundit është lënë pas dore dhe nuk është bërë asnjë rikonstruim rreth mirëmbajtjes dhe në disa vende shpejtësia maksimale e lejuar është 60 dhe 80 kilometra në orë, edhe pse…
Rritja më e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike e vendit është e mundur nëse rritet potenciali për rritje, e kjo mund të arrihet vetëm përmes politikave strukturore që do të ndikojnë pozitivisht në tre faktorët mbi të cilët varet rritja afatgjate – puna, vëllimi fizik i kapitalit dhe produktiviteti, theksoi në intervistë për “Kapital” guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. Sipas saj, pavarësisht sfidave që lidhen me Kovid-19, reformat strukturore nuk duhet të lihen anash, gjegjësisht procesi i heqjes së barrierave strukturore duhet të bëhet në vazhdimësi. “Sipas të dhënave më të fundit të qasshme, produktiviteti jonë është vetëm rreth…
Avokati i Sasho Mijallkov, Xvonko Davidoviq sot tha se kanë dërguar letër deri tek përfaqësia diplomatike e Izraelit për rajonin, ku kërkohet që të deklarohen në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan TV21. Pala mbrojtëse kërkon sqarime në lidhje me pretendimet e Gjykatës Penale për lidhje të Mijallkovit me shërbimet sekrete izraelite. “Arsyeja se përse jemi drejtuar deri tek ambasadori i Izraelit është se vendimin e Gjykatës Penale qëndron se ekziston rrezik për arratisje sepse Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete…
“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ndërsa shtrenjtimi nuk do të jetë siç po ndjellin frikë disa tek qytetarët”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në një intervistë. Bytyqi thotë se nuk dëshiron të futet në parashikimet se sa do të shtrenjtohet energjia elektrike pas 1 janarit, por potencon se si Qeveri kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të sigurohet shtrenjtimi eventual të mos të jetë siç paralajmërojnë disa. “E di sigurt një punë që do të ndodhë, ndërsa kjo është se për qytetarët do të sigurojmë energji elektrike mjaftueshëm, jo vetëm në…
Diaspora gjatë vitit 2020 në vendin tonë ka dërguar 361 milionë euro, që paraqet rreth 3.4 për qind e BPV-së së vendit, por gjithsesi vendi jonë ka më pak remitenca në krahasim me vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të Eurostat-it grantet personale nga jashtë për Serbinë janë rreth 7.2 për qind e BPV-së. , në Bosnje dhe Hercegovinë – 9,3%, në Shqipëri – 9,8%, në Mal të Zi – 12,5% dhe në Kosovë – 18,5% të BPV-së. Dhe në shifra absolute kemi grantet më të vogla nga diaspora, krahasuar me gjithë rajonin. Fluksi më i madh i fondeve…
Krishtlindja është simbol i përjetshëm i shpresës sonë, se Zoti është me ne dhe se me besim mund të kapërcehen tundimet më të vështira, porositi kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev. Në një postim në Fejsbuk, ai u bën thirrje besimtarëve që të pranojnë mesazhet e festës dhe t’i shtrijnë dorën atij që ka nevojë. “Ju bëj thirrje të pranoni mesazhet e festës dhe t’i jepni dorën kujtdo që ka nevojë për ndihmë, të dhuroni dashuri të pakushtëzuar, të mos harrojmë bamirësinë, buzëqeshjen dhe gëzimin, sepse vetëm kështu jemi të dobishëm për shoqërinë tonë, për shtetin tonë. Pjesëtarëve të kishës katolike,…
Hamzi Ibraimi Qifti i Blerim Latifi është si puna e letrës së tualetit kush ka nevoj e përdor dhe e hudh. Janë një përdorimsh, por ky nuk ka faj që del e fol keq për Shkupin Dardan. Por kan faj këta që jan të ardhur në Shkup e që ftojnë kësi lloj “intelektualësht e filozof” që as vet nuk e dijn se çka janë; sepse janë nga fryn era nuk e dijn as vet a jan me Përndimin apo me Lindjen. Nuk e dijn nga e kan Kiblen nga Mekja apo Vatikani, kush ju keshirat për at bëjnë darsëm (lehin)…
Prej 20 tetorit që kur hyri në funksion stacioni bazë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë, Diaspora jonë në Austri pajiset me dokumente të reja udhëtimi me procedurë të shkurtuar, e cila tani nuk zgjat më shumë se një muaj. Siç kumton MPJ-ja, deri më tani 330 shtetas tanë u fotografuan, 200 prej të cilëve tashmë i kanë marrë pasaportat e reja biometrike. Sipas ambasadorit, Nenad Kolev me procedurën e re për lëshim mobil të pasaportave, u zhdukën radhët e gjata të shtetasve tanë të cilët prisnin para Ambasadës. “Diaspora në Austri e përshëndeti vendosjen e stacionit bazë…
Mbrëmë (24.12.2021) zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në rr. Bosnja dhe Hercegovina në Shkup ka ndaluar shtetasin A.O. (37) nga Gostivari. Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine. Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako. Shtetasi A.O. është privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme në ZPP-në kompetente Shkup do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal për vepërn penale nga neni 215, ndërsa droga është konfiskuar.

