Author: Hamdi Kumanova

Megjithëse COVID-19 konsiderohet një sëmundje që prek kryesisht mushkëritë, ai mund të dëmtojë shumë organe të tjera, duke përfshirë zemrën, veshkat, mëlçinë, pankreasin dhe trurin, tha për “Lokalno” epidemiologu Dragan Danillovski. “Disa të rritur dhe fëmijë përjetojnë sindromën inflamatore multisistemike pas transfuzionit”, tha Danillovski. Mundësia e shfaqjes së sindromës post-covid, në përgjithësi, thotë Danilloski, është drejtpërdrejt proporcionale me ashpërsinë e COVID-19. “Fakti që vaksinat zvogëlojnë gjasat për simptoma të rënda, nëse ndodh infeksioni, do të thotë që gjasat për sindromën post-COVID-19 janë gjithashtu të reduktuara. Ata që u infektuanme COVID-19, krahasuar me ata që nuk u infektuan, në përgjithësi, kishin…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Srxhan Kerim, ka komentuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kerim tha se vendosja e sanksioneve ekonomike të shpallura nga vendet perëndimore nuk do të mjaftonte për shkak se sanksionet janë selektive dhe shtoi se gjithçka është dashur të zgjidhet me diplomaci. “Ishte e nevojshme të gjendej një mënyrë për të arritur një marrëveshje mes Rusisë dhe Perëndimit përmes diplomacisë, sepse ata po negocionin. Ukraina është tani një viktimë kolaterale dhe do të paguajë faturën e plotë. Është vërtet tragjike”, tha Kerim për “Dnevnik.hr”. Për sa i përket pozicionit…

Lexo më Shumë

Serbia dhe Maqedonia e Veriut për 30% e kanë tejkaluar shkëmbimin e ndërsjellë tregtar në vitin 2021, krahas pandemisë dhe kufizimeve të ndryshme në komunikacion, duke arritur shifrën rekorde një miliardë e 120 milionë euro. Me zhvillimin e iniciatëvës “Ballkani i hapur”, në të cilën përveç Beogradit dhe Shkupit merr pjesë edhe Tirana, pritet rritje edhe më e madhe. “Jemi të bindur se me zbatimin dhe ringjalljen e mëtejshme të iniciativës “Ballkani i Hapur” që e shohim si mundësi të madhe për rajonin, shkëmbimi ynë ekonomik dhe tregtar dob të vazhdojë të rritet. Për ne, “Ballkani i Hapur” për nga…

Lexo më Shumë

Bytyçi: Nëse Rusia vendos sundimin e saj në Serbi, Republikën Srpska dhe Mal të Zi, atëherë është e sigurt se do të kishte një agresion të ri kundër Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut“NATO-ja duhet të bëhet instrumenti i mbrojtjes së Ballkanit, Evropës Lindore dhe Juglindore” Lufta në mes Rusë dhe Ukrainës tashmë ka nisur, ku vetëm në ditën e parë u shënuan 137 viktima, pasi presidenti rus, Vladmiri Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, që sipas tyre do të kenë “pasoja masive dhe të rënda”. Po ashtu, sanksione ndaj shtetit rus…

Lexo më Shumë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) kumtoi se vendosmëria e saj në kërkesën për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë, rezultoi me 90 vota “pro” dhe asnjë kundër, që Kuvendi t’i miratojë Propozim-ndryshimet për plotësimin e Ligjit për pagë minimale dhe ato sot të publikohen në Gazetën zyrtare. Nga LSM u janë falënderuar para se gjithash punëtorëve, të cilët i kanë pasur mbështetje dhe kanë dalë në protestë më 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe e kanë dërguar mesazhin deri te të gjithë faktorët se pagat duhet të rriten. Potencoi se deri te partnerët socialë tashmë kemi dërguar…

Lexo më Shumë

Këshilli për Etikë i Medias në Maqedoni dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, pas fillimit të luftimeve në Ukrainë, u bëjnë thirrje mediave që të informojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm maksimal, pa kontribuar në përhapjen e spekulimeve dhe të pavërtetave në opinion, përcjell Nistori. Presim që media t’i përmbahet rreptësisht Kodit të Gazetarëve, objektivitet dhe verifikimin maksimal të burimeve dhe informacionet e vendosura në rrjetet sociale të përdoren me kujdes të veçantë. Kujtojmë se media në asnjë rast nuk duhet të keqpërdor për të përhapur gjuhë radikale dhe nxitëse, triumfalizëm ushtarak dhe gjuhë urrejtjeje. Rekomandojmë redaktorët që të kenë kujdes të…

Lexo më Shumë

Niveli adekuat i rezervave devizore mundëson hapësirë të mjaftueshme për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm devizor në ekonominë vendore, ndërsa denari dhe sistemi financiar do të mbeten stabil. Ministria e Financave dhe Banka Popullore (BP) syhapur i ndjekin situatat, me çka me kohë shkëmbehen informacionet dhe do të reagohet në mënyrë adekuate për ngjarjet, secila në kuadër të kompetencave të mandatit të saj. Kjo ishte theksuar në takimin e sotëm ndërmjet guvernatores Anita Angellovska – Bezhoska dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në të cilin u bisedua për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, efektet ndaj ekonomisë globale, si dhe pritjet për ekonominë…

Lexo më Shumë

Për shkak të zhvillmeve në Ukrainë, sot do të mbahet protestë e qetë në shenjë mbështetje për popullin ukrainas dhe shtetit në luftën kundër sulmit rus në Ukrainë. Protesta do të fillojë në ora 14:30 në qendrën e Shkupit – Sheshi “Maqedonia” në drejtim të Ambasadës së Rusisë në Shkup.

Lexo më Shumë

“Sanksionet ndaj Rusisë nuk do të kenë efekt të madh” Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk ka komunikim me ambasadorin e Rusisë në Shkup, por pasi RMV-ja iu është bashkangjit sanksioneve, pret masën reciproke ruse. Ai ka thënë se, sipas informatave të inteligjencës, ka pasur paralajmërime që para pesë muajve se presidenti rus, Vladimir Putin do të hyjë në Ukrainë. Ai, për “Utrinski Brifing” ka thënë se, nëse Putini pushton Ukrainën, pika më e ndjeshme në Ballkanin Perëndimor është Banja Luka. “Nuk kam asnjë komunikim me ambasadorin rus, ndërsa me siguri nuk ka as Qeveria, por, me që si vend…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje është realizuar bastisje në Shkup. Si rezultat është arrestuar A.A.(27) nga Shkupi, transmeton TV21. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe peshore digjitale. Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensfikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 216 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 masa, nga të cilat 37 gjoba për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 77 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 14 gjoba për patentë shoferë. Katër masa për përdorim të celularit, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër gjoba për shofer fillestar, gjashtë sanksione për foli të pacertifikuara (xhama të lyer), katër për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 44 për parkim të…

Lexo më Shumë

Kufizime nuk ka, furnizimi me energji elektrike është stabil dhe situata në sektorin energjetik është nën kontroll, është konkludimi kryesor nga takimi koordinativ i Komisionit rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN Hom, Elektro distribuimi dhe MEMO. “Ende zgjatë kriza energjetike. Është fat që kufizime nuk ka, ndërsa furnizimi me energjinë elektrike në periudhën e fundit është stabile, por megjithatë nevojitet shpenzimi i saj racionale. Në këto muaj të krizës përmes koordinimeve të përbashkëta të rregullta i marrim të gjitha masat e nevojshme, ndër të cilat është realizuar edhe iniciativa e KRRE-së për…

Lexo më Shumë