Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, i shoqëruar nga Prof. Dr. Isa Spahiu, sot pritën në takim dekanin e Fakulteti të Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” nga Gjakova, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij, Dr. Labinot Berisha, Prof. Ass. Dr. Mimoza Hasani – Pllana dhe profesoreshën Ass. Yllka Imeri.
Me këtë rast, palët biseduan për shumë tema, që kanë të bëjnë me fakultetet që ata i drejtojnë, ndërsa rëndësi e veçantë iu kushtua organizimit të përbashkët të një konference mbarëkombëtare për gjuhën, letërsinë dhe përkthimin.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani tha se bashkë organizimet e këtilla në fushën e studimit të gjuhës shqipe, letërsisë shqipe dhe shkencave filologjike në përgjithësi, kanë një rëndësi të dorës së parë, sepse i bashkojnë forcat dhe arritjet e rezultateve tona shkencore – një nevojë dhe sfidë e madhe sot, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, por edhe në shumë shtete ballkanike e më gjerë.
Bashkorganizatorë të kësaj konference shkencore do të jenë edhe Universiteti i Tiranës, Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e të tjerë. Sipas drejtuesve të këtyre dy fakulteteve të filologjisë kjo konferencë pritet të mbahet në një të ardhme të afërt.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
- Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it
- Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë
- VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit
- Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
- Nëna e kërkoi gjithë natën 12-vjeçaren: Një i mitur e mbylli në makinë
- Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë



