“Miqtë e Evropës” nga Brukseli e zgjodhën Aleksandar Nikolovski si njërin prej 40 personave më me ndikim nën moshën 40 vjecare në Evropë, transmeton Almakos. “Miqtë e Evropës”, sipas mendimeve unike është organizata më me ndikim në Bruksel dhe në mënyrë aktive po merr pjesë në krijimin e politikave të BE-së si dhe po krijon ndryshime shoqërore në Evropë, ndërsa në komitetin e saj menaxhues ka shtatë kryeministra, president, president të Komisionit Evropian, eurokomisar dhe personalitete tjera publike nga Evropa. Për cdo vit nominohen pesonat më me ndikim nga sfera publike, politika, shkenca, biznes sektori që të janë pjesë e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Dimitar Kovaçevski me video porosi ka përmbledhur pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Kovaçevski në porosi theksoi se vendi edhe njëherë mori mbështetje unanime dhe të fuqishme nga të gjithë aleatët dhe prandaj mbetet fuqimisht e përkushtuar në integrimet evropiane, ndërsa sipas kryeministri rruga jonë evropiane është e trasuar dhe e qartë. Kovaçevski thotë se qasja e re dhe energjia në negociatat me Sofjen është e njohur si e drejtë dhe sipas saj duhet të vazhdojmë, në mënyrë që përfundimisht t’i tejkalojmë dallimet me Bullgarinë. “Në Konferencën e sigurisë në Mynih, këtë vit…
Kjo rrjetë është mbrojtësja e vetme që mban këtë objekt gjysmë të rrënuar në qendër të Kumanovës. Fatin e tillë rrezikojnë ta kenë edhe objektet tjera ngjitur, të cilat nga vjetërsia rrezikojnë të bien nga dita në ditë. Qytetarët që kalojnë aty, ankohen për rrezikun që u kanoset, ndërsa kërkojnë që Komuna të ndërmerr diçka. “Mendoj që shumë janë të rrezikshme dhe duhet të rinovohen. Patjetër që duhet të ndërmerr diçka, këto kanë mbetur prej se e mbaj mend kështu të njëjta kështu që duhet të ndërmerret diçka”. “Duhet të rrënohen të gjitha. Pak të bie shi, mund të bëj…
Kandidatët për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme protestuan sot para Qendrës Shtetërore për Provime, për shkak të zvarritjes së procedurave për trajnimin dhe provimet, shkruan Alsat. Ata thonë se tashmë gjashtë muaj kanë paguar por akoma nuk i kanë ftuar për trajnime “Përveç kësaj, nuk kemi marrë asnjë reagim individual për pyetjet e bëra në lidhje me datat e fillimit të trajnimit. Nga këtu ju bëjmë thirrje të respektoni ligjet dhe menjëherë të nisë procesi për trajnimet për drejtor, në të kundërt do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa të tjera”, tha Ksenija Vrameva- kandidate. Kandidatët e…
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut shpresojnë që gjatë vitit 2022 të kapet hapi sa i përket tërheqjes së kapitalit të investitorëve të huaj me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, kishte pritje që t’i shumëfishojë investimet e huaja, por një gjë e tillë nuk ndodhi, madje gjendet në fund të listës së Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas vetes vetëm Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën. Drejtori i Drejtorisë së zonave zhvillimore teknologjike-industriale, Jovan Despotovski, thotë për Radion Evropa Lirë se për fat të keq anëtarësimi i vendit në NATO ka përkuar me fillimin e…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 01:30 deri në 04:30 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Tregtar dhe Inspektoratin e Punës kishin 4 aksione kontrolluese në Manastir. Sipas raportit policor, në dy klube të natës është gjetur drogë dhe për këtë vepër të parashtrohen kallëzime penal. “Një person ka përdorur certifikatë të rreme dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa në Prokurori do të parashtrohet parashtresë adekuate kundër pronarit të objektit i cili ka kërcënuar policët dhe inspektorët”, thuhet në raportin policor. Po ashtu do të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut për Siguri, pati takim bilateral me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares. Siç kumton MPJ-ja, ministrat diskutuan rreth perspektivave evropiane të vendit, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bilateral dhe forumet multilaterale të veprimit të përbashkët, veçanërisht rreth bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së, me fokus në presidencën e Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë në vitin 2023. Osmani e informoi Albaresin për procesin e hapur të ndërtimit të besimit me Republikën e Bullgarisë, i…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është para se gjithash çështje e angazhimit të përbashkët strategjik. Integrimi do të thotë përkushtim i përbashkët për ndërtimin e Evropës së fuqishme, stabile dhe të bashkuar, si shtëpi e vlerave dhe fuqive demokratike dhe civilizuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në debatin “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor” në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së sigurisë së Munihut. Në këtë kontekst të realizimit të këtij vizioni për Evropën, theksoi Kovaçevski, është jashtëzakonisht i mirë lajmi…
Hapi kryesor është miratimi dhe zbatimi i mëvonshëm i ligjit të ri për hekurudhat, të përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Risia kryesore është se infrastruktura publike hekurudhore mund të përdoret nga hekurudhat private, tha në intervistë për MIA-n, Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të EJL-së. Ai thekson se hapja e tregut hekurudhor do të tërheqë ofrues të rinj të shërbimeve dhe shpreson se do të ofrojë rrugë që qytetarët të udhëtojnë më lirë dhe në mënyrë më miqësore me mjedisin dhe bizneset do të mund të operojnë me përfitime më të mëdha ekonomike dhe…
Autoritetet shëndetësore në vend vlerësojnë se po pakësohet piku i valës së katërt dhe se gjendja epidemiologjike ngadalë por përmirësohet. Por, për lehtësim të mundshëm të masave për mbrojtje do të priten rezultatet nga skriningu serologjik i populaltës për imunitet ndaj Kovid-19. “Ulet piku nga vala e katërt, gjendja epidemiologjike po shënon përmirësim të vogël, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Siç tha Sali, skriningu serologjik do të mundësojë pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës, ndërkaq nga ajo do të varet edhe sjellja e rekomandimeve dhe masave të reja. “Gjendja epidemiologjike në tërë shtetin po shënon…
Një nëpunës i prokurorisë publike ka për detyrë tu ndihmojë pesë prokurorëve në prokurorinë e Velesit. Ai është punësuar si bashkëpunëtor i ri dhe që prokuroria të funksionojë normalisht duhen edhe shtatë bashkëpunëtorë të tillë profesionistë, shkruan Alsat. Shumica duhet të kenë një status më të lartë, e të mos jenë të punësuar me nivel fillestar, por nuk ka. Kryetarja e prokurorisë së Velesit, Gordana Todorova, tha për Alsat se për shkak të mungesës së bashkëpunëtorëve profesionistë, prokurorët nuk kanë asistencë të mjaftueshme logjistike gjatë punës së tyre. “Në kushte të tilla, prokurorët publik mbeten pa mbështetje profesionale në kryerjen…
Dhjetëra makina janë në radhë për t’u riparuar. Mjeshtri që do t’i rregullojë ato është Shuajb Jakupi, vetëm 19 vjeç, ish nxënës i shkollës së mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, shkruan Alsat. Jakupi tha se akoma pa përfunduar shkollën e mesme në profilin autoteknik-mekatronik kishte marrë dhjetëra oferta pune nga kompani të ndryshme. “Arsimi profesional t’i hap shumë dyer të jetës. Mendoj që fillimisht të profesionalizohem sa më shumë në këtë profesion dhe pas disa viteve mendoj të kem një servis timin dhe të punoj vet. Profesioni mekanik është super profesion i mirë dhe ka një të ardhme shumë…

