?Mënyra: Online
? Kohëzgjatja: 9 – 14 Mars 2022
? Regjistrimi: 24 Shkurt – 06 Mars 2022
?Çertifikatë: ✔️
Globalizmi, kriza ekonomike, pandemia Covid19, emigracioni dhe dukuri të tjera bashkëkohore, përveç që paraqesin sfidë për mbarë vendet në botë, për vendet e rajonit të Ballkanit sfida bëhet edhe më e theksuar, duke pasur parasysh diversitetet etnike, fetare, kulturore, sociale e të tjera.
Cikli i webinareve ka për qëllim shqyrtimin e konceptit të të drejtave të njeriut në aspektin juridik, politik, social dhe mediatik, si dhe reflektimet në vendet e Ballkanit në përgjithësi, dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti.
Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
● Avancojnë njohuritë lidhur me të drejtat e njeriut;
● Kuptojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut;
● Identifikojnë dallimin në mes të shkeljeve dhe kufizimeve të të drejtave të njeriut;
● Të fitojnë njohuri dhe dijeni për të kërkuar të drejtat e tyre në mes të të drejtave;
● Njohin detyrimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut;
● Thellojnë njohuritë dhe t’i kuptojnë klasifikimet e të drejtave të njeriut;
● Ndërveprimin e të drejtave të njeriut me disciplina të tjera.
Në këtë cikël të webinareve folës do të jenë:
?️ | 9 Mars
? 18:00 – 19:15
Prof. Dr. Ali Musliu, profesor universitar
“Rregullimi kushtetues i të drejtave të njeriut: analizë krahasuese RMV, Kosovë dhe Shqipëri”
?️ | 10 Mars
? 18:00 – 19:15
Fuad Jonuzi, jurist & Ardita Ilazi, juriste
“Avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”
? | 11 Mars
? 18:00 – 19:15
Prof. Dr. Nazmi Maliqi, profesor universitar
“Të drejtat e njeriut dhe integrimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor”
? | 12 Mars
? 18:00 – 19:15
Nada Dosti, gazetare
“Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes në kontekstin e të drejtave të njeriut”
? | 13 Mars
? 18:00 – 19:15
Mersiha Smailovic, juriste
“Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë” (Gjatë ligjëratës do të sigurohet përkthim simultan nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe)
? | 14 Mars
? 18:00 – 19:15
Festim Rizanaj, studiues i mediave
“Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit”
Linku për regjistrim: https://forms.gle/ahXM39S97fMxXtRD7 Webinari do të realizohet nëpërmjet platformës Zoom. Ju mirëpresim!



