Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski brenda 24 orëve, në kuadrin e Munich Security Conference është takuar me tre drejtorët nga pesë shërbimet sekrete më të mëdhaja në botë, transmeton Almakos.
Pendarovski është takuar me Ricard Mur, drejtor i MI6, shërbim sekret britanik, Bernar Emie të shërbimit francez si dhe Bruno Kall, drejtor i BND.
Me tre drejtorët ka shkëmbyer ide dhe mendime për të përforcuar pozitën e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike, është folur për sfidat e sigurisë si dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.





