Propozimi që Besmira Ejupi të jetë konsull i përgjithshëm në Nju Jork është tërhequr. Vetëm 48 orë ka zgjatur ky skandal, pasi që në një seancë të mbyllur të Qeverisë, emri i saj u gjend si propozim për konsull, dhe pastaj pas reagimeve të bujshme në opinion, përsëri në një seancë të mbyllur është tërhequr. Komentet dhe kritikat kanë qenë para së gjithash për shkak të kompetencës dhe profesionalizmit të Besmira Ejupi, e cila, përvec që është një prezentuese lajmesh, përvojë tjetër nuk ka, gjegjësisht asnjëherë nuk ka punuar si diplomat, e as që ka një arsimim të këtillë, transmeton Almakos.
Por zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski vlerëson se Besmira është një person i jashtëzakonshëm. Dytë janë ish kolegë nga TV Nova e Sead Kocan, e cila tashmë nuk ekziston si medium.
“ Kam punuar me Besmirën dhe mund të them se bëhet fjalë për një person të jashtëzakonshëm koha e së cilës do të vije.
Por kjo gjë nuk i jep të drejtë Qeverisë së BDI-së dhe partnerit më të vogël LSDM-së që ta keqpërdore pozitën dhe të krijoje mllef ndaj të rinjve dhe personave cilësor në vend.
BDI-ja dhe partneri i vogël i koalicionit LSDM kanë nxitur dhe kanë lejuar që tërë mllefin ndaj tyre ta rëndojnë mbi shpatullat e Besmira.
Ky është një leksion për të gjithë ato që lejojnë që funksionarët e vjetër, të korruptuar dhe harxhuar ti djegin ato prej të cilëve frikësohen. Nuk ka prapavijë tjetër. Në hije të Besmirës duhet që të kaloje edhe një zgjidhje nxitëse edhe për SHBA-të.
Ky është leksion edhe për atë dhe të gjithë të rinjtë tjerë të cilët pa menduar futen në rrëfime të këpucëve me këmbë të parritura.
Sidomos ky është rrëfim i Qeverisë së BDI-së dhe partnerit më të vogël, LSDM-së”, shkroi Stoilkovski në Fejsbuk./Almakos/



