Rritja marramendëse e çmimeve të ushqimeve, gazit dhe karburanteve do të jenë efektet negative në ekonominë e Maqedonisë për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Edhe pse vendi nuk ka lidhje tregtare me këto dy vende, lidhja me Evropën do të ketë ndikim indirekt. “Kjo mund të shkaktojë një rritje marramendëse të çmimeve të ushqimeve dhe energjensëve. Pra, ky inflacion që po shohim tani mund të intensifikohet më tej… Çmimet e ushqimeve mund të ndikohen nga Rusia dhe Ukraina që janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit dhe plehrave”, tha Maja Kadievska, profesoreshë universitare.…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Maqedonisë dje ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Suedisë. “Dje në orën 11:35 në vendkalimin kufitar “Bllacë” pas kryerjes së kontrollit të pasaportës së N.N. (31) nga Republika e Shqipërisë, është konstatuar se është në “listën e ndaluar” të Interpolit të Suedisë. Ai është arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policorë Mirokovci për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.
Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq tha se rekomandojnë që të hiqet masa me të cilën u mundësohet grave shtatzëna që të lirohen nga puna si pasojë e rrezikut nga Covid-19, përcjell TV21. Mehmedoviq tha se vaksinimi mbetet mbrojtje efikase për këtëkategori. “Masa e dytë ka të bëj me gratë shtatzëna dhe propozimin deri tek ministri i Shëndetësisë që të hiqet lirimi nga puna për gratë shtatzëna. Sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe shembujve nëpër botë ku fuqishëm rekomandohet që gratë shtatzëna…që planifikojnë shtatzëni ose për ata që janë gjidhënëse, të vaksinohen dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë…
Kryetari i Komunës së Çairiti, Visar Ganiu ka pritur në takim PrindonSadriun, u.d. në Ambasadën e Republikës së Kosovës në RMV. “Sot me vizitën e tij na nderoi i Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. PrindonSadriu. Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Çairit, zonja SerminePurrini dhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. VloratGashi, theks të veçantë vendosëm në thellimin e bashkëpunimit institucional të Komunës së Çairit me njësi të pushtetit lokal të Republikës e Kosovës. Mysafirët i…
Autobusi i agjencisë “Metak Trans” nga Maqedonia e Veriut të premten në mbërmje është djegur plotësisht në qytetin gjerman të Bielefeldit. Pronari Stanko Conev dyshon se autobusi është djegur nga konkurrentë të tij nga Maqedonia, të cilët kryejnë transport në mënyrë ilegale përmes fugonëve. “Nga 18 dhjetori kemi filluar të operojmë dy herë në javë nga Strumicë në Bielefeld si linja e vetme e rregullt e autobusëve nga pjesa juglindore e Maqedonisë për në Gjermani. Dyshoj se kjo është hakmarrje nga konkurrenca ilegale nga Maqedonia, të lidhur me policët e korruptuar dhe doganierët që i mbrojnë ato” thotë Conev për…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur incident mes dy kolegëve në një institucion arsimor në Gostivar, përcjell TV21. “Një grua dyzet vjeçare nga Gostivari dje në ora 17.00 në SPB Tetovë ka raportuar se dje (21-shkurt) më pak se një orë para raportimit në vendin e punës në një institucion arsimor në Gostivar ka qenë e sulmuar fizikisht nga kolegu i saj T.E. 54-vjeçar. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të denoncuarit T.E. do të vijojë një parashtresë përkatëse”.
Më 20 shkurt rreth orës 13 e 30 në Stacionin Policor Qendër, A.P(38) nga Shkupi ka denoncuar në polici se në Klinika për Toksikologji e ka informuar se R.I(16), tutor i së cilës është A.P ka ikur nga klinika. SPB Shkup merr masa për gjetjen e personit.
Qëndrimi i deputetëve është joserioz, si nuk e kuptojnë rolin e Gjykatës Kushtetuese, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e cila shprehu pakënaqësi për pamundësinë e Kuvendit për të emëruar gjyqtarë të rinj kushtetues. “I bëj pyetjen vetes a është e mundur që kjo situatë në Gjykatën Kushtetuese ti përshtatet ndokujt”, tha Kacarska. Deri tani ka pesë gjyqtarë kushtetues e cila është e mjaftueshme për miratimin e vendimeve, por, siç tha Kacarska, vendimet për raste kyçe është më legjitime nëse do të bëhet nga gjithsej nëntë gjyqtarë. Nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, puna e Gjykatës Kushtetuese do…
Presidenti bullgar Rumen Radev kërkoi garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut për respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend. Ai kërkon që para fillimit të negociatave të vendit me BE-në të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Radev këto kërkesa i bëri të ditura në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, duke shtuar se “Bullgaria i vlerëson lartë lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe bashkatdhetarët e saj në të”. “Para se të hapet dera e negociatave, duhet parë një proces i…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përmes profilit të tij në Twitter e dënoi vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet Doneck dhe Lugansk në Ukrainë si “Republika Kombëtare”. Kryeministri Kovaçevski në rrjetin social ka shkruar: “E dënoj vendimin e Rusisë për njohjen e Doneck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”. Ky akt është sulm i drejtpërdrejt në sovranitetin territorial dhe integritetin e Ukrainës dhe shkeljen e marrëveshjeve nga Minsku dhe vendimet e Këshillit të OKB-së nga 2015. Bashkë me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes rrugës demokratike”.
Mbrëmë (22-shkurt) rreth orës 01.00, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 44-vjeçarin M.K. nga Tetova, i cili rreth orës 23:30 është raportuar nga nëna e tij 71-vjeçare se rreth orës 21:00 e kishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht gruan e tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski konsideron se vendi do të mbetemi në zonën e inflacionit mesatar dhe sipas tij nuk ka skenar në të cilën mund të ketë goditje ndaj kursit të denarit. Ai theksoi se presionet inflacioniste janë të pranishme gjithkund – në Eurozonë, në Gjermani si ekonomia e saj më e madhe, në SHBA, ku inflacioni është rreth 7 për qind. Theksoi se ekonomia jonë është vetëm një ishull i vogël në oqean dhe se shtrenjtimet janë rezultat i asaj që ka ndodhur globalisht. Sipas Poposkit, nuk ka skenar në të cilën mund të flitet për devalvim…

