Ky Viti i Ri do të jetë më modest se vitet tjera për shkak të uljes së standardit. Pagat e qytetarëve shënojnë ngecje kurse çmimet janë rritur ndjeshëm, shkruan Alsat. Ajo që dikur ishte tradicionale dhe e pashmangshme për tryezën e Vitit të Ri, tashmë është kthyer në luks. Qytetarët e moshuar thonë se do të blejnë ushqime me masë dhe pa shpenzime të panevojshme. Për shkak të pandemisë, shumica e të anketuarve thanë se Vitin e Ri 2022 do ta presin në shtëpi me të afërmit. “Me familje, në mënyrë modeste në shtëpi. Mendoj se do të jetë e…
Author: Hamdi Kumanova
Ankesa e avokatëve të Sasho Mijalkovit, me të cilën kërkohet lirimi i ish-drejtorit të DSK-së nga paraburgimi, është ende duke udhëtuar drejt Gjykatës së Apelit. Gjykata Penale ende nuk ka marrë përgjigje se të gjitha palët në rastin “Parcelat në Vodno”, e kanë pranuar ankesën e Mijallkovit, që ta dërgojnë në Apelin e Shkupit. Sot, tre nga avokatët e Mijallkovit shpjeguan publikisht pse ai duhet të lirohet nga paraburgimi, dhe iu referuan Prokurorisë, e cila nuk gjeti se Mijalkov ishte arratisur në shkurt, kur nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, shkruan Alsat. “Lençe Ristovska ka bërë hetimin lidhur…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 324 testime, ndërsa janë regjistruar 119 raste të reja. Shumica e këtyre rasteve janë evidentuar në Shkup, edhe atë 87, Manastir-7, Kavadar-6, Kumanovë-4… Në 24 orët e fundit janë regjistruar 257 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur tre persona. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 223 330 raste me kovid, janë shëruar 210 732, ndërsa jetën e kanë humbur 7 907 persona. Numri i rasteve aktive është 4 691. /SHENJA/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka njoftuar se ka dhuruar donacion për festat e fundvitit për Klinikën e Fëmijësve, Shkollën “Idnina” dhe shkollën “Zllatan Sremec”. “Suksesi më i madh është t’ju ndihmosh të tjerëve të jenë të suksesshëm. Sinqerisht shpresoj se me donacionin tonë, edhe kësaj radhe i ndihmuam Klinikën e Fëmijëve, Shkollën Fillore me Qendrën e Resurseve “Idnina” dhe Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan Sremec”, që të kenë sukses në misionin e tyre fisnik për të ndihmuar fëmijët. Le të jetë Viti i Ri 2022 i suksesshëm për të gjithë!”, shkroi në Facebook Xhaferi.…
Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata çmimet e benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 do të shtrenjtohen për gjysmë denari. Ndërkohë që çmimi i dizelit do të ulet për gjysmë denari. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.
Në ora 08:30 të ditës së sotme, në rrugën “Dizhon” të Çairit – Shkup, policia ka arrestuar R.J.(25) nga Shkupi. Për të ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 5 vjetësh e gjashtë muaj. Personi është dorëzuar në burg, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Inspektorati sanitar do hulumtojë rastin e lehonës Dona Nedellkovska, ku në Gjinekologjinë në Tetovë pas komplikimeve dhe neglizhencës së mjekëve ka mbetur pa mitër. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se përgjegjësi do të ketë në qoftë se vërtetohet se janë bërë lëshime gjatë mjekimit të lehonës. VENKO FILIPÇE MINISTEËR I SHËNDETËSISË “Fillimisht duhet të bëhet mbikëqyrrje nga ana e Inspektoratit Sanitar. Duhet të analizohen dokumentat pastaj në bazë të kësaj përcaktohet komision i veçantë të cilin e formon Oda e mjekëve apo Ministria e Shëndetësisë. Çdo gjë që do të arrinë si dokument do ta publikojmë. Ekspertët janë të…
Nga 25% sa ka qenë në vitin 2016, tani vdekshmëria te fëmijët e sapo lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair është ulur në 8.9%, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot vizitoi këtë institucion shëndetësor. Për këtë, Filipçe ka falënderuar drejtorin e spitalit dhe personelin për siç tha, “menaxhimin e shkëlqyer, përkushtimin në punë dhe kujdesin ndaj pacientëve”. “Dukshëm kemi rritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbrojtje shëndetësore. Rreth 4000 foshnje që lindin në vit në këtë spital, përfshirë edhe nënat lehona, tani do të fitojnë kujdes bashkëkohor gjatë ditëve kur…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë takimit të tij të fundvitit me gazetarë, ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta Lajm. Ai tha se fillimisht duhet të zgjidhet problemi me Bullgarinë pasi, sipas tij, nuk dihet nëse ndonje shumicë e re do të ketë gatishmëri për të tejkaluar problemet serioze të vendit.
Në vitin 2022 në Maqedoni duhet t’i themi lamtumirë pandemisë, thotë mjeku Dragan Danillovski për “Studio 10” në “TV 24”. “Më 28 nëntor, unë paralajmërova se ndërsa mësuam për përhapjen e Omicron në fushë, doli të stabilizohej se ishte katër herë më ngjitës se delta. Thashë të vendosim karantina në kufi për të shkuar në kohë. Ishte vetëm çështje kohe para se të na vinte kjo tendosje. Më inkurajon që kur regjistrohet një fenomen ka filluar më herët – kemi një rënie të mëtejshme të incidencës, janë vetëm 347 të shtruar. Nuk duhet të relaksohemi. Njerëzit tanë nga diaspora kanë…
Dinamizmi i tregut të kapitalit në Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivelin e mesatares së BE-së përmes ngritjes së nivelit të kapitalizimit tregtar, likuiditetit të tregjeve të kapitalit, strukturës së burimeve të financimit të projekteve tek kompanitë, strukturës së portofolit të investimeve të investitorëve individualë, si dhe edukimi financiar është qëllimi i Strategjisë për zhvillimin e tregut të kapitalit, e cila u miratua sot nga Këshilli për zhvillimin e tregut të kapitalit i kryesuar nga ministri i Financave Fatmir Besimi. Përveç nxitjes së proceseve për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit, qëllimi i Strategjisë është që në mënyrë…
Gjatë ditës së djeshme (26.12.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 220 shoferë, njëzet prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Poashtu është konstatuar se 64 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 156 jashtë vendeve të…

