Author: Hamdi Kumanova

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka dërguar urim peshkopit dhe ekzarkut apostolik të Shkupit në Maqedoni Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik në Republikën e Maqedonisë, duke i uruar për festën e lindjes së Krishtit dhe të gjithë krishterëve që e festojnë sipas kalendarit gregorian. “Krishtlindja është festa më e ndritshme për çdo të krishterë, sepse simbolika e kësaj feste është në lindjen e re dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Lajmi festiv i lindjes së Krishtit le të mbushë çdo shtëpi me gëzim, paqe dhe qetësi, dhe zemrën e çdo besimtari me…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot mban Kuvendin Qendror, pas zgjedhjeve lokale të tetorit. Në kuvendin partiak do të analizohen rezultatet e zgjedhjeve lokale, koalicionimet si dhe procesi i ristrukturimit partiak. Në kuadër të kuvendit do të diskutohen edhe dorëheqje dhe shpërndarja e degëve partiake. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arben Taravari ditë më parë paralajmëroi dorëheqjen nga posti i tij. Ai theksoi se nevojiten kuadro të reja në parti të cilët mund të kontribuojnë në ASH. “Personalisht mendoj se sekretari i Përgjithshëm i partisë duhet të zgjidhet një kuadër më ri dhe që ka më shumë kohë. Unë me siguri…

Lexo më Shumë

Forumi Arsimor i të Rinjve (FAR) ka publikuar së fundmi një hulumtim mbi sfidat dhe nevojat e të rinjve sipas rajoneve planifikuese në vend. Sipas hulumtimit, 19 për qind e të rinjve në vendin tonë mendojnë se cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar, ndërsa tetë për qind mendojnë se gjendja është përkeqësuar shumë. Hulumtimi i FAR, ka treguar se më të kënaqur janë të rinjtë të cilët jetojnë në qytete të mëdha me nga 50.000 e më shumë banor në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në qytete nga 1.011 deri në 5.000 banor. Autorja e anketës Natasha…

Lexo më Shumë

Diaspora gjatë vitit 2020 në vendin tonë ka dërguar 361 milionë euro, që paraqet rreth 3.4 për qind e BPV-së së vendit, por gjithsesi vendi jonë ka më pak remitenca në krahasim me vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të Eurostat-it grantet personale nga jashtë për Serbinë janë rreth 7.2 për qind e BPV-së. , në Bosnje dhe Hercegovinë – 9,3%, në Shqipëri – 9,8%, në Mal të Zi – 12,5% dhe në Kosovë – 18,5% të BPV-së. Dhe në shifra absolute kemi grantet më të vogla nga diaspora, krahasuar me gjithë rajonin. Fluksi më i madh i fondeve…

Lexo më Shumë

Gostivari është shpallur Komuna më transparente .Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune Arben Taravari i cili në të njëjtën kohë e ka quajtur edhe fitorja e Parë e Komunës së Gostivarit në mandatin e ri! informon Tetovasot. Sipas Taravarit ,Komuna e Gostivarit rezulton si komuna më transparente urbane e udhëhequr nga një kryetar shqiptar në hulumtimin e USAID për vlerësimin e qeverisjes së mirë në njësitë e vetqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indeksit të hapjes.

Lexo më Shumë

Ministri Evropian për Çështje Evropiane Klement Bon u kërkoi zyrtarëve të lartë bullgarë gjatë takimeve në Sofje që të heqin sa më parë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Bon u angazhua që të jepej për një datë specifike duke shprehur bindjen se negociatat duhet të hapeshin dhe vijonin, pavarësisht vështirësive. Franca i ka kerkuar Bullgarisë që të heqë sa më parë veton ndaj Shkupit për ti hapur rrugën negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kërkesa ju paraqit në Sofje presidentit Radev dhe kryeministrit Petkov nga ministri francez për Evropën Clement Bonn. Clement Bon u angazhua që të jepej për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në venkalimin kufitar “Tabanoc” janë kapur tre shoferë të autobusëve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionet e nevojshme për shoferë. Nga MPB shtojnë se personat në fjalë i janë dorëzuar Drejtorisë së Doganave për procedurë të mëtejshme. “Në autobusin e një kompanie transporti nga Tetova është konstatuar se shoferi SH.A.(56) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore. Gjatë kontrollit të autobusin të një kompanie transporti nga Danimarka është konstatuar se njëri shofer B.Sh.(36) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore, ndërsa shoferi tjetër B.S. (42) nga Tetova nuk ka…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit ka vlerësuar gabimisht se garancia e ofruar e Sasho Mijallkov nuk do ta sigurojë në rrjedhën e mëtejmë të procedurës – ky është konkludimi kryesor i sqarimit të Apelit, me vendim të së cilit, të nënshkruar nga gjykatësit Enver Bexheti i Gjrko Ristov, këtë javë iu hoq paraburgimi ish drejtorit të DSK-së. Në sqarimin prej dhjetëra faqesh, gjykatësit në pjesën më të madhe janë ndalur në garancën e ofruar në vlerë prej 11 milionë euro, e cila përfshin banesa, objekte afariste, apartamente hotelerike, pompa të benzinës dhe toka. Më pas, duke fol për vendimit e Gjykatës…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë krahasuar me ligjin e vitit 2011, për legalizimin me një euro. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, në emisionin “360 gradë” siguron se Ligji është përgatitur duke dëgjuar zërin e palëve të prekura, shkruan Alsat. Boçvarski pretendon se të gjithë ata që kanë ndërtime pa leje, dhe nuk do të aplikojnë për legalizim pas gjashtë muajsh do t’i nënshtrohen shembjes. “Menjëherë pas përfundimit të këtij ligji, gjegjësisht pas përfshirjes që do të ndodhë me këtë ligj dhe kërkesave që do të parashtrohen, procedurat që do të zhvillohen…gjithçka…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se tashmë ka pranuar dozën e tretë të vaksinës për mbrojtje nga koronavirusi. “Të nderuar miq, sot e kam marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid19. Ju ftoj ju që ende sjeni vaksinuar të mos hezitoni dhe të vaksinoheni që nesër!”, ka shkruar Osmani.

Lexo më Shumë

Një 36-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Vinicës pasi njëjti duke kërcënuar punëtorët e bastores, ka kryer grabitje në të. “Më datë 22.12.2021 në ora 20.40 në Vinicë, policët nga DPB Vinicë kanë arrestuar N.J.(36) nga Vinica. Ai dyshohet se më datë 20.12.2021 duke kërcënuar të punësuarit ka marrë para nga një bastore në Vinicë. Ai është mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe në bisedë zyrtare ka pranuar se ka kryer veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në statistikën e sotme të të vdekurve nga Kovid-19 është regjistruar edhe një fëmijë 1-vjeçar i cili ka vdekur më 29.11.2021. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, bëhet fjalë për fëmijë që qëndronte në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir. Gjithashtu thuhet se për një kohë të shkurtër ka qenë i shtrirë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, për shkak të komplikimeve që lidhen me sëmundjet si: Osteochondrodysplasia, Epilepsi, Hidrocefalus, Malnutricia dhe Dilataciona kardiomiopatia. “Në ditën e fundit të hospitalizimit, fëmija është hospitalizuar…

Lexo më Shumë