Author: Hamdi Kumanova

Për në ora 19:00 është thirr mbledhja e këshillit qendror të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Tashmë është njoftuar se Oliver Spasovski ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së, ndërkaq mospjesëmarrjen në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski e kanë paralajmëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Përfliten se edhe ministra të tjerë të Qeverisë Zaev 2 nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns sot do të nënshkruajnë marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me të cilën përkrahet respektimi i të drejtave të njeriut gjatë veprimit në zonat e sigurisë. Marrëveshja del nga të a.q. ligjet Lejhi, të cilat parashikojnë ndalesë për Departamentin amerikan të Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së që të ofrojnë ndihmë ushtarake, stërvitje dhe trajnime të njësive ose individëve të forcave të sigurisë nga shtetet tjera, për të cilat ka akuza kredibile se i kanë shkelur të drejtat e njeriut, e me këtë rast nuk janë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Venko Filipçe i pyetur rreth rastit të mbrëmshëm kur një pacient heq maskën dhe ndez cigaren, duke vënë në rrezik veten dhe pacientët e tjerë që kanë qenë në të njëjtën dhomë me te, tha se të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. “Sa i përket rastit të djeshëm, për fat të mirë ka pasur njerëz aty afër dhe kanë intervenuar shumë shpejtë duke shmangur një tragjedi më të madhe. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm”, tha Filipçe.

Lexo më Shumë

Gjatë tre muajve të kaluar, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Smart app mbështetën njëmbëdhjetë uebinarë për përforcim të kapaciteteve të mësimdhënësve, edukatorëve dhe praktikantëve të tjerë në arsim, në tema që kanë lidhje me zbatim të metodave inovative të mësimit me fokus në mjetet digjitale dhe mësimit digjital. Mbi 23 000 pjesëmarrës morën pjesë në sesionet e realizuara përmes platformës për mësim Eduino. Zyra e UNICEF-it në vend njoftoi se me fokus të shkëmbimit të praktikave më të mira mes mësimdhënësve dhe këshillave nga kolegët, uebinarët përfshinë tema si: vlerësim formativ në kushte të mësimit hibrid, prezantim të modelit…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundjet Infektive sot mblidhet për të diskutuar situatën me Covid 19 në vend, aq më tepër që rasti i parë i variantit omikron është regjistruar tek një pasagjer i kthyer nga Britania e Madhe. Sipas informacioneve fillestare, pacienti po trajtohet në shtëpi dhe ka një pasqyrë të lehtë klinike. Pas mbledhjes së Komisionit do të raportojë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Pavarësisht se Omicron ka mbërritur në vend dhe po afrojnë festat me rrezik të shtuar të udhëtimit, nuk janë paralajmëruar masa të reja përveç atyre ekzistuese, për të mbajtur maskë, për të mbajtur distancën dhe për të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se e në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Nepreshten ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.S. (43) nga fshati Nerasht dhe një automjeti “BMW”, gjithashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.N. (40) nga fshati Dobrosht. Siç informojnë nga MPB-ja, në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë B.N., ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe Sh.S. dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M. (43) nga fshati Nerasht. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës…

Lexo më Shumë

Një ngjare tragjike është parandaluar, pasi një pacient i moshës 33-vjeçare nga Tetova, i shtrirë në Klinikën Pulmologjike në Shkup, hoqi maskën oksigjenike dhe ndezi cigare teksa qëndronte i shtrirë. Duke mos i menduar pasojat që vijnë nga kontakti i rrjetit oksigjenik me cigaren e ndezur, tetovari u bë shkas që të shpërthejë zjarr dhe është përfshirë nga flakët. Por, në sallë kanë qenë të shtrirë edhe pacientë të tjerë, poashtu në ndihmë oksigjenike. Megjithatë, shpejtë janë alarmuar shërbimi kujdestar të cilët kanë shkyçur sistemin qendror të oksigjenit. Skema e shpërndarjes së zjarrit është: Nëse nuk do arrinte te shkyçja…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Soviale ka njoftuar se prej sot, 27.12.2021 ka filluar pagesa me etapa të pensioneve të dhjetorit. Pagesa do të realizohet me grupe edhe atë: Për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa do të realizohet sot, më 27.12.2021. Për pensionet prej 11.001 denarë – 14.000 denarë, pagesa do të realizohet të martën, më 28.12.2021. Për pensionet prej 14.001 denarë – 18.000 denarë, pagesa do të realizohet të mërkurën, më 29.12.2021. Për pensionet prej 18.0001 denarë, pagesa do të realizohet të enjten, më 30.12.2021.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 14:50 është raportuar se në fahstin Idrizovë të Shkupit është gjetur i vdekur 85-vjeçari L.V. “Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Qendra e Shkupit sot u mbush nga qindra babadimra të moshave të ndryshme që vrapuan në garën më argëtuese tradicionale të babagjyshëve. Pas një pauze njëvjeçare për shkak të krizës së Covid-19, garuesit të veshur me kostumet e babadimrit, vrapuan prej dy kilometrash. Fituesi i këtij viti Miomir Aleksovski fitoi vendin e parë edhe në garën e vitit 2019, ai mendon se ngjarje të tilla janë një mënyrë e mirë për të ngritur humorin e Vitit të Ri. Ai u uroi të pranishmëve shëndet dhe përfundim sa më të shpejtë të pandemisë për shkak të së cilës ngjarje të tilla…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.929 testime për coronavirus, ndërsa 280 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 137, Prilep – 24, Ohër – 18, Manastir dhe Shtip – 15, Kavadar – 13, Gjevgjeli – 10, Resnjë – 9, Kumanova dhe Strumicë – nga 8, Veles – 4, Vallandova dhe Bogdanci – nga 3, Kërçova dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Gostivari, Koçani, Struga, Negotino, Radovishi, Vinica, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, të cilët kanë qenë…

Lexo më Shumë