“Miqtë e Evropës” nga Brukseli e zgjodhën Aleksandar Nikolovski si njërin prej 40 personave më me ndikim nën moshën 40 vjecare në Evropë, transmeton Almakos.
“Miqtë e Evropës”, sipas mendimeve unike është organizata më me ndikim në Bruksel dhe në mënyrë aktive po merr pjesë në krijimin e politikave të BE-së si dhe po krijon ndryshime shoqërore në Evropë, ndërsa në komitetin e saj menaxhues ka shtatë kryeministra, president, president të Komisionit Evropian, eurokomisar dhe personalitete tjera publike nga Evropa. Për cdo vit nominohen pesonat më me ndikim nga sfera publike, politika, shkenca, biznes sektori që të janë pjesë e programit Lider të Rinj Evropian të cilët janë nën moshën 40 vjecare.
Mundësi që të janë pjesë e këtij programi tashmë janë personalitete të dëshmuara të cilët kanë ndikim të fuqishëm në ngjarjet shoqërore në Evropë. Qëllimi i këtij projekti është rrjetëzimi i përbashkët i tashmë dyzet personaliteteve të dëshmuara nga Evropa të cilët kanë karrierë të suksesshme nga sfera e tyre dhe veprimtari të përbashkët në pikëpamjen e ndryshimeve në jetën shoqërore, politike dhe sociale në Evropë.
Për zgjedhjen e Aleksandar Nikolovski nga “Miqtë e Evropës”, shkruan:
“Deputeti në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Aleksandar është nënkryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së. Është i përkushtuar në menaxhimin me korrupsionin dhe tentimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ai është kryetar i Këshillit nacional për integrim evropian, rroli i të cilës i lehtëson bisedimet për qasjen e vendit në BE. Aleksandar është zëvendës kryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës, ku është edhe anëtar i Komitetit për cështje juridike dhe të drejtat e njeriut. Ai paraprakisht ka qenë nënkryetar i PSSE, si dhe nënkryetar i parë i Komitetit për cëhtje politike dhe demokraci si dhe të Komitetit për ndjekje. Para futjes së tij në politikë, Aleksandar ka qenë sekretar i FRESTA, program i udhëhequr nga Ministria e punëve të jashtme e Danimarkës për Evropën Juglindore”.
https://www.facebook.com/watch/?v=1247318319012280&extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing



