Nga kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, thuan se emërimet e konsujve të përgjithshëm nuk janë në kompetenca të presidentit, por të ministrit të punëve të jashtme, transmeton Almakos.
-Procedura për emërimin e një konsulli të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë nuk është në kompetenca të presidentit të shtetit, por është në kompetenca të Ministrisë së punëve të jashtme dhe Qeverisë, e njëjta është e rregulluar me Ligjin për punë të jashtme. Procedura e emërimit të konsullit të përgjithshëm ngritet nga ministri i punëve të jashtme, i cili deri te Qeveria dërgon propozim për emërimin e konsullit të përgjithshëm. Pas pranimit të kandidatit nga ana e Qeverisë, ministria kërkon egzekvatur nga shteti pranues, ndërsa pas marrjes së saj dhe përgatitjeve të përfunduara, Qeveria sjell vendim për emërimin e konsullit të përgjithshëm. Letra patentuese për konsullin e përgjithshëm, atje ku është e nevojshme, parafrohet prej ministrit, ndërsa e nënshkruan kryetari i Qeverisë, thuan nga kabineti i Pendarovskit.
Kjo vjen pas informatave se prezantuesja e lajmeve Besmira Ejupi do të emërohet për konsull në Nju Jork, e cila sipas informacioneve të pavërtetuara është e propozuar nga Bujar Osmani në seancën e djeshme të Qeverisë, e cila ka pasur karakter të mbyllur. Pikërisht për këtë ka pasur reagime të shumta në opinion, pasi që Ejupi nuk ka asnjë arsim diplomatik e as përvojë./Almakos/
Data 14.11.2026
Aktuale
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- VLEN nesër me zbulime ekskluzive: Lidhjet e Ali Ahmetit me “Alta Bankën” pritet ta tronditin opinionin
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Vlerësohet kontributi i Leonora Kaliqit, nderohet me çmimin “13 Nëntori”
- Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot



