Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni dënojnë sulmin rus ndaj Ukrainës duke thënë se kjo krizë do të ketë pasoja ekonomike, kurse përjashtojnë mundësinë që kriza të transferohet në rajon.
Qytetarët me vëmendje janë duke I ndjekur zhvillimet luftarake Ukrainë – Rusi duke e konsideruar të njëjtën si agresion rus ndaj një vendi të pavarur dhe sovran, por edhe si thonë “një lojë e madhe me implikime gjeopolitike botërore”.
“Do të zgjasë një 10 – 15 ditë, Zelenski do të mposhtet, Rusia do të vendos qeveri marionete”
“Mendoj që do ketë bisedime dhe do qetësohet gjendja e luftës, besoj që lufta nuk do të shpërndahet në shtetet e tjera”
“Kjo është e planifikuar e gjitha, kjo është politika, nuk ju besoj edhe aq, nuk e di ç`ka të ju them, kjo është e gjitha”
“Ç`ka është e shkrujtme, ajo do të ndodh.. Inshaallah, mos ndodh lufta se d.m.th pa luftë nuk mundemi, por me lufte ende më keq”
Të anketuarit nga Klan M, përvec impaktit ekonomik, nuk besojnë se kriza ushtarake mund të transferohet në rajon.
“Në vendin tonë nuk do të ndodh asgjë, por do ta përjetojmë ekonomikisht, derivatet, produktet ushqimore, të gjitha do të shtrenjtohen, gjithashtu gruri, grurin e marrim prej Serbisë dhe Ukrainës, rryma elektrike, nafta, ngase nuk kemi asgjë tonën”
“A për këndej në Ballkan, nuk e besoj se mundet me ndodh diçka. S`ma merr mendja se mundet me u bë diçka”
“Luhet një lojë në mes këtyre që janë në Unionin Europian me Rusinë, ama Inshallah nuk bëhet ajo që mendojnë ata, që të shpartallohet Ballkani, atë mendim e kanë ata”.
Gjatë së Premtes, me rastin e protestës së shoqatave ukrainase, shumë qytetarë të Shkupit kanë shprehur mbështetje duke dënuar, sic u tha, agresionin rus në Ukrainë./KlanMacedonia



