Author: Hamdi Kumanova

Kryeguvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Ana Mitreska në emisionin “Top Tema” tha se kursi i denarit është i qëndrueshëm dhe se rezervat devizore në në nivel solid. Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe hapësirë ta mirëmbajë qëndrueshmërinë e kursit devizor. “Denari është i qëndrueshëm. Deri tani të gjitha ndryshimet te rezervat devizore janë sipas parashikimeve tona. Niveli është i lartë me rreth 3.4 miliardë euro dhe dua të theksoj se është më lartë në krahasim me nivelin që e kishim në fillim të pandemisë”, tha Mitreska. Ajo theksoi se edhe në raportin për ekonominë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Italisë në RMV informon se duke filluar nga sot (1 mars), deri më 31 mars, kur pritet të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Itali, do të ndryshojnë rregullat për hyrje në Itali. Nga Ambasada njoftojnë se Italia do të mund të vizitohet edhe për qëllime turistike, duke poseduar kovid-certifikatë me njërën prej vaksinave të miratuara nga EMA, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga data 1 mars deri më 31 mars 2022, për të hyrë ne Itali do të jetë e nevojshme që të keni Çertifikaten e gjelbert Kovid-19 ( Çertificakten e vaksinimit, Çertifikaten që demonostron se e keni kaluar Kovidin)…

Lexo më Shumë

Dy transportues nga Maqedonia janë bllokuar për të pestën ditë në kufirin ukrainas-polak. Para sulmit në Ukrainë, kamionët e mbushur me mollë nga Maqedonia kanë kaluar nëpër Ukrainë. Pas sulmit të parë, menaxheri i kompanisë ka kontaktuar shoferët dhe i ka udhëzuar të largohen menjëherë nga Ukraina përmes Polonisë. Por problemet nisën pasi kamionët u kontrolluan nga dogana e Ukrainës. Është parë se malli ishte i destinuar të përfundonte në Rusi, pas çka shoferëve maqedonas u janë marrë pasaportat dhe dokumentet tjera. Menaxheri i kompanisë së transportit për Alsat tha se as ambasada jonë në Ukrainë e as Ministria e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj dekoron me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Menduh Thaçin dhe kryetarin e ndjerë z. Arbën Xhaferi. Sot, në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Menduh Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës kanë zhvilluar një takim miqësor ku kanë biseduar për situatën politike në RMV dhe rajon. Poashtu, ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi si dhe kryetarit tashmë të ndjerë të PDSH-së z. Arbën Xhaferi për kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me çështjen kombëtare.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, rikujton deklaratën e tij të vitit 2014. Ai thotë se atëherë deklarata e tij është dukur shaka por sot është realitet. Sa i përket implikimeve në rajon Ahmeti shprehet skeptik për një gjë të tillë. Në vitin 2014 tha se “Ukraina nuk është larg’’ të njëjtin qëndrim po mba edhe sot. Kreu i Bdi- së Ali Ahmeti sqaroi se pse e kish thënë një gjë të till. “Mbase në atë kohë u dukej shaka, por këtë me keqardhje, e kam parë analizat që bënin studiesit e huaj dhe më vjen keq, që gjërat kanë shkuar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se do të përfshihet në mbështetjen e aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për dhurimin e mjeteve ushtarake dhe pajisje për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Ata shtojnë se lloji i mjeteve që do të dhurohen do të jenë sipas kërkesave të shtetit të Ukrainës. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë ditës së djeshme ndaloi hapësirën ajrore për Rusinë, ndërsa më herët vendosi sanksione ndaj shtetit rus.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE menjëherë reaguan në lidhje me deklaratat e zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuezeska duke thënë se ajo vjen pikërisht nga partia që ka pasur kryetar të amnistuar për krim. “Në këtë moment presin përgjigje nga Kuzeska nëse LSDM do të bëjë tregti me firmën më të re të trashgimtarit të Zaev, Dushko Zaev. Sa 18 vjeçarë në Maqedoni mund të bëjnë biznes me miliona”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM po keqpërdor gjyqësinë për trysni politike ndaj VMRO-DPMNE-së që ka gjeneratë të re të politikanëve. “Vendimet gjyqësore për lëndën Titanik janë vërtetim se Kovaçevski vazhdon me politikat e Zaevit…

Lexo më Shumë

Ilahisti i njohur nga Maqedonia e veriut, Ramadan Ibraimi po tejkalon të gjithë kufijt me zërin e tij plot muzikalitet,vokal i shkëlqyer, duke i interpretuar në formën me të bukur ilahit në gjuhë të ndryshme. Ibraimi deri më tani është një personalitete i njohur në botën e këndimit të Kuranit famëlart dhe ilahive të ndryshme në gjuhën shqipe, turke, arabe dhe të tjera. Ramadani një djal i lindur dhe i rritur në Shkup më saktësisht në vendbanimin Studenican, ndersa i shkolluar në universitetin më presitgjioz në Turqi, në univerzitetin Uludag Universitesi në qytetin e bukur të Bursës. Ramadani është një…

Lexo më Shumë

Rusia ka marrë kundërmasa ndaj shteteve perëndimore sa i përket kufizimit të linjave ajrore, ndër masat reciproke renditet edhe bllokimi i linjave ajrore shqiptare, po ashtu presidenti Putin e quajti Biden gënjeshtar. Rusia ka vendosur t’i kundërpërgjigjet vendeve të cilat morën masa ndaj Moskës pas sulmit të Ukrainës në 24 shkurt. Federata Ruse ka vendosur kufizimin e linjave ajrore të 36 vendeve të botës, mes tyre edhe me Shqipërinë. Agjencia Federale e Transportit Ajror deklaroi se masa është kundërpërgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë. “Në përputhje me normat e…

Lexo më Shumë

Përderisa shumë shtete i kanë lehtësuar masat, duke larguar mbajtjen e maskave në të hapur dhe në të mbyllur, në Maqedoninë e Veriut kjo nuk ka ndodhur. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se për heqjen eventuale të masës për mbajtjen e maskave do të flitet nesër në takimin e ekspertëve shëndetësor. “Largimi i maskave dhe se a do të ketë lehtësim të masave tjera, tani nuk mund të ju them, ju e dini se nesër ka mbledhje Komisioni për sëmundje ngjitëse. Dhe në bazë të analizave të javës së kaluar dhe si rezultat i rezultateve përfundimtare nga analiza serologjike,…

Lexo më Shumë

JORDANOVSKI: QËLLIMI FILLESTAR ËSHTË T’ NDIHMOHET PACIENTËVE ME SËMUNDJE TË RRALLA Asociacioni i industrisë së kanabisit kërkon që të miratohet ligji i ri për substanca psikotrope në harmonizim me rregullativën evropiane. Kryetari i këtij asociacioni, Orce Jordanovski në konferencën e sotme për media, tha se qëllimi i tyre fillestar është që t’u ndihmohet pacientëve me sëmundje të rralla. Sipas tij, industria e kanabisit momentalisht ka 67 kompani të regjistruara me licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor, prej të cilave 35 janë aktive. Sipas tij, ligji përfshin formimin e agjencisë e cila do të merret me rregullimin e çështjes së industrisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, beson se sipas rezultateve nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningu te nxënësit, sepse përqindja e nxënësve të infektuar është shumë e vogël. Ai theksoi se shifrat e të infektuarve të rinj monitorohen çdo ditë, duke shtuar se tani jemi në fazën e qetësimit të valës së katërt. “Sipas rezultateve të deritanishme, besojmë se nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningun, sepse ia kemi arritur qëllimit. Kemi kërkuar nga ky skrining që të shohim sa është përqindja e fëmijëve tëinfektuar, shohim që numri është shumë i vogël, 0.8 për qind, kështu që nuk ka nevojë…

Lexo më Shumë