Departamenti për Kontrollit të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi kallëzim penal kundër H.A. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit penal dhe kundër D.A. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.
I denoncuari i parë H.A., i punësuar në Sekisonin e për Çështje Administrative Kumanovë, në dhjetor 2021 ka pranuar dhe ka miratuar dhënien e patentë shoferit dhe në fushën e paraparë nuk i ka vënë tri sanksione kundërvajtëse ”ndalesë për drejtimin e automjetit”, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 18 muajve, të cilat më herët i janë shqiptuar parashtruesit.
I denoncuari i dytë D.A., i punësuar në Seksionin për Çështje Administrative Kumanovë, me lëshim të mbikqyrjes të obligueshme ka vepruar në mëynrë të papërgjegjshme në realizimin e autorizimeve dhe detyrave të tija. Dy personave nga Kumanova iu ka mundësuar të kryejnë detyra të punës në Seksionin e Çështjeve Administrative në Kumanovë pas skadimit të afatit për vendim të cilin e kanë poseduar, i cili nuk iu është vazhduar.
Departamenti për Kontrollit të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ka ngritur iniciativë për fillimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore kundër dy të punësuarve.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Rubio kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare, shoqërohet me duartrokitjet e juristëve
- Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit
- Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit
- Ademi: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën “Alta Bankës” për hyrje në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut
- Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit
- Spiropali ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën dhe shënjestron Ballukun: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
- Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente



