PETROVSKA: OFROJMË NDIHMË ME PAJISJE USHTARAKE DHE ARMË
Nuk ka dhe nuk do të ketë vendim që ushtarë nga Maqedonia e Veriut të dërgohen në luftë në Ukrainë. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
SLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES
“Nuk ka vendim për dërgim të ushtarëve tanë në Ukrainë dhe nuk do të ketë.. Pasi RMV është anëtare e Aleancës së NATO-së dhe të gjitha vendimet që sillen në korrniza të Alëancës së NATO-së ne si vend anëtarë do t’i respektojmë.”
Por Maqedonia e Veriut megjithatë ka marrë vendim për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, vendim ky i cili është i klasifikuar, por siç tha Petrovska, është konform kërkesave të ukrainasve. Ministrja nënvizoi se lista që autoritetet ukraineze e kanë dërguar tek të gjithë Aleatët është shumë e madhe, por ajo për të cilën vendi ka mundur të del në ndihmë, e ka bërë në mënyrë absolute. Ajo informoi qytetarët se ky donacion nuk i ul kapacitetet e armatës së vendit.
SLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES
“Bëhet fjalë për ndihmë ushtarake, gjegjësisht pajisje ushtarake dhe armatim dhe ajo është në pajtueshmëri me kërkesat e autoriteteve ukraineze.
Kuptohet që kërkesa e tyre ndaj nesh ishte e klasifikuar, prandaj edhe vendimi ynë është i klasifikuar akoma. Por vlerësuam se si akt i transprencës, opinioni e meriton të informohet se një vendim të tillë e kemi marrë. Kjo ndihmë është në pajtueshmëri me kapacitetet që i kemi në dispozicion dhe asbsolutisht është në pajtueshmëri me kërkesat e palës ukraineze.”
Autoritetet presin një valë të mdhe të refugjatëve duke shprehur gatishmëri që si vend anëtarë i NATO-s të ofrojnë kapacitete për akomodimin e tyre konform mundësive. Aktualisht po bëhen analizat e rrugës së saktë të refugjatëve ukrainas dhe po verifikohen kapacitetet që do të vehen në funksion në momentin që do të paraqitet nevoja. /KlanMacedonia/



