Së paku dy dekada në Komunën e Haraçinës nuk është paguar asnjë tatim mbi pronën. 6 kryetarë kanë drejtuar me këtë komunë që nga viti 1996 dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të vërë në funksion një sistem apo softuerë për të mbledhur këtë tatim nga qytetarët. Disa nga kryetarët më të cilët kontaktuam na thanë se kur kanë marrë mandatin nuk kanë gjetur të instaluar softuer për pagimin e tatimit mbi pronën duke shtuar se “ siç e kanë gjetur, ashtu e kanë lënë”. Kryetarët e Komunës së Haraçinës: -Murat Ajdini PPD një mandat; -Reshat Ferati PDSH një…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Kulturës ndanë buxhet për përkrahjen e projekteve me interes nacional në vlerë prej 1 miliard e 53 milionë denarë. E para e këtij diкasteri, Bisera Kostadinovska-Stojçevska tha se ka pasur 3.769 aplikime valide prej të cilave shumica kanë qenë me lëshime teknike. Ajo tha se anëtarët e komisionit kanë vlerësuar me profesionalizëm, dhe kanë qenë të ndërgjegjshëm me shpërndarjen e mjeteve buxhetore. “Në kohën e krizës së pandemisë përparësi i është dhënë kulturës së gjallë vendore, janë ruajtur prioritetet edhe për përkrahje të projekteve për të rinjtë, projekte për personat me nevoja të veçanta. Komisionet kanë qenë të…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë, Hironori Savada, ku rikonfirmoi mbështetjen e Japonisë për Maqedoninë e Veriut përmes donacioneve në disa nga sektorët më të rëndësishëm për rrugën evropiane të vendit, si dhe mbështetjen për Qeverinë në përmirësimin e jetës së qytetarëve sipas standardeve të vendeve të zhvilluara. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh, për realizimin e suksesshëm të projekteve nga grantet japoneze, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit me marrëdhënie të reja biznesi dhe investimesh. Z. kryeministri për Çështjet Evropiane, Mariçiq, falënderoi ambasadorin Savada për mbështetjen e deritanishme…
Nga kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, thuan se emërimet e konsujve të përgjithshëm nuk janë në kompetenca të presidentit, por të ministrit të punëve të jashtme, transmeton Almakos. -Procedura për emërimin e një konsulli të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë nuk është në kompetenca të presidentit të shtetit, por është në kompetenca të Ministrisë së punëve të jashtme dhe Qeverisë, e njëjta është e rregulluar me Ligjin për punë të jashtme. Procedura e emërimit të konsullit të përgjithshëm ngritet nga ministri i punëve të jashtme, i cili deri te Qeveria dërgon propozim për emërimin e…
Ka kohë që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së flet zëshëm. Po aq i zëshëm është edhe korupcioni dhe krimi. Më së shumti pasojat i ndjenë qytetarët i këtij vendi. Të shurdhër kuptohet që janë institucionet e shtetit të cilat duhet ti japin drejtësinë, prokuroria dhe gjykatat. Mbrëmë në debat ish kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së zgjedh që të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve. Preferoj të flasë për fenomenet. Ja pra po flasim për disa fenomene: Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.047 teste, ndërsa janë regjistruar 1.269 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 162 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 848 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 14 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi (53, 64, 84 dhe 85), dy të vdekur nga Ohri (75 dhe 88), Struga (71 dhe 84) dhe Koçani (67 dhe 79) dhe një nga Dellçeva (73), Kumanova (74), Prilep (70) dhe Strumicë (62). Në regjistrin “Termini…
Prokurori publik në rast “Toplik” Burim Rustemi në fjalët përfundimtare ka kërkuar nga gjykata dënime efektive me burg për të akuzuarit. Sipas tij, gjykata duhet të ketë parasysh se ata nuk janë penduar e as kanë shprehur keqardhje për veprën e kryer. Nga dëshmitë e shpalosura, sipas Rrustemit, është vërtetuar se të akuzuarit e kanë ditur dëmin e marrëveshjes dhe ndërprerja e kontratës me faj të Ministrisë së Trasportit, ka bërë që personit juridik që duhej të ndërtonte lagjen rezidenciale “Sonçev Grad” në komunën e Sopishtes, t’i paguhen 1 milion euro plus normë interesi. “Kërkoj që gjykata t’i shpallë fajtorë…
Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas veprimit të ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit në lidhje me emërimet e konsujve, transmeton Almakos. Ky është reagimi i plotë i Furkan Saliut: Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, thirr mbledhje urgjente që kërkon të jetë e mbyllur, e që i bie se ministrat dhe zëvendësministrat që nuk kanë certifikatë sigurie nuk mund të marrin pjesë. Në mënyrë tinëzare propozon emra për konsuj të cilët kalojnë menjëherë. Zëdhënësi i Qeverisë mohon se ka një vendim të tillë, që është normale, sepse nuk ka qasje në mbledhje të…
Banorët e disa fshatrave të Strugës janë të shqetësuar pasi vetëm 100 metra larg shkollës fillore në fshatin Drsllajcë ku mësojnë fëmijët e tyre po ndërtohet fabrikë për marijuanë, shkruan Alsat. Ata shprehen se është e papranueshme që të ketë impiant të tillë pranë një institucioni arsimor. “Të gjithë kanë frikë nga droga ndërsa shkolla është 50 metra larg. Është normale që nuk është mirë të ndërtohet kjo fabrikë këtu”, tha Sllavko Millosheski- kryetar i B.L në Drsllajcë. “Çfarë mbrojtje do të kenë fëmijët tanë që janë në afërsi prej 50 apo 100 metrave, që ecin dhe shëtisin kënde”, u…
Epidemiologu Dragan Daniellovski në një intervistë për TV21 tha se vendi tashmë ka kaluar pikun e Covid-19 dhe se gradualisht pandemia e Covid-19 po shuhet. “Po, piku i rasteve të reja ka kaluar tashmë me datë 23-24 janar. Diku në fillim të shkurtit kaluam pikun e rasteve të vdekjes, bie edhe numri i të shtrirëve në spital. E gjithë kjo tregon se epidemia e koronës tek ne ngadalë po shuhet. Kemi një trend të rënies në vazhdimësi”, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.
Inspektorati Shtetëror i Punës (ISP) ka nisur sot inspektimet në ato subjekte juridike që me ligj mund të punojnë të dielave për të përcaktuar nëse e kanë respektuar detyrimin ligjor për të paguar mëditje më të larta për 50 për qind në pagat e janarit. Kontrollet do të bëhen në fund të këtij muaji dhe në fund do të bëhet një raport se kush e ka respektuar apo shkelur ligjin dhe raporti do të publikohet në faqen e ISHP-së. “E diela është ditë jo pune është realiteti ynë. Ka kaluar janari, muaji i parë për të cilin duhet të ketë…
Ministria e Financave hesht për hapjen e kazinos afër çerdhes “Rinia” në Tetovë. Prindërit e fëmijëve, sektori civil dhe Komuna e Tetovës nga ana tjetër thonë se do të pengojnë hapjen e kazinos pranë institucionit parashkollor, shkruan Alsat. “Fati i keq i yni është sepse një individ, një ministër, apo kushtimisht një deputet që zgjidhet me votat e popullit, e merr të drejtën të vendose në dëm të popullit. Sipas informatave që i kemi, lejen për punë e jep ministria e Financave dhe në këtë objekt është e dhënë nga Ministria e Financave. Ne si Lëvizje Antibixhoz, assesi nuk do…

