Sot (15.02.2022), ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi takim pune me zëvendës përfaqësuesin e UNICEF-it në vend, Artur Ajvazov. Në takim nga të dyja palët u konfirmua bashkëpunimi shumëvjeçar i ndërsjellë, i cili deri më tani rezultoi me një numër të madh të aktiviteteve dhe projekteve të zbatuara, me sukses të realizuara në koordinim me MPB-në dhe UNICEF-in, kurse nga ana zëvendës përfaqësuesit të UNICEF-it, Ajvazov u shpreh falenderimi deri të ministri Spasovski për përkrahjen e vazhdueshme. Fokusi kryesor në takim ishin programi dhe aktivitetet të cilat janë pjesë e Planit të Punës të UNICEF-it me Minsitrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2022, në vlerë prej rreth 585.000 dollarëve amerikanë.
Në takim njëra nga temat ishin edhe aktivitetet e deritanishme dhe ato të ardhshme në lidhje me projektin e financuar nga Zyra e Delegacionit Evropian dhe të UNICEF-it- ”Drejtësi për Fëmijët-UE dhe UNICEF-i për drejtësi sipas masës së fëmijëve”, me vlerë të përgjithshme prej 625.000 eurove, të parapara të zgjat dy vjet (01.11.2020-31.10.2022) dhe shqyrtimi i aspekteve nga prioritetet e tashme të mundshme për bashkëpunim në të ardhmen ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Zyrës së UNICEF-it në vend.
Nga ana zëvendës përfaqësuesit t UNICEF-it në vend, Artur Ajvazov u vlerësua bashkëpunimi aktiv me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të nëpunësve policorë në periudhën e kaluar, kurse nga ana e ministrit Spasovski edhe një herë u konfirmuan përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit të përbashkët.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- VLEN nesër me zbulime ekskluzive: Lidhjet e Ali Ahmetit me “Alta Bankën” pritet ta tronditin opinionin
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Vlerësohet kontributi i Leonora Kaliqit, nderohet me çmimin “13 Nëntori”
- Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot



