JORDANOVSKI: QËLLIMI FILLESTAR ËSHTË T’ NDIHMOHET PACIENTËVE ME SËMUNDJE TË RRALLA
Asociacioni i industrisë së kanabisit kërkon që të miratohet ligji i ri për substanca psikotrope në harmonizim me rregullativën evropiane. Kryetari i këtij asociacioni, Orce Jordanovski në konferencën e sotme për media, tha se qëllimi i tyre fillestar është që t’u ndihmohet pacientëve me sëmundje të rralla. Sipas tij, industria e kanabisit momentalisht ka 67 kompani të regjistruara me licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor, prej të cilave 35 janë aktive. Sipas tij, ligji përfshin formimin e agjencisë e cila do të merret me rregullimin e çështjes së industrisë së kanabisit
ORCE JORDANOVSKI, KRYETAR I ASOCIACIONIT TË INDUSTRISË SË KANABISIT
“Kompanitë presin që me ligjin, të rregullohen edhe disa probleme aktuale, si kusht i paraparë kompania të ketë të punësuar farmaceut – teknolog që të merr licencë, ndërsa kuadro të tillë ka shumë pak në vend dhe shumica janë para pensionit. Ndërkaq, në Evropë, që të merret licencë, mund të punësohen edhe kimistë, teknologë si dhe biokimistë”.
Propozim ligji është dorëzuar në Kuvend, megjithatë nuk ka pajtueshmëri mes partive politike për miratimin e tij.
ORCE JORDANOVSKI, KRYETAR I ASOCIACIONIT TË INDUSTRISË SË KANABISIT
“Bisedojmë me të dyja palët për t’i bindur. Duhet të pajtohen sepse bëhet fjalë për investime shumë të mëdha. Askund në Maqedoni nuk kanë ndodhur investime mbi gjysmë miliard, në asnjë fushë në asnjë industri dhe ato janë investime në shtetin tonë”.
Me propozim ligjin për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope mundësohet eksporti i lules së thatë të përfituara me kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në këtë mënyrë, personave juridik kultivues të kanabisit u mundësohet që sasitë e prodhuara t’i plasojnë në tregjet e Evropës dhe më gjerë, duke respektuar konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian që e rregullon këtë çështje./KlanMacedonia/



