Author: Hamdi Kumanova

Salla “Consortium”, në hotelin “Tirana International”, priti dhjetëra njerëz këtë të shtunë, të 19 shkurtit, në ceremoninë e përurimit të tre botimeve të Fondacionit ALSAR, përmbledhjeve poetike të autorit Burhan Al Din Sejdi Fili, “Burrnia foli”, “Kërkim në botën e imanit” dhe “Shtegtim me vargje”. Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan ceremoninë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Efendi Tërnava, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Hysen Matoshi, dhe prof. dr. Seit Mansaku. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit ALSAR, entit botues, e njëkohësisht organizues i ceremonisë së përurimit, z. Mehdi Gurra, i cili…

Lexo më Shumë

Më datën 18.02.2022 në ora 13:20 minuta në Negotinë, në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë të Stacionit Policor Negotinë e kanë arrestuar Z.SH. (46) nga Negotina për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Gjevgjeli për vujatjen e dënimit. Më datën 18.02.2022 në ora 14:10 minuta , në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli e kanë arrestuar D.P. (33) nga f. Stojakovë, komuna Bogdancë, për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Gjevgjeli për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Më datën 18.02.2022 në ora 15:20 minuta në Probishtip, nëpunës policorë të Stacionit Policor Probishtip e kanë privuar ga liria T.A. (22) nga Probishtipi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë në gjendje pluhuri, kapsolla, tableta dhe terezi dixhitale. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Më datën 18.02.2022 në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e I.T.(35) nga f. Vardino, komuna e Demir Hisarit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie “crvena zastava” kalibër 16 mm, të cilën e ka poseduar pa leje. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Pas pas rritjes së pagës minimale duhet të ketë rritje edhe të pagave të mësimdhënësve thonë nga SASHK. Ata janë në pritje të fillimit të negociatave me Ministrinë e Arsimit për të debatuar mbi këtë temë. Numri një I sindikatës Jakim Nedellkov potencon se nëse kërkesat etyre nuk realizohen shqyrtohet mundësia për grevë. “Presim që menjëherë të fillojmë me negociatat me Mashin dhe në bazë të ligjit për pagë minimale duhet të harmonizohen pagat në veprimtaritë arsim dhe shkencë dhe mbrojtje fëmijërore me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Presim negociatat të përfundojnë më së voni më 15 mars dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot u shpreh se piku i valës së katër po shuhet dhe se gjendja epidemologjike po përmirësohet. Ai tha se skriningu i përgjithshëm do të mundësojë të ketë pamje të qartë për gjendjen me virusin dhe më pas do të merren edhe masa dhe rekomandime të reja. “Gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet, përkatësish zvogëlohet piku i valës së katërt. Niveli i vaksinimit de imunizimit të plotë te ne është më i vogël se te vendet anëtare të BE-së. Ne dëshirojmë rezultate pozitive dhe më pas t’i lehtësojmë masat kufizuese”, tha Sali. Sipas planit të…

Lexo më Shumë

Nga fundi i muajit mars pritet që Enti Shtetëror i Statistikës ti publikojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisrive të viti të kaluar. Drejtori i Entit të Statistikës, Apostoll Simovski në një prononcim për servisin publik sqaron se nuk do të publikohen të gjitha infomacionet njëkohësisht por vetëm të dhënat kryesore. “Jemi të sigurt se do ta respektojmë afatin e paraparë, opinion do të njoftohet deri në fund të marsit me të dhënat e regjistrimit. Kuptohet mos prisni se të gjitha të dhënat do të publikohen për një herë. Teknikisht është e pa mundur që gjithçka të publikohet njëkohësisht.…

Lexo më Shumë

Sot, në ora 12:30 është arrestuar 36-vjeçari me iniciale E.A. nga Gostivari. Arrestimi, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, vjen pasi për të njëjtin ishte shpallur urdhër gjyqësor. “Ai është i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje” të dënuar në bazë të nenit 237 të Kodit Penal. Pas arrestimit, E.A. është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Fillimi i negociatave mes Qeverisë dhe shoqatave të pensionistëve për rritjen e pensioneve është një temë e re për sherr politik mes pushtetit dhe opozitës, shkruan Alsat. Nga foltorja partiake e LSDM-së, deputetja Lidija Tasevska u mburr se po krijojnë një sistem me të cilin pensionistët do të kenë siguri dhe besueshmëri, ndërsa rritja e pensioneve thotë se nuk do të varet më kurrë nga vullneti i dikujt politik, siç ka qenë, sipas tyre, në të kaluarën. “Përmes dialogut të hapur do të arrihet një zgjidhje në interes të të gjitha palëve, që do të mundësojë rritjen e pensioneve, por…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se sipas informacioneve që ka ai, në lojë ka shumë më shumë se sa ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë. “Kovaçevski refuzon mundësinë për unitet kombëtar në lidhje me Bullgarinë”, tha Mickoski. Sipas tij, një marrëveshje kombëtare do të thotë se nuk do të kritikohet qeveria e kaluar nga qeveria e re. “Kovaçevski në vend të koalicionit me popullin e Maqedonisë dhe në anën e interesave stetërore, është në koalicion me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski brenda 24 orëve, në kuadrin e Munich Security Conference është takuar me tre drejtorët nga pesë shërbimet sekrete më të mëdhaja në botë, transmeton Almakos. Pendarovski është takuar me Ricard Mur, drejtor i MI6, shërbim sekret britanik, Bernar Emie të shërbimit francez si dhe Bruno Kall, drejtor i BND. Me tre drejtorët ka shkëmbyer ide dhe mendime për të përforcuar pozitën e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike, është folur për sfidat e sigurisë si dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar dje në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, pasi kanë prezantuar dokumentet e vaksinimit të cilat dyshohet se janë falsifikuar. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore ka prezantuar një dokument të vaksinimit i cili është dyshuar se mund të jetë i falsifikuar, e më pas i dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë në mënyrë jo të rregullt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari është kthyer në Maqedoninë…

Lexo më Shumë