Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 195 sanksione, prej të cilave gjashtëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e pesë gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 masa ndaj shoferëve fillestarë.
Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për shoferë fillestarë, katër sanksione për rreshtim në mënyrë të parregullt dhe dyzet e pesë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



