Author: Hamdi Kumanova

Kontrollet e shpeshta të policisë financiare në komunën e Gostivarit janë të qëllimshme. Kështu ka thënë kryetari Arben Taravari, sipas të cilit drejtori i këtij institucioni i cili vjen nga Gostivari, ka për qëllim të njëllos autoritetin e tij dhe për t’i thënë opinionit se edhe opozita është e njejtë sikurse ata të pushtetit. “Drejtori i policisë financiare është nga Gostivari, njeriu është opsesionuar me komunën e Gostivarit dhe deri tash kemi pasur 20 inspekcione prej të cilave ka ngritur 5 – 6 padi, ka dërguar padi penale. Qëllimi i atij është të njëllos autoritetin tonë, partinë tonë dhe thjeshtë…

Lexo më Shumë

Ligji për ndërtimet pa leje është në procedurë parlamentare. Nëse Kuvendi është i gatshëm për debat, ne jemi këtu për të hapur të gjitha çështjet, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të ndërtimit të pendës në lumin Otinja, Boçvarski tha se ligji është rishikuar dhe korrigjuar tërësisht, si dhe janë marrë parasysh propozimet e organizatave të shoqërisë civile. “Shteti është përballë kësaj sfide, të miratojë ligjin. Ne e rindërtuam plotësisht. Kemi ndërmarrë edhe shumë hapa të tjerë me të cilët kemi dëgjuar dhe respektuar shoqatat dhe organizatat qytetare që…

Lexo më Shumë

Shkupjani Emir Kurtishi për herë të parë na vjen me një këngë të re baladë për dimrin, titulluar si “Koleksionist i fjollave të borës”. Kjo këngë është komponuar nga vetë ai, kurse autor i tekstit është Lirim Alija nga Tetova i njohur si tekst shkruesi i rock grupit shqiptar të njohur Elita 5. Siç thotë edhe ai në rrjetin e tij social në facebook: “Të nderuar miq, Me kënaqësinë më të madhe ju informoj se u publikua kënga ime e parë me titull: “Koleksionist i fjollave të borës” me autor teksti Lirim Alija, i inçizuar dhe edituar nga studioja muzikore…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se opinioni dje ishte dëshmitar i destruktivitetit të VMRO-DPMN-së. “Bllokimet e Ligjit për mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme në mbledhjen e djeshme në Komisionin për Shkencë dhe Arsim u shndërruan për dhunë fizike dha kaos”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se është e turpshme sjellja e deputetëve të VMRO-DPMN-së që nuk lejojnë të fillojë debati mbi këto ndryshime. “VMRO-DPMN gjatë gjithë vitit bllokon ndryshumet ku 27 mijë mësimdhënës do të marrin paga më të larta”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi ka arrestuar E.A. nga Turqia për shkak se i njëjti kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.Ai u arrestua për larje parash, për çfarë është dënuar me 10 vjet burg. “Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në koordinim me Prokurorinë Publike ndërmerr masa dhe aktivitete për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron më tej në njoftim.

Lexo më Shumë

Nga sot fillon kontrolli publik në Listën zgjedhore në zyrat dhe sektorët rajonalë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) në komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë, ku më 17 prill duhet të mbahen zgjedhjet për kryetar komune. KSHZ dje në seancë të rregullt votoi për vazhdimin e ndryshimit të tre udhëzimeve që ishin të vlefshme për Zgjedhjet lokale në vitin 2021: Udhëzues për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së pranimit dhe konfirmimit të listave të kandidatëve i miratuar më 25 gusht të vitit 2021, Udhëzues për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhorë me propozim të partive politike…

Lexo më Shumë

Më datën 18.02.2022 rreth orës 09:20 minuta nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 25 vjeçarin nga Tetova A.S. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest, me të cilën është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg. Ai është arrestuar në stacion policor, pas së cilës do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu ”Tetovë” në Tetovë për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë sitës së djeshme është arrestuar një person nga Opaja e Likovës pasi tek i njëjti është gjetur një pistoletë me karikator të zbrazur, përcjell TV21. “Me datë 17.02.2022 në ora 20.30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar V.I. (34) nga fshati Opjë, komuna e Likovës, pasi tek ai është gjetur një pistoletë e tipit “Crvena Zastava” 7,62 mm me kornizë bosh. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për kontrabandë të migranëve, ka arrestuar dy të rinj nga Studeniçani i Shkupit, të cilët dyshohet se kishin kryer krim përmes një veture “Mercedes” me targa bullgare. “Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit A.R. dhe 28 vjeçarit A.B. nga fshati Studeniçan – Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale kontrabandë me migrantë, vepër e dënuar në bazë të nenit 418-b, paragrafi 2 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Ata në autostradën GJevgjeli – Demir Kapi nuk janë ndalur në urdhrin policor, ndërsa…

Lexo më Shumë

Me kënaqësi ju njoftoj se sot ka filluar diskutimi për ndryshime në metodologjinë për harmonizimin e pensioneve, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska: “Së bashku me përfaqësues të shoqatës së pensionistëve dhe partisë së pensionistëve kemi hapur këtë çështje të rëndësishme, e cila do të synojë përmirësimin e standardit jetësor të pensionistëve. Diskutimi për rritjen e pensioneve do të vazhdojë për të arritur zgjidhjen më të mirë që do të sjellë rritje të pensioneve në afat të gjatë”, tha Trençevska. Sipas përfaqësuesve të pensionistëve, takimi i radhës pritet të bëhet muajin e ardhshëm, kur presin zgjidhje përfundimtare.

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar lidhur me një “rrugë të shpejtë” për kalimin e kufirit ndërmjet dy shteteve. Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar për shtyp nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, derisa thuhet se kjo u diskutua përgjatë një takimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe homologut të tij, Dimitar Kosaçevski, shkruan lajmi.net. “Një nga qëllimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy shteteve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop”, një rrugë e shpejtë për të kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë