Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, rikujton deklaratën e tij të vitit 2014. Ai thotë se atëherë deklarata e tij është dukur shaka por sot është realitet. Sa i përket implikimeve në rajon Ahmeti shprehet skeptik për një gjë të tillë.
Në vitin 2014 tha se “Ukraina nuk është larg’’ të njëjtin qëndrim po mba edhe sot. Kreu i Bdi- së Ali Ahmeti sqaroi se pse e kish thënë një gjë të till.
“Mbase në atë kohë u dukej shaka, por këtë me keqardhje, e kam parë analizat që bënin studiesit e huaj dhe më vjen keq, që gjërat kanë shkuar keq. Dhe sot po rrezikohet paqja në planet”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Se a do të ketë implikime në rjon kriza Rusi-Ukrainë Ahmeti thotë se nuk do të ketë ndonjë rezik tëë drejtëpërdrejtë. Sa i takon refugjatëve a vlerson se ata do të jenë të mirëpritur në shtetin tonë.
“Ne e kemi provuar se si është lufta, kemi provuar se sin a dilnin në krahë vende që na përkrahnin luftën tonë të drejtë, dhe përkrahnin refugjatët dhe s`do mend që ukrainasit, refugjatët ukrainez janë të mirëseaqrdhur në vendin tonë. Sa i takon rrezikut në rajon, mendoj që rrezik të drejtpërdrejtë, nuk ka”, tha kreu integrist Ali Ahmeti.
Ahmeti komente i bëri në Universitetit të Tetovës, gjatë promovimit të librit “ E drejta ndërkombëtare private, pjesa e posaçme” të bashkëautorëve; Arbër Ademi, Hajredin Kuçi dhe Asllan Bilalli./KlanMacedonia/



