Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 1.362 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 845 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 6 viktima. Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 23.02. deri 26.02.2022, transmeton TV21. Raste aktive në vend janë 3.496.
Author: Hamdi Kumanova
Në kuadër të agjendës së punës për pjesëmarrje në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhej. Në takimin ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri Fatmir Besimi, kryeministri Kovaçevski dhe komisioneri Varheji u pajtuan se janë krijuar kushte që të përshpejtohet procesi i gjetjes së zgjidhjeve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes. Ata vlerësuan se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk guxon të shtyhet për një ditë tjetër dhe prandaj…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, të paraprirë nga kryetarja e Komisionit, Monika Gregorçiç. Në Delegacion ishte edhe Nik Prebill, zëvendëskryetar i Komisionit të Çështjeve Evropiane. Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, ai ka shprehur kënaqësi për realizimin e vizitës në çastet kur nevojitet uniteti në kuadër të Aleancës, por edhe në kuadër të BE-së, sidomos në pjesën e politikës së zgjerimit. “U përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera me Republikën e Sllovenisë, mbështetja e saj në momentet kryesore…
Urim GJATA Këto ditë doli në qarkullim libri i historianit Arben Llalla në gjuhën greke “Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri (1944-1945)” –(Οι Έλληνες συνεργάτες των κατακτητών οργανωτές και οι πρωτεργάτες της γενοκτονίας των Τσάμηδων). Libri është botuar në Tetovë dhe përkthyer nga gjuha angleze në greqisht nga publicisti dhe shkrimtari grekë Filip Kiritsis (Φίλιππας ΚΥΡΙΤΣΗΣ), një emër i njohur në Greqi. Libri në fjalë është botuar tre herë në gjuhën shqipe me një tirazhë 3.000 kopje më 2016-2017, ku botimi i tretë u bë nga Universiteti Evropian i Tiranës, ndërsa u botuar më 2017 në gjuhën…
Bazuar në vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, Ministria për Punë të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve të RMV-së që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme, tokësore dhe detare, për t’u larguar nga ai vend. Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën që u mbajt mbrëmë, e kryesuar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre. Mirëpo, gjatë diskutimit në seancën qeveritare është konstatuar se për momentin Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim. TV21 gjatë ditës së sotme do të kontaktojë me operatorët kabllor – Telekom, A1, Neotel, Telekabel, etj për të mësuar qëndrimin apo vendimin e tyre ndaj këtij rekomnadimi të Qeverisë. Kuptohet gjithashtu…
Një i mitur nga Tetova së bashku me nënën e tij 39-vjeçare E.A. dje (27-shkurt) në ora 18:45 kanë raportuar se rreth orës 16:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër 17 vjeçar, të cilin e njihte dhe i njëjti kishte qenë bashkë me disa të mitur të tjerë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar (27.02.2022), në periudhën nga ora 16:00 deri më 20:00 është realizuar kontrollim aksional në pjesën e trafikut në territorin e qytetit të Shkupit, edhe atë në komunën Kisella Vodë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 57 shoferë, prej të cilëve pesëmbëdhjetë për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, dy persona janë sanksionuar për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferë, një për shkak të skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e tri sanksione për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë. Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, trembëdhjetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, pesë masa për shoferët fillestarë dhe pesë gjoba për automjete të paregjistruara. Kontrollimet e…
Gjatë ditës së djeshme (27.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të mëdha nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 230 shoferë, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 95 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 135 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë…
Jemi larg luftës së tretë botërore, por shumë afër krizës më të madhe ekonomike që ka ndjerë njerëzimi. Kështu vlerësoi, profesori universitar Nano Ruzhin sipas të cilit masat që shtetet perëndimore kanë ndërmarrë për të ndaluar luftën në Ukrainë ishin të pashmangshme. “Këto tani janë sanksionet më masive që janë marrë kundër një shteti në historinë e njerëzimit. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, financiare, sociale, politike, diplomatike, strategjike etj. E gjithë strategjia do të ketë shumë efekte negative si për Rusinë ashtu edhe për botën perëndimore. Pra e gjithë tregtia botërore, gjithë njerëzimi do të humbasë me…
Në Gjykatën Penale – Shkup sot do të kumtohen aktvendimet për disa nga të akuzuarit të cilët e pranuan fajin në rastin “Titanik”. Martin Protugjer, Mile Janakieski.l Katerina Velovska. Gordana Jankullovska, Munir Pepiq, Biljana Brishkovska-Boshkovski, Kiril Todorovski dhe Kosta Mitroski janë të akuzuarit të cilët e pranuan fajin dhe kërkuan nga gjykata, gjatë shqiptimit të aktvendimeve, t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, posaçërisht virtytin që e pranuan fajin për veprimet e kryera. Paraprakisht, prokurorja Lile Stefanova para gjykatës i prezantoi rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese dhe kërkoi zbutje dhe kushtëzim të dënimeve. Rastin “Titanik” e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa…

